David Beckham i jep fund karrierës si futbollist

77

Florian Behlula

davidDavid Beckham i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 38-vjeçare, edhe pse flitej se do të rinovonte me PSG-në. Mesfushori anglez e ka bërë lajmërimin nëpërmjet një deklarate ku thekson: “Falënderoj PSG-në që më dha mundësinë të vazhdoj, por e ndjej që tani ka ardhur koha e duhur për të mbyllur karrierën time, duke luajtur në nivelet më të larta. Nëse do të më kishit thënë kur isha fëmijë se do të kisha luajtur dhe fituar trofe me klubin e fëmijërisë, Manchester United, se do të isha kapiten dhe do të luaja më shumë se 100 ndeshje për vendin tim dhe të isha pjesë e disa prej klubeve më të mëdha në botë, do t’ju kisha thënë se është fantazi. Jam me fat që kam bërë realitet ato ëndrra”.

Anglezi e nisi karrierën te Manchester United, për të vijuar më pas me Realin e Madridit, Los Angeles Galaxy, Milanin dhe ekipin francez të PSG-së.

Ai konsiderohet si ikona e futbollit ishullor, por edhe një imazh i suksesshëm për kopertinat e revistave. Mendohet se Beckham ka një pasuri që kalon mbi 165 milion paund.