Kryeministri Berisha: Kemi bërë investime për energjinë

albaniaBerishaSistemi i Transmetimit me një investim prej 17 milionë euro, kredi e dhënë nga Qeveria italiane,   ka futur në përdorim një teknologji moderne. Kjo teknologji realizon në kohë reale kontrollin kombetar te sistemit energjetik shqiptar, duke e sinkronizuar atë me standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Kryeministri Berisha ka vënë në dukje se Qeveria e tij i ka qëndruar premtimit per furnizimin normal me energji elektrike të qytetareve. Kryeministri u fokusua edhe tek çmimi i energjise, duke theksuar, se Qeveria ne 4 vjet nuk lejoi rritjen e çmimit, por subvencionoi KESH-in dhe i krijoi te gjitha lehtesirat cekeve te CEZ-it, pavaresisht asaj qe e quajti keqmenaxhim te kompanise.

“Ne nuk lejuam qe qytetareve shqiptare t’u rritej çmimi. Ne nuk lejuam sepse koha eshte e veshtire. Dhe, perseri, ne qendrojme ne mbeshtetje te ndermarrjeve tona energjetike, ne mbrojtje te konsumatorit, por ne menyre te ndershme, sepse vullneti politik eshte qe qytetareve shqiptare te mos u mungoje asnje minute energjia elektrike”, tha Berisha.

Kryeministri komentoi edhe qendrimin e Partise Socialiste, qe ka ne program anulimin e atyre qe i cileson koncensione korruptive.

“Ndaj kesaj politike ngrihet si re e zeze ideja e krijimit te zyrave te posacme per te shqyrtuar koncensionet, qe jane votuar te gjitha ne parlament. Une i konsideroj keto veprime qesharake”, tha ai.

Sipas kryeministrit  investimi nevralgjik ne sistemin e transmetimit te energjise, qe mundeson edhe uljen e humbjeve teknike ne rrjet, i shtohet fondit te investimeve prej 770 milione eurosh, qe jane kryer ne keto 4 vjet per te permiresuar rrjetin energjitik shqiptar. Por sipas Kryeministrit Berisha nje ndryshim rrenjesor do te ndodhe me nisjen nga puna te projektit te gazsjellesit transadriatik, qe e ben Shqiperine nje pike strategjike te furnizimit me gaz te Europes Perendimore dhe nga i cili ata qe do te perfitojne direkt jane qytetaret shqiptare.

“Ky projekt eshte i nje rendesie te jashtezakonshme qe do te beje te mundur qe qytetaret shqiptare te gatuajne te ngrohen me çmime shume te leverdishme”, tha Berisha.

Dënohet me 1.5 vite burg Emiljano Shullazi

emiljano shullazi.Ka përfunduar sot seriali i shtyrjeve të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit . Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që dënon Emiljano Shullazin dhe Elidon Harizajn me 1.5 vite burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjyqi ndaj është shtyrë shtatë herë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, ndërkohë që sot gjykatësi Astrit Kalaja shqiptoi vendimin ndaj të pandehurve, duke lënë në fuqi dënimin e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Dy të pandehurit ishin të pranishëm në seancë.

Emiliano Shullazi dhe Elidon Harizaj janë arrestuar një vit më parë në kryqëzimin e Shëngjinit, në Lezhë me akuzën për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar disa herë, ndërsa është dënuar për trafik droge.

Kryesocialisti Rama: Duhet riformatuar KQZ-ja

edi-rama-autobusNga autobusi i Rilindjes, Edi Rama deklaroi se në qarkun e Elbasanit, koalicioni për Shqipërinë europiane do të realizojë një fitore të pastër.

Kryesocialisti u shpreh: “Nuk e ekzagjeroj po të them që në çdo qark i kemi të gjitha mundësitë për të fituar pasi sipas Ramës e majta ka një skuadër shumë të ekuilibruar me eksperiencën e PS-së, me prurje të reja, me rikthime të domosdoshme”.

Kjo ishte përgjigja e Ramës se çdo të ndodhë me koncesionet e dhëna prej Qeverisë Berisha: “Ne do të bëjmë një rishikim të plotë të gjithë koncesioneve, privatizimeve, proceseve që janë karakterizuar nga dyshime të forta ose nga dështime spektakolare. Kemi filluar punën me një grup ekspertësh të huaj që janë për monitorimin e të dhënave dhe të privatizimeve dhe për efektet në ekonomi të praktikave korruptive”.

Ndërsa Ben Blushi që udhëheq listën e PS në Elbasan i dha këtë përgjigje deklarimit të Berishës, i cili e quajti atë faturinon e autobusit të Ramës.

“Autobusi ynë duhet të garojë me një karrocë këtë radhë. E dini cili është ndryshimi i autobusit tonë? Në rastin tjetër Saliu është edhe karrocieri është edhe kali, është edhe kamxhiku, po është edhe balta. Se karroca e tyre ecën gjithë kohës në baltë. Unë jam i bindur që këtë radhë ne do të ecim më shpejt dhe do të shkojmë në stacionin e këtyre zgjedhjeve në 23 qershor shumë me shpejt se sa karroca e Saliut. Kemi një ngarkesë më të lehtë. Kemi një skuadër në të gjithë Shqipërinë shumë më përfaqësuese”, tha Rama.

 Rama gjatë konferencës për shtyp shprehu gadishmërinë për të riformatuar KQZ-në të cilën e quajti një organizatë partie fanatikësh. E nëse do të guxojë të ndërhyjë për të prekur rezultatin, tha Rama, aty, sigurisht, që fjala i kalon popullit.

“Ne jemi të gatshëm që ta riformatojmë KQZ-në, ta rikthejmë në ligjshmëri, të marrim pjesë në këtë proces, ku praktikisht jemi prezent në të gjitha nivelet e tjera dhe të bëhemi edhe ne garant, nëse na jepen mundësitë për të ndodhur kjo. Nëse jo, është përgjegjësia e tyre le ta mbajnë. Sigurisht është diçka shumë e keqe për zgjedhjet, shumë e keqe për Shqipërinë, por e përsëris është autorësi ekskluzive e palës tjetër”, tha Rama.

Nuk mungoi edhe një pyetje për Ramën që lidhej me deklarimin e kundërshtarit të tij poltik zotit Berisha për heqjen e vizave me SHBA-në.

“Përsa i përket liberalizmit të vizave me SHBA është një premtim nga ato premtime që është në gjendje t’i bëjë vetëm Saliu, premtime që provojnë në fakt rendjen e dëshpëruar për të arritur aty ku PD nuk mund të arrijë dot, tek një fitore e pamundur duke premtuar gjithçka. E nëse pa filluar akoma 30 ditëshi i fushatës na doli liberalizmi i vizave me Amerikën, besoj që në 30 ditëshin e fundit mund të shkojmë deri tek udhëtimi Tokë- Hënë…”, tha Rama.

Kërkon të ti jap fund jetës: “Nuk kam bukë të ha”

Teci-i-fierit“Nuk kam bukë të ha, dua të vras veten”, kanë qenë fjalët e Gramoz Hoxhës, 50 vjec teksa varej nga maja e kullës prej 50 metra tek TEC-i i Fierit, me qëllim për tu hedhur prej aty.

Gramoz Hoxha ka qëndruar disa minuta hipur në kullë duke thirrur me zë të lartë se do të vriste veten.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas negociatave me 50-vjeçarin, ka mundur të zbresë nga lartësia prej 50 metra.

Burime nga blutë e Fierit bënë të ditur se Hoxha ka hyrë fshehur nga rojet në TEC dhe është ngjitur pa u zbuluar nga askush deri në lartësinë 50 m.

Ai u pikas fillimisht nga punonjësit e TEC, të cilët më pas njoftuan policinë.  Gramoz Hoxha është shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Athinë fermerë që shpërndajnë fruta dhe perime falas

Athinë fermerë që shpërndajnë fruta dhe perime falas para një greve 24 orëshe të sektorit . (Afp)
Athinë fermerë që shpërndajnë fruta dhe perime falas para një greve 24 orëshe të sektorit . (Afp)

Tre burgime të përjetshme “gjinekologut të vdekjes”

abc_kermit_gosnell_mi_130513_mnKermit Gosnell gjinekolog  dënua me tre burgime të përjetshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vrau te paktën tre foshnje menjëherë pas lindjes. Foshnjat ishin të padëshiruara nga prindrit të cilët kishin kërkuar ndihmën e gjinekologut.

72-vjeçari Gosnell pranoi fajin, në një marrëveshje që i kurseu dënimin me vdekje.

Ai u dënua me dënim të përjetshëm për secilën prej tre vrasjeve të vërtetuara, ndonëse dyshohet se mund të jetë përgjegjës edhe për të tjera vrasje.

Ndërkohë ai u dënua edhe me pesë vjet shtesë, për vrasjen nëpërmjet mbidozës së një pacienteje.

Gosnell ka realizuar me mijëra aborte gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, shumë prej të cilëve në shkelje ligjore, përtej kufirit prej 24 javësh pas ngjizjes, në të cilën lejohet aborti në Pensilvani.

Shkalla e vërtetë e aktivitetit kriminal të “gjinekologut të vdekjes” është e panjohur plotësisht.

Gjatë gjykimit, u provua se si ai kishte asistuar në lindjen e gjallë të foshnjeve, të cilat i vriste duke përdodur një palë gërshërë, për të prerë shtyllën e tyre kurrizore.

Katër akuza të tjera për vrasje foshnjesh ranë, për shkak të mungesës së provave.

 

BERZH parashikon ulje ekonomike për Shqipërinë

BERZHNë raportin e sapopublikuar për ekonomitë e rajonit, BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) vlerëson se rritja ekonomike do të zbresë këtë vit në 1.5 për qind nga 1.9 për qind që kishte parashikuar në tre muaj më parë.

Në dokumentin e BERZH shkruhet se ekonomia shqiptare u ngadalësua ndjeshëm vitin e kaluar, kur rritja e prodhimit ra në 1.6 për qind, ndonëse theksohet se sërish kjo shifër është më e larta në rajon përjashtuar Kosovën. Sipas BERZH, ngadalësimi i fortë i rritjes së prodhimit vjen në një kohë kur Qeveria dhe Banka e Shqipërisë nuk kanë më hapësira për të stimuluar ekonominë, për shkak të borxhit të lartë dhe zbritjes në minimumin historik të normave të interesit. Por banka vëren se sektori bankar në Shqipëri përballet me një nivel të lartë të kredive të këqija dhe mbetet i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme. Raporti i detajuar i BERZH nënvizon se gjithë rajoni i Europës Juglindore po përballet me vështirësi të thella ekonomike për shkak të krizës së Eurozonës. Në këtë pikë ekspertët e Bankës sugjerojnë se tashmë vendet e Ballkanit duhet të mbështeten më shumë në burimet e veta dhe duhet të ndërmarrin një sërë reformash të brendshme ekonomike për të mos lejuar thellimin e krizës.

Abuzonte me vajzën, pranga shqiptarit në Greqi

pedofilia-orientamento-sessualeNjë 36 vjeçar është arrestuar në Greqi me akuzën se prej dhjetë vjetësh përdhunonte sistematikisht vajzën e tij të mitur.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore greke e lajmeve ka shkaktuar shok në opinionin publik. Sipas organeve greke përdhunuesi ka pohuar veprimet e tij para hetuesit.

Cdo gjë është zbardhur  vetëm pas një tentative vetvrasjeje të një 16 vjeçareje në vitin e tretë, në një gjimnaz në një fshat pranë Selanikut. Atëherë është mësuar se 36-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet, përdhunonte vajzën e tij që në moshën 6 vjeç.

Skenat e frikshme ndodhnin kur gruaja e tij , nuk ndodhej në shtëpi. 36 vjeccari ka pohuar gjithashtu se ka qenë për një kohë të gjatë i papunë dhe kjo e ka shtyrë të alkoolizohej.

Ka qenë vajza e tij 16 vjeccare e cila duke mos duruar më të jetë pre e orekseve seksuale të vetë babait të saj për kaq vite, vajza ka prerë damarët dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në një prej spitaleve të qytetit.

I arrestuari është çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë ku i është njoftuar akuza për joshje dhe përdhunim të mituri, për inçest të përsëritur në shkallë krimi, ndërsa i është komunikuar masa burg pa afat deri në daljen e tij në gjyq.

 

Rama nga Brukseli: Pas 23 qershorit do të nxjerrim Shqipërinë nga izolimi

935576_10151447569611523_911568475_nNë vijim të turit europian për të fituar mbështetjen e partenerëve ndërkombëtarë për qeverisjen e pas 23 Qershorit, Edi Rama ishte i ftuar në Parlamentin Europian nga grupi socialist dhe demokrat.

Kryetari i PS-së përpara eurodeputeteve foli për programin qeverisës që kanë të majtët shqiptarë, duke e vënë  theksin te një pikë e rëndësishme e programit për një Rilindje Shqiptare, ribashkimin me Europën. Rama deklaroi se angazhimi qeverisë socialiste është marrja e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim  brenda vitit të parë të mandatit të parë qeverisës.

Kultura e pandëshkueshmërisë ishte një tjetër çështje, për të cilën Edi Rama u angazhua për një vullnet të hekurt në zbatimin e ligjit, që nis nga kabineti qeverisës, perfshi hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, si dhe sqaroi planin e PS-se për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza.

Duke iu referuar situates politike ne vend, Rama u kerkoi rreth 200 eurodeputetëve që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri. “Sigurisht zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë i madh sepse s’janë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara”, tha Rama.

Edi Rama, në këtë seancë te posaçme të zhvilluar në Parlamentin Europian, shprehu bindjen se e majta do t’i fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyeve dhe bashkimin e së majtës, si faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor.

“Ne do ia dalim për disa arsye shumë të dukshme. Së pari, këtë herë jemi të gjithë të bashkuar dhe ndarja e së majtës, që ka qenë më parë element shumë favorizues për Berishën dhe partinë e tij, nuk ekziston këtë herë”, tha Rama.

Në fund të seancës ne emër të grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, presidenti i ketij grupimi Hanes Svoboda uroi kryetarin socialist Edi Rama per fitoren e zgjedhjeve, duke iu drejtuar Rames me këto fjalë: “Ne viziten tjeter ju presim si Kryeministër”./topchannel/

Qeveria miraton truallin për ndërtimin e banesave për të pastrehët

May-15-14-47-154Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për Entin Kombëtar të Banesave, të sipërfaqes 10 mijë metra katror truall, pjesë e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky truall do të përdoret për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë, të sistemuar aktualisht në godinat e Institutit Bujqësor dhe në godinën e ish Institutit të Kërkimeve Biologjike, në Tiranë.

Përfituesit e këtyre banesave do të jenë qytetarët e pastrehë të sistemuar në këto godina dhe 10 përqind e banesave të ndërtuara, për ushtarakët e pastrehë të Ministrisë së Mbrojtjes./al.bl/