100 faqe me mesazhe elektronike rreth sulmit në Bengazi

71
foto voa
foto voa

Shtëpia e Bardhë nxori mesazhet elektronike ku jepen hollësi mbi tekstet për reagimet publike lidhur me sulmin e vitit të kaluar ndaj konsullatës amerikane. Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë 100 faqe me mesazhe elektronike ku jepen hollësi mbi tekstet për reagimet publike lidhur me sulmin e vitit të kaluar ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë.

Sulmi i 11 shtatorit la të vrarë ambasadorin Christopher Stevens dhe tre persona të tjerë.

Ligjvënësit republikanë i kanë bërë presion Shtëpisë së Bardhë që të nxjerrë mesazhet elektronike.

Ata kanë akuzuar administratën se është përpjekur të fshehë informacionet lidhur me problemet e sigurisë në konsullatë si dhe informatat që kishin zyrtarët për kërcënimet terroriste në Libi para sulmit.

Shumë nga hollësitë në mesazhet elektronike janë publikuar nga media. Mesazhet tregojnë se CIA kishte eliminuar referencat për al-Kaidën, ekstremistët e Ansar al-Sharias dhe paralajmërimet për terrorizëm në tekstet e përgatitura për komentet publike./voa/