Topi Berishës: “Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen”

55

bamir-topi-sali-berishaKreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ndërsa prezantoi në Lezhë shtatë kandidatët për deputetë të forcës tij politike,  ka akuzuar qeverinë Berisha për keq qeverisje dhe korrupsion. Ai ka deklaruar se qeveria ka vënë në shërbim familjes së vet të gjithë pronën publike, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për rotacion. “T’i japim fund qeverisë që mbështet projekte private, projekte të familjes që nuk u shërbejnë interesave publike”, tha Topi, ndërsa iu drejtua kryeministrit: “Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen, ky është rotacioni”.

Gjithashtu Bamir Topi nuk ak harruar të theksojë edhe gjendjen shumë të vështirë të ekonomike që po kalon vendi dhe domosdoshmërinë për ikjen nga pushteti të Sali Berishës.

Bamir Topi tha se kryeministri po detyron njerëzit e administratës dhe nxënësit e shkollave të jenë pjesë e mitingjeve të tij duke u shndërruar në një njeri butaforik që po numëron  ditët e fundit si gjëmën e madhe të jetës së tij.