Shtëpi të shkatërruara nga tornado në veri të Teksasit

Shtëpi të shkatërruara nga  tornado në veri të Teksasit. (G.J.McCarthy, Ap/Lapresse)
Shtëpi të shkatërruara nga tornado në veri të Teksasit. (G.J.McCarthy, Ap/Lapresse)

100 faqe me mesazhe elektronike rreth sulmit në Bengazi

foto voa
foto voa

Shtëpia e Bardhë nxori mesazhet elektronike ku jepen hollësi mbi tekstet për reagimet publike lidhur me sulmin e vitit të kaluar ndaj konsullatës amerikane. Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë 100 faqe me mesazhe elektronike ku jepen hollësi mbi tekstet për reagimet publike lidhur me sulmin e vitit të kaluar ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë.

Sulmi i 11 shtatorit la të vrarë ambasadorin Christopher Stevens dhe tre persona të tjerë.

Ligjvënësit republikanë i kanë bërë presion Shtëpisë së Bardhë që të nxjerrë mesazhet elektronike.

Ata kanë akuzuar administratën se është përpjekur të fshehë informacionet lidhur me problemet e sigurisë në konsullatë si dhe informatat që kishin zyrtarët për kërcënimet terroriste në Libi para sulmit.

Shumë nga hollësitë në mesazhet elektronike janë publikuar nga media. Mesazhet tregojnë se CIA kishte eliminuar referencat për al-Kaidën, ekstremistët e Ansar al-Sharias dhe paralajmërimet për terrorizëm në tekstet e përgatitura për komentet publike./voa/

Shqipëria vend rracist, nuk rekomandohet për të huajt

razzismoNjë studim i “Washington Post”, i përqendruar në 80 vende mbi rracizmin ka  nxjerrë në dritë se nuk është e rekomandueshme të jetosh në Shqipëri..

Ndërsa SHBA, Britania dhe Brazili janë ndër vendet më tolerante të botës, nuk është e rekomandueshme që të zhvendosesh për të jetuar në Indi, Hong Kong apo edhe Shqipëri, nëse i përket një rrace tjetër dhe aq më keq nëse ngjyra e lëkurës nuk është e njëjtë me atë të banorëve vendas.

Ndërkohë që vendi i dytë më i populluar i botës dhe shteti nën sovranitetin formal të Kinës, janë ndër më racistët në botë.

Ndonëse një shkallë më poshtë, Shqipëria gjithashtu figuron në “listën e kuqe”, të atyre vendeve ku është racizmi është një fenomen ndër më të përhapurit.

“Washington Post” ka realizuar këtë studim duke realizuar një numër telefonatash të rastësishme në secilin shtet. Janë pyetur personat nëse do të dëshironin të kishin fqinj një person të një rrace apo kombësie tjetër.  Në Indi, Jordani, Hong Kong e Bangladesh, më shumë se gjysma thanë se nuk do të dëshironin një person të një race tjetër pranë.

Vendet arabe, si Egjipti, Irani e Arabia Saudite apo me një ndienjë të fuqishme përkatësie kombëtare, si Korea e Jugut, Shqipëria e Vietnami, vinin më pas në listë, me 30-40% të të anketuarve që nuk i duan për fqinj personat e një race tjetër. Në këtë grup vendesh përfshihej edhe vendi ynë.

Franca, si një shtet multikulturor, bie në sy për faktin se mbi 20% e të anketuarve u shprehën se nuk do të dëshironin për fqinj një person të një etnie tjetër.

Vendet më mirë të pozicionuara, ku nga anketimi i kryer me telefonata u evidentua shprehja më e vogël e racizmit, ishin SHBA, Kanada, Brazili, Argjentina, Britania e Madhe, Suedia, Norvegjia apo Australia.

Talenti që po impresionon Italinë, Elhaida Dani

73967_2Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës Adagio, Elhaida Dani fiton e kalon në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”. “Sot vure motorin turbo”- i thotë anëtari i jurisë Pelù duke vlerësuar fuqinë e zërit të vajzës nga Shkodra.

“Do të kesh thyer disa llampadarë në shtëpitë e italianëve” – vlerëson Rafaella Carrà.

Jepet verdikti: i pari ai i publikut, më pas Cocciante: në zarfin me emrin e votuar nga publiku, emri i Elhaidës. E duartrokitjet e zjarrta në sallë e sytë e qeshur të katër anëtarëve të jurisë shprehin më së miri se janë edhe ata të të njëjtit mendim: Elhaida meriton të jetë gjysmëfinalistja e parë e The Voice of Italy.

E të njëjtin mendim shpreh, shqip e italisht populli i rrjeteve sociale në internet. Për shumëkënd Elhaida është padyshim “The Voice” i këtij viti./ballkanweb/

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=B41wrkH_SM0

PS: Berisha ka marrë peng sistemin e drejtësisë

Vasilika HysiDeputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi, ka denoncuar publikisht marrjen peng të sistemit të drejtësisë nga Kryeministri në pushtet, Berisha. Ajo ka insistuar mbi pikat më problematike në sistem, siç janë korrupsioni, nënshtrimi ndaj politikës, mungesa e profesionalizmit dhe e transparencës.

‘’Kritika të ashpra i adresohen kësaj qeverie për çështjen e drejtësisë nga shoqëria civile, faktorët politikë e shoqërorë në vend dhe veçanërisht në mënyrë të përsëritur edhe nga partnerët ndërkombëtar, përfshirë këtu dhe vet Komisionin Europian. Por kjo qeveri dhe ky kryeministër vazhdon të heshtë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Shqipëria në NATO është, sipas Departamentit të Shtetit Amerikan, një vend me korrupsion të kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes dhe sidomos, një vend me sistemin e drejtësisë të korruptuar tërësisht. Konsolidimi i vazhdueshëm i pushtetit në duart e partisë në pushtet ka dhunuar pavarësinë e institucioneve të vendit, ka dhunuar drejtësinë’’, – ka theksuar Hysi.

Ajo ka nënëvizuar edhe faktin se gjyqësori është shndërruar në një aneks të kuzhinës së punëve të pista të Berishës, duke prekur gjykatat më të larta të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

‘’Presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur ka bërë që sot pushteti gjyqësor të jetë shumë larg të qenurit i pavarur, duke e kthyer në një aneks të kuzhinës të punëve të pista të Sali Berishës. Një goditje e rëndë për pavarësinë e sistemit të drejtësisë ka ardhur dhe si pasojë e politizimit të emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Pushteti ekzekutiv dhe segmente të caktuara të politikës të lidhura me interesa korruptive ndikojnë shpesh në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe pjesës tjetër të sistemit të drejtësisë. Institucionet drejtuese e kontrolluese të sistemit të drejtësisë i janë nënshtruar frymës klienteliste dhe presionit të interesave të pushtetit. Shqiptarët janë dëshmitarë të faktit që Sali Berisha ka marrë peng sistemin e drejtësisë në këto 8 vite sepse qeveria e tij nuk kanë qenë aty për të bërë reforma reale, për të zbatuar ligjin e për të ndëshkuar korrupsionin. Përkundrazi, ata e kanë përdorur pushtetin për ta nënshtruar e marrë peng gjyqësorin duke mbjellur kulturën e pandëshkueshmërisë’’– tha Hysi.

Hysi ka denoncuar dhe mungesën profesionale të shoqëruar me korrupsion të cilat kanë sjellë një realitet të hidhur, atë të zvarritjeve të proceseve gjyqësore përtej limiteve ligjore, duke i shndërruar në procese absurde.

‘’Korrupsioni në gjyqësor është kanceri që po e gërryen sistemin. Gjyqet zvarriten dhe sepse proceset janë preh e korrupsionit dhe paaftësisë që është prezente në jo pak gjykata dhe gjyqtarë. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi kjo drejtësi e korruptuar zvarriti pa fund gjyqin e Gërdecit! Shqiptarët e kanë akoma shijen e hidhur nga vendimi absurd i gjykatës së Tiranës për 21 janarin’’,- deklaroi Hysi./al.bl/

Topi Berishës: “Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen”

bamir-topi-sali-berishaKreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ndërsa prezantoi në Lezhë shtatë kandidatët për deputetë të forcës tij politike,  ka akuzuar qeverinë Berisha për keq qeverisje dhe korrupsion. Ai ka deklaruar se qeveria ka vënë në shërbim familjes së vet të gjithë pronën publike, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për rotacion. “T’i japim fund qeverisë që mbështet projekte private, projekte të familjes që nuk u shërbejnë interesave publike”, tha Topi, ndërsa iu drejtua kryeministrit: “Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen, ky është rotacioni”.

Gjithashtu Bamir Topi nuk ak harruar të theksojë edhe gjendjen shumë të vështirë të ekonomike që po kalon vendi dhe domosdoshmërinë për ikjen nga pushteti të Sali Berishës.

Bamir Topi tha se kryeministri po detyron njerëzit e administratës dhe nxënësit e shkollave të jenë pjesë e mitingjeve të tij duke u shndërruar në një njeri butaforik që po numëron  ditët e fundit si gjëmën e madhe të jetës së tij.

 

 

Berisha këmbëngul: Për 4 vjet heqim vizat me SHBA

May-15-14-47-385Pavarësisht se Ambasada Amerikane rrëzoi pretendimet e kryeministrit Sali Berisha për liberalizimin e vizave me SHBA, ai jo vetëm që nuk është tërhequr, por thotë se brenda katër viteve do e realizojë një gjë të tillë.

Duke vazhduar në delirin e premtimit elektoral, në mitingun e organizuar në Elbasan, Berisha tha se nuk ka premtuar diçka që nuk e meritojmë, por sipas tij, gjithçka do e arrijmë me punë derisa të hiqen vizat.

“Askujt nuk i kërkojmë atë që nuk meritojmë, por do plotësojmë çdo kusht, çdo kërkesë, siç plotësuam për Bashkimin Europian. Lëvizja jonë e lirë në hapësirat e vendit mik është një ëndërr që do realizohet gjatë katër viteve që vijnë”, tha Berisha.

“Kontrolloni pak grupin tuaj parlamentar se sa të refuzuar për vizat amerikane keni në atë vend,” akuzoi Berisha opozitën, duke sulmuar: “Ne do bëjmë çdo reformë, çdo përpjekje për të arritur këtë gjë. Ky është një motiv që gëzon çdo shqiptar. Alternativa tjetër është akuza e mashtrime”.

Ndërkohë, jo vetëm opozita, por edhe politikanë të qendrës dhe përfaqësues të organizmave të pavarur shqiptarë e të huaj reaguan shkurt duke ironizuar kryeministrin: Amerika prej kohësh ia ka hequr vizën Berishës.

David Beckham i jep fund karrierës si futbollist

Florian Behlula

davidDavid Beckham i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 38-vjeçare, edhe pse flitej se do të rinovonte me PSG-në. Mesfushori anglez e ka bërë lajmërimin nëpërmjet një deklarate ku thekson: “Falënderoj PSG-në që më dha mundësinë të vazhdoj, por e ndjej që tani ka ardhur koha e duhur për të mbyllur karrierën time, duke luajtur në nivelet më të larta. Nëse do të më kishit thënë kur isha fëmijë se do të kisha luajtur dhe fituar trofe me klubin e fëmijërisë, Manchester United, se do të isha kapiten dhe do të luaja më shumë se 100 ndeshje për vendin tim dhe të isha pjesë e disa prej klubeve më të mëdha në botë, do t’ju kisha thënë se është fantazi. Jam me fat që kam bërë realitet ato ëndrra”.

Anglezi e nisi karrierën te Manchester United, për të vijuar më pas me Realin e Madridit, Los Angeles Galaxy, Milanin dhe ekipin francez të PSG-së.

Ai konsiderohet si ikona e futbollit ishullor, por edhe një imazh i suksesshëm për kopertinat e revistave. Mendohet se Beckham ka një pasuri që kalon mbi 165 milion paund.

Dënim i rrallë, nuk duhet t’iu flasë grave

gojekycurNjë anglez 56 vjeçar u dënua për të mos folur me gra për 10 vjet pas disa ngacmimeve seksuale që ka bërë ndaj femrave të panjohura. Nëse  ai do të shkëmbejë fjalë me një të huaj kjo do ti kushtojë pesë vite burg.

56-vjeçari Delahunty Davidi është paditur edhe më parë për ngacmim por episodi i fundit ka qenë afrimi pranë një vajze në një stacion autobusi. Davidi është arrestuar dhe përballur me drejtësinë.

Gjykatësi e ka dënuar atë me nëntë muaj burg, 12 orë për punë sociale si dhe ndalimin e pazakontë për të mos folur me gratë e panjohura (përveç emergjencave të rënda).

Pushteti politik dhe shfrytëzimi i fëmijëve

Ervis KoçiNë vend që fëmijët të jenë duke mësuar në shkollë, si gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Europë, në Shqipëri ato detyrohen të dalin me urdhër nga klasa, për t’u bërë pjesë e mitingut politik të radhës. Detyra e tyre është të mbushin sheshet dhe të brohorasin për aktorët politikë, duke krijuar iluzionin, se populli është gjithmonë në ndjekje të partisë dhe të liderit të saj. Në çdo vend normal ku ligjet dhe rregullat respektohen, këto veprime do të kishin pasoja ligjore. Personat përgjegjës duhet të përgjigjeshin për këto veprime. Këto fenomene vazhdojnë e denoncohen për ditë nëpër media të ndryshme, por asnjë autoritet përkatës, nuk ndërmerr ndonjë hap për zgjidhjen e saj.

Email-i në fjalë është bërë publik në rrjetin social Facebook, nga deputeti socialist i qarkut Fier, Ervin Koçi.

‘’Ky eshte e-mail qe drejtoria arsimore u ka derguar mesuesve per te qene ne mitingun e PD. E turpshme, por do te mbajne pergjegjesi penale’’,- shkruan Ervin Koçi.

From: Drejtoria Arsimore Fier <[email protected]>
To:

Përshëndetje

Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18.30, në sheshin përballë universitetit Kristal në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.

Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre.

Brenda ditës së sotme konfirmoni marrjen e këtij e-maili dhe pjesëmarrjen.

 

al.bl