Shqipëria vend rracist, nuk rekomandohet për të huajt

93

razzismoNjë studim i “Washington Post”, i përqendruar në 80 vende mbi rracizmin ka  nxjerrë në dritë se nuk është e rekomandueshme të jetosh në Shqipëri..

Ndërsa SHBA, Britania dhe Brazili janë ndër vendet më tolerante të botës, nuk është e rekomandueshme që të zhvendosesh për të jetuar në Indi, Hong Kong apo edhe Shqipëri, nëse i përket një rrace tjetër dhe aq më keq nëse ngjyra e lëkurës nuk është e njëjtë me atë të banorëve vendas.

Ndërkohë që vendi i dytë më i populluar i botës dhe shteti nën sovranitetin formal të Kinës, janë ndër më racistët në botë.

Ndonëse një shkallë më poshtë, Shqipëria gjithashtu figuron në “listën e kuqe”, të atyre vendeve ku është racizmi është një fenomen ndër më të përhapurit.

“Washington Post” ka realizuar këtë studim duke realizuar një numër telefonatash të rastësishme në secilin shtet. Janë pyetur personat nëse do të dëshironin të kishin fqinj një person të një rrace apo kombësie tjetër.  Në Indi, Jordani, Hong Kong e Bangladesh, më shumë se gjysma thanë se nuk do të dëshironin një person të një race tjetër pranë.

Vendet arabe, si Egjipti, Irani e Arabia Saudite apo me një ndienjë të fuqishme përkatësie kombëtare, si Korea e Jugut, Shqipëria e Vietnami, vinin më pas në listë, me 30-40% të të anketuarve që nuk i duan për fqinj personat e një race tjetër. Në këtë grup vendesh përfshihej edhe vendi ynë.

Franca, si një shtet multikulturor, bie në sy për faktin se mbi 20% e të anketuarve u shprehën se nuk do të dëshironin për fqinj një person të një etnie tjetër.

Vendet më mirë të pozicionuara, ku nga anketimi i kryer me telefonata u evidentua shprehja më e vogël e racizmit, ishin SHBA, Kanada, Brazili, Argjentina, Britania e Madhe, Suedia, Norvegjia apo Australia.