Qarkullimi i lirë: Raporti i Komisionit mbi situatën në BE

European CommissionKomisioni Europian ka publikuar raportin e tretë mbi funksionimin e Hapësirës Shengen. Raporti mbulon periudhën nga 1 nëntori 2012 deri më 30 prill 2013 dhe vlerëson aspektet kyçe të funksionimit të Shengenit, aplikimin e rregullave, dhënien e vizave dhe procedurat e sigurisë, si edhe situatën në kufijtë e jashtëm të Shengenit. Në këtë raport vlerësohet edhe situata në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

KE, ka publikuar raportin mbi vlerësimin e situatës në Hapësirën Shengen, me synim, garantimin e vënies në jetë të rregullave të përbashkëta, nga të gjithë anëtarët e Hapësirës Shengen. Qarkullimi i lirë, lejon më shumë se 400 milionë qytetarë të Unionit, që i përkasin 26 vendeve të tij, si edhe një numri në rritje të vendeve të treta, të qarkullojnë pa u kontrolluar në kufijtë e brendshëm.

Cecilia Malmstrom, Komisionerja Europiane e ngarkuar për Punët e Brendshme të Unionit, ka deklaruar, se Shengeni është një nga realizimet europiane më të çmuara dhe më konkrete. Ajo ka theksuar gjithashtu, se ekzistenca e kësaj hapësire është shumë e vlerësuar nga qytetarët e BE-së, duke përmendur gjithashtu edhe kontributin, që ky qarkullim i lirë ka mbi prosperitetin ekonomik. Për Komisioneren Malmstrom, garantimi i kësaj lëvizje, pra që kjo hapësirë të qëndrojë pa kontrolle kufitare, është një detyrim ndaj qytetarëve.

Raporti konsiston mbi vlerësimin e tre aspekteve të rëndësishme të Hapësirës Shengen:

Aspekti i parë, konsiston mbi aplikimin e rregullave të Shengenit, ku përgjatë periudhës së raportuar, deklarohet se, kontrolli në kufijtë e brendshëm është vendosur një herë nga Norvegjia, me rastin e ceremonisë të dhënies së çmimit Nobel të paqes në Oslo (më 10 dhjetor 2012). Midis 3-12 dhjetorit 2012, 3 136 persona janë kontrolluar, 19 prej tyre i’u është refuzuar hyrja në territor dhe 8 prej tyre janë ndaluar.

Kontrolle rastësore, kanë lejuar verifikimin në shumë shtete, pjesë e saj (me ndihmën e mekanizmit të vlerësimit Shengen) nëse rregullat e Shengenit ishin aplikuar në mënyrë korrekte, për sa i përket: bashkëpunimit policor (në Estoni, Letoni dhe Lituani) dhe vizave (në Estoni, Poloni dhe Sllovaki). Vlerësimet e kryera, nuk kanë evidentuar mungesa të natyrës, për të detyruar Komisionin të marrë masa të menjëhershme.

Aspekti i dytë konsiston në, dhënien e vizave dhe procedurat e sigurisë. Theksohet se Sistemi i Informimit mbi vizat (VIS) i vënë në jetë së fundmi në Afrikën Perëndimore dhe në Afrikën Qëndrore (mars 2013) funksionon tashmë në 5 rajone. Pritet aplikimi edhe në Afrikën e Lindjes, dhe në Afrikën Jugore (6 qershor 2013) në Amerikën e Jugut (5 shtator 2013) si edhe në Azinë Qendrore, në Azinë e Jug-lindjes dhe në Palestinë (14 nëntor 2013).

Më 9 prill 2013, Sistemi i Informimit Shengen i brezit të dytë (SIS II) ka hyrë ne fuqi me sukses. Ky Sistem konsiston në përqendrimin e informacioneve në një database të përbashkët, duke thjeshtësuar shkëmbimin e informacioneve, midis autoriteteve përkatëse.

Aspekti i tretë lidhet me situatën në kufijtë e jashtëm të Shengenit, ku është raportuar se kalimet e parregullta të kufirit janë sinjalizuar, në sasi të konsiderueshme nga Greqia, me një rritje me 52% më shumë, se, semestri i fundit i vitit 2011. Situata raportohet të jetë përmirësuar me shtimin e rojeve kufitare (1 800), në kufirin tokësor me Turqinë. Vetëm për periudhën tetor-dhjetor 2012, Italia ka proceduar me 31% të sinjalizimeve (4 231 persona) duke u ndjekur nga Greqia me 30% sinjalizime (4 035 persona).

Ndërkohë në lidhje me Ballkanin Perëndimor, një Mekanizëm monitorues, vlerëson situatën mbi liberalizimin e vizave. Raporti i Frontex, konkludon se vetëm për periudhën 31 dhjetor 2012 – 3 shkurt 2013, numri i aplikuesve për azil, në 5 vendet e Top Listës Shengen ka shënuar rënie me 44% në Janar 2013, krahasuar me të njëjtin muaj me vitin 2012.

Serbia, Mali i Zi dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, shënojnë ulje të kërkesave me (-61% nga Serbia, -45% për Malin e Zi dhe -46%  për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë), ndërsa vërehet rritje e konsiderueshme të kërkesave nga Shqipëria (+74%) dhe Bosnjë-Hercegovina (+51%). Destinacionet kryesore të kërkuesve ngelen Gjermania, e ndjekur nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Raportet e përpiluara nga Komisioni synojnë të jenë baza, për një debat në PE dhe në Këshill dhe të kontribuojnë për të përforcuar pilotimin politik dhe bashkëpunimin midis vendeve pjesë në Hapësirën Shengen. Propozimet e fundit legjislative, të prezantuara në shtator 2011 dhe negociatat e të cilave vazhdojnë të jenë në proces, synojnë një sistem vlerësimi dhe vëzhgimi, si edhe një mekanizëm vendimmarrës në nivel evropian, i cili do të lejonte  në situata të jashtëzakonshme, rifutjen e përkohshme të kontrolleve të brendshme të kufijve, në rast kërcënimi të rëndë të rendit publik dhe të sigurisë së brendshme.

 

 

Aksident në Elbasan, përplasen automjetet, 2 të vdekur

peqin-280x200Dy persona kane humbur jeten ne nje aksident tragjik te ndodhur mesditen e sotme ne aksin rrugor Elbasan-Peqin ne vendin e quajtur Paulesh.

Viktimat e aksidentit jane shtetasit Dashamir Leka i cili udhetonte me automjetin tip Ford me targa AA 991 Af dhe nderroi jete gjate transportimit per ne spitalin kirugjik teElbasanit dhe Arben Porocani qe drejtonte autometin tip Benz me targa AA 523 Da i cili nderroi jete pas disa oresh qendrim ne kirurgjine e Elbasanit, mjeket e se cilit nuk munden ta mbanin dot ne jete.

Policia qe mberriti ne vendin e ngjarjes konstatoi se te dy mjetet udhetonin me shpejtesi te larte dhe ky ka qenë edhe shkaku qe i ka derguar mjetet perballe njeri-tjetrit.

Dashamir Leka njihej si nje tregetar i armeve te gjahut ne qytetin e Elbasanit, ndersa Arben Porocani ishte pedagog ne universitetet “Aleksander Xhuvani” te Elbasanit dhe “Aleksander Moisiu” te Durresit, njëherësh edhe anetar i keshillit bashkiak te Elbasanit si perfaqesues i se majtes. Pas vdekjes se Porocanit Partia Socialiste ne Elbasan nderpreu te gjitha takimet elketorale te parashikuara per sot.

Rama nga Kashari: Berisha premton legalizime vetëm në fushatë

29-maj-Rama-Kavaje-300x158Në një bashkëbisedim me banorët e Kasharit, Rama ka akuzuar qeverinë për mashtrim total për legalizimet duke theksuar se Berisha kujtohet t`i kthehet premtimit të legalizimeve sa herë ka fushatë, por asnjëherë nuk e ka mbyllur problemin e banorëve.

“Kanë qënë 250 mijë, janë bërë 400 mijë. Jane 8% Shaban tapi që nuk i duhen dreqit, në hipotekë tapi janë më pak se 5%” tha Rama.

Rama i është përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit Berisha për taksat, duke theksuar se Partia Socialiste  nuk ka thënë kurrë që do të heqë taksat, por do të heqë taksën e sheshtë dhe uljen e taksave për 95% të shqiptarëve.

“Nuk themi do i heqim taksat, por do i ulim taksat për 95% të shqiptarëve, e kush u thotë të kundërtën, është një personazh që e merr popullin për budalla dhe kërkon ta budallallepsi sa të mundet, duke treguar përralla me gogol dhe duke u përpjekur ta bëjë gogol opozitën, ai ka frikë nga gogoli por këtë frikë s’mund ta fusë në shpirtin e popullit, se populli e vuan politikën e taksës së sheshtë” tha Rama.

Rama i është përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit se alternativa e PS-së është ajo e rikthimit të neobllokmenëve në pushtet duke thënë se : “Ai ka bërë xhiro me varkën e bllokut e flet për bllokmenë, ai xhiro me varkën e bllokut e flet për NATO-n, sikur e themeloi ai NATO-n, ai 25 vjet sekretar partie ka bërë luftë me NATO-n”.

Kreu i PS-së gjithashtu bëri apel qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 23 qershorit. “Kur e keqja e sundon një popull nuk është faji i popullit por është faji i të mirëve që nuk bëjnë asgjë.  Gjithkush duhet të bëjë në këto zgjedhje detyrën e tij patriotike dhe të votojë, dhe mos të shkojë vetëm por edhe me një tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar” tha Rama.

Kryesocialisti Rama u kërkoi qytetarëve të votojnë për interesat e tyre personale dhe jo për t`ia dhënë votës një partie si pasojë e besnikësisë që ka ndaj saj.

“Besnikëria qorre ndaj partisë është katastrofike n.q.se partia në qeveri nuk punon për ty dhe nuk të shërben ty. Prandaj voto për veten dhe për interesin tënd.  Nuk është çështja kush do fitojë Saliu apo Edi. Ne nuk jemi në një luftë gjelash se kush gjel do fitojë. Ne jemi në dy rrugë, ose vazhdo rrugën e rrënimit ose voto PS-në për të vijuar rrugën e rilindjes dhe për të na vënë në provë” tha Rama.

 

Mediat zvicerane: Shqipëria kaos me plehra dhe ndërtime

plehraShqipëria nuk është ende e njohur,  nuk është aspak një pikë e nxehtë turistike, edhe pse numri i vizitorëve është në rritje. Në një artikull të një gazete zviceriane theksohen problemet që ka Shqipëria, të cilat ndikojnë në rritjen e turizmit.

“Shqipëria nuk është ende në radar, por me bregdetin e saj mahnitës, historinë e saj, rrënojat e saj të lashta, malet e saj dhe natyra e saj e paprishur ajo ka shumë potencial”, thotë Alexander Wittwer, që nga janari 2013 ambasador  i Zvicrës në Tiranë.

Shqipëria mund të ketë potencial, por ajo gjithashtu ka një reputacion të keq, flitet për korrupsion, kriminalitetit dhe gjakmarrjen.

Rritja e madhe nga vizitorët janë ato nga fqinjët e saj, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Por turistët nga Greqia, Italia, Gjermania, Polonia dhe vende të tjera mund  të jenë të paktë dhe në grupet turistike edhe pse Lonely Planet e ka quajtur Shqipërinë si një destinacion turistik të lartë në vitin 2011.

“Çdokush që do të eksplorojnë vendin me anë të transportit publik ka nevojë për pjesën e durimit, por mëson shumë në lidhje me mënyrën se si njerëzit jetojnë. Ka disa linja hekurudhore dhe po trenat janë shumë të ngadalshëm.  Dhe kur udhëton me autobus kalon në rrugët me gropa. Edhe trotuaret janë plot rreziqe” shkruan gazeta.

Sipas gazetës ajo që nuk mund të mos harrohet është përdorimi i madh i makinave mersedez benz, apo dhe  të humbasësh nëpër  bunkerët  e betonit.

“Shqipëria duket si një kantier i madh ndërtimi. Gjithashtu një problem i madh që evidentohet janë edhe mbeturinat e hedhura në zonat piktoreske” përfundon gazeta.

 

Samiti i 31-të, BE-Rusi

image-uploadKëshilli i Unionit Europian ka deklaruar, se sot dhe nesër në Rusi, do të zhvillohet Samiti i 31-të, BE-Rusi. Bashkimi Europian dhe Rusia nuk janë vetëm fqinj, por gjithashtu edhe partnerë strategjikë. Ky Samit, dëshmon edhe njëherë rëndësinë, që të dy palët i japin këtij partneriteti strategjik. Pritet që një serë çështjesh të rëndësishme, si rajonale po ashtu edhe ndërkombëtare, të bëhen pjesë e diskutimeve në këtë Samit. BE dhe Rusi do të përfaqësohen me nivelet e tyre diplomatike me të larta.

Sipas planifikimeve paraprake, pritet të zhvillohen diskutime: mbi situatën ekonomike në Rusi dhe në BE; mbi situatën e përgjithshme ekonomike, me një vëmendje të veçantë ndaj takimit të ardhshëm të G20-s, si edhe të Presidencës Ruse të G-20-s; mbi çështjet aktuale që lidhen me Sirinë; mbi marrëdhëniet BE-Rusi, duke përfshirë edhe marrëveshjen e re, midis dy diplomacive përkatëse; mbi partneritetin për modernizim; çështjet që prekin OBT dhe çështjet e tregut; mbi energjinë dhe aviacionin, si edhe mbi çështjet e vizave dhe lëvizshmërisë, duke përfshirë të dhënat e regjistruara mbi emrat e pasagjerëve.

Samiti do të prekë edhe temat, që kanë lidhje me lirinë, sigurinë dhe drejtësinë, duke përfshirë bashkëpunimin gjyqësor, menaxhimin e krizave dhe luftën ndaj terrorizmit. Do të diskutohen gjithashtu edhe çështjet e të Drejtave të Njeriut dhe lirive themelore, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe shoqërinë civile. Një fokus të veçantë për trajtim, do të marrin edhe situatat rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillimet në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme, Iranin, Gadishullin Korean, Azinë Qendrore si edhe çështjet e fqinjësisë (Moldavi/ Transnistria dhe Nagorno- Karabakh).

Palët në këtë Samit, do të përfaqësohen nga nivelet e tyre diplomatike më të larta. BE do të përfaqësohet nga Herman Van Rompuy, Presidenti i Këshillit Europian dhe nga José Manuel Barroso, President i Komisionit Europian, Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Unionit për punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe Komisioneri për Energjinë, Günther Oettinger. Rusia, do të përfaqësohet nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, Ministri i Drejtësisë Alexander Konovalov, Ministri i Energjisë Alexander Novak dhe Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Andrei Belousov.

 

 

 

Rama: Ushtria drejt degradimit

945416_10151456940046523_1411267374_nNë një bashkëbisedim me gazetarët, Rama ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të mbrojtjes dhe institucionit që ai drejton.

“Unë kam ndjekur me vëmendje gjithçka që gjeneralët kanë shprehur dhe kam mundur të lexojë çfarë ata kanë bërë me dije para lirimit dhe pas lirimit dhe tragjikisht në çdo vend tjetër normal të NATO-s kjo do të ishte krejtësisht e pakonceptueshme. Një lirim brutal në vazhdën e rrënimit të ushtrisë dhe të ndarjes mes misionit strategjik të FA-së dhe funskionit të një grushti njerëzish në kupolin e MM, nga ministri dhe shefi i shtabit që e kanë braktisur detyrën dhe kanë braktisur të gjitha arsyet se përse ekziston MM dhe shtabi i përgjithshëm” tha Rama.

Sipas tij kupola në MM merret me njerëz dhe sende në kuptim më të thjeshtë e banalë të fjalës, kush do vijë e kush do iki. “Pa llogaritur faktin që pas hyrjes në NATO s’ka pasur asnjë riupdate në funksion të pozicionit të ri, pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës ska pasur asnjë reflektim si duhet të ndodhte në arkitekturën e ngrehinës ligjore të këtij institucioni” tha Rama.

Rama ka shprehur solidaritetin me 3 gjeneralët e liruar sipas tij brutalisht nga presidenti ndërsa nënvizoi se është i domosdoshëm që të gjithë njerëzit të kuptojnë se ekziston problemi i degradimit të forcave tona të armatosura.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Metës se miratimi i 3 ligjeve është meritë e LSI-së, Rama u shpreh se : “Çështja e Fierit është e zgjidhur tashmë pasi e pengonte brutaliteti antikushtetues i qeverisë për të mos lejuar rikompozimin dhe kur është vendosur një parametër i ri që këto drafte hyjnë në fuqi kur ne të qeverisin vendin ne kemi votuar me kënqësinë më të madhe. Asgjë nuk më pengon të them që e gjithë ajo mjegull e ngritur mbi këto ligje është një fals propagantistik që s`ka lidhje me integrimin dhe realitiein e shqiparëve. Alibia e Saliut ra dhe në 23 qershor njerëzit do të jenë më të qartë për arsyet se përse duhet ta ndërshkojnë këtë pushtet të kalbur”.

Sekserët e pa autorizuar

1Nga Edmond Petraj

Në Shqipërinë e varfër me intelektualë, ka disa syresh që kanë vendosur të marrin në dorë pishtarin për të iluminuar mendjen dhe shpirtin tonë. Janë shumë pak dhe i gjen pothuajse çdo darkë në ekranet e televizioneve. Flasin dhe japin mendime (pothuajse kurrë zgjidhje) për çdo gjë. Për politikë, ekonomi, krimin, situatën energjitike, mjedisin, plehrat, prostitucionin, nacionalizmin, fenë, seksin… Dhe këtë, e bëjnë me njëfarë bezdisje, përçmimi ndaj mendjeve të ngushta të shqiptarëve, të cilët nuk arrijnë dot të jenë me hapin e kohës! Shprehin gjithmonë pakënaqësi për realitetin dhe sidomos për mentalitetin dhe për disa vlera në këtë vend, që i shohin të dala mode. Këtë e shfaqin sidomos për fenomene që shoqëria shqiptare i refuzon. Fjala vjen, u duket çudi dhe e pakonceptueshme që në shekullin e XXI të vjen turp të dëgjosh dokrrat e politikanëve të maxhorancës kur intervistohen në mediat pro-tyre kur fajësojnë opozitën për dështimet në politikën e integrimit për në BE, e sidomos kur ashtu si pa dashje nxjerrin në media kur inagurojnë ashensorët e spitalit (!?), apo rrugë të pa mbaruara prej disa vitesh(!?).

Të vjen turp nga Opozita shqiptare kur ende në konfliktualitet të plotë me veten dhe aleatët e saj nuk arrin të merret vesh me Maxhorancën për cështjet me rëndësi strategjike.

Të vjen turp kur sheh njërën palë të mediave që i thurr ditirambe dështimeve në politikën e integrimit, dhe kur sheh palën tjetër të lumturohet me dështimet e simotrës maxhorancë, sikur të mos ishin të një gjaku, të një rrace e të një kombi.

Shumëkush mund të bëjë pyetjen fare të thjeshtë: përse të ndodhë kjo? Përse të mos merren vesh politikanët tanë të të dy anëve kur dihet që janë zgjedhur nga populli me votime.

Del gjithashtu pyejta tjetër: A mos vallë është faji i zgjedhjeve të manipuluara që nga 1992 e deri më sot të cilat kanë nxjerrë politikanë fallto?

Apo mos e ka fajin populli i cili nxjerr politikanë po ashtu si është vetja e tij (nuk thonë kot që populli e meriton qeverinë që ka!)?

A mundet gjithashtu që ta ketë fajin rregjimi komunist që përgatiti një klasë intelektuale të indoktrinuar nga e cila dolën këta politikanë konfliktualë dhe plot mllefe, dhe me idenë se kundërshtari politik duhet parë si armik (mentaliteti politik tipik i Enver Hoxhës), si dhe me idenë tjetër se pushteti nuk dorëzohet lehtë por bëj cmos që ta mbash (mentaliteti turko-bizantin i qëllimi justifikon mjetin)?

Ndoshta varfëria e madhe që përjetuam vitet e komunizmit, dhe vetë sistemi kapitalist post komunist zvetënoi moralin dhe dinjitetin e këtyre politikanëve `të zgjedhur` nga populli ( në fakt janë emëruar që në 1991 nga R.Alia)?

Atëhere del pyetja tjetër dhe më e dhimbshme: përse populli shqiptar e pati më të lehtë të largohej nga vendi (praktikisht Shqipëria është një nga vendet e rralla të globit nga e cila brenda disa viteve të pas komunizmit janë larguar 1.5 milionë vetë, ose 1/3 e popullatës), se sa të rrinte në vendin e vet ashtu sic ndenjën rumunët, bullgarët, polakët, serbët, kroatët, etj?

Mesa duket përgjigja duhet të jetë e rëndë kur mendon në retrospektivë: populli shqiptar nuk besonte se këta politikanë që kanë 20 vite së bashku me larot e tyre, të stisur nga e të gatuar nga kuzhina e PPSH, me qëllim drejtimi të vendit pas largimit të butë të sistemit nja partiak. Nuk besonte dhe nuk beson sa herë që pas votimeve sheh se premtimet nuk plotësohen.

Me këtë rast mund të shohim me optimizëm se shqiptarët janë integruar fare mirë në BE duke jetuar, punuar, e dhen kontribute aq sa mendon që nga Shqipëria: a janë po këto shqiptarë që dikur ishin këtu në SHQIPËRI dhe nuk bënin dot asnjë `prokopi`, por ishin dembelë, të frikësuar, që spiunonin dhe spiunoheshin, që transferoheshin dhe internoheshin, që duronin dhunën e diktaturës, dhe mbijetonin duke u përshtatur brenda kornizave të asaj kohe? Përse atëhere janë të integruar aq lehtë dhe aq normal në këto vende kurse politikanët nuk arrijnë dot të plotësojnë kushtet e standardet që kërkohen nga BE?

Mos vallë duhet të besojmë shakatë bajate të politikanit Nano kur qesëndiste shokët duke i `kritikuar` se… nuk shkohet në Europe me këto gra…?! Apo duhet të besojmë ckërmitjet e Berishës kur u hakërrehet kundërshtarëve se do t`ju përsëris 21 janarin?

Ah, po, mos duhet të besojmë miopinë e Legalistëve për LGBT? Sigurisht të mos kujtojmë LSI-istët me gafat e tyre të vazhdueshme klienteliste e materialiste duke ngatërruar të majtën për të djathtën dhe integrimin me përcarjen e madhe ndaj të majtës.

Si mund të zgjidhet ky lëmsh i konfliktualitetit politik të vazhdueshëm alla shqiptar?

Mos vallë mund zgjidhet me ngulmimin e largimit të gardës së vjetër ish-komuniste të PS dhe zëvëndësimin e tyre me militantë dhe rini sipas shijeve futuriste të Edi Ramës? Ndoshta.

Por një gjë është e sigurtë: asgjë nuk mund të rregullohet nëpërmjet gënjeshtrës dhe korrupsionit. Dukë analizuar të gjitha zgjedhjet e kryera pas 1991, del se të gjitha zgjedhjet kanë qënë të kontestuara, e për pasojë edhe të zgjedhurit nuk kanë qënë të rregullt, cdo gjë është bërë dhe ndërtuar me shkelje ligjore dhe pa asnjë lloj strategjie kombëtare dhe politikash nacionale duke filluar që nga prishjet pa kriter të ish-industrisë, ankandet e cuditëshme të pasurisë kombëtare që fillonin me dysheme `0` lekë(?!), e deri tek gëlltitja e lugës së corbës të servirur nga individët e huaj me qëllim pasurimi të shpejtë (sigursisht). Dhe kjo është në paradoks të plotë me luftën e përditshme të popullit shqiptar për të fituar bukën e gojës dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë për vete e për fëmijët e tyre. Dhe kur sheh se si shpërdorohet besimi i tyre nga politkanët fallco të 20 viteve, zhgënjehesh me të vërtetë.

Mund të përmëndet dhe fakti që megjithëse Maxhoranca në fuqi po përpiqet që të ketë një strategji ekonomike-financiare më në fund duke vënë prioritete si rrugët, energjitikën, integrimin, punësimin, këto bien në kundërshtim të plotë me konfliktualitetin dhe armiqësinë politike ndaj opozitës e cila dhe nga ana e saj po i përgjigjet me të njëjtën monedhe duke vërtetuar se janë nga i njëjti brumë intelektualësh që hodhi në skenë R.Alia për të shpëtuar veten dhe për të dominuar në të ardhmen po ajo kastëqë drejtoi dikur.

Kjo të kujton frazat e ish Presidentit cek Vlaclav Havel i cili përmëndi nga fillimet e viteve `90 frazat që i mban mënd populli shqiptar por (jo politikanët):.. më të rrezikshmit (në këtë periudhë) janë komunistët që janë konvertuar në anti-komunistë….

Kjo gjithashtu vërtetohet nga fakti që asnjëherë në Shqipëri pas viteve `90 nuk u miratua një ligj i mirëfilltë lustracioni,, asnjëherë në Shqipëri nuk u miratua ligji për minimumin jetik dhe pagat minimale, asnjëherë në Shqipëri nuk u bënë zgjedhje të ndershme, asnjëherë në Shqipëri deri më sot nuk u plotësuan kushtet dhe standartet e BE, asnjëherë në Shqipëri nuk bashkëpunoi Maxhoranca me Opozitën.

Dhe së fundi, gjithmonë ka ndodhur që kur nuk arrijnë të plotësojnë kushtet që venë BE dhe SHBA, politikanët tanë kthejnë sytë nga dashnorja e vjetër Turqia për të përlarë ndonjë favor në këmbim të dinjitetit shqiptar, dhe duke patur edhe paturpësinë që të thonë se kemi lidhje gjaku. Nesër do të shkojnë në Kinë dhe Arabinë saudite apo në Rusi, gjithmonë duke shkëputur një copë dinjiteti si pa të keq e duke u bërë `vëllezër` e `motra` edhe me dreqin e mallkuar, por duke harruar se faji nuk është vetëm i fqinjëve që po mbajnë 1.1 milion shqiptarë me bukë,- atë bukë që duhet të na e siguronin këta politikanë nëse do të ishin të zgjedhur pa mashtrime. Kjo së fundi më kujton se historia përsëritet: e cfarë bënë më tepër se këta të sotmit, pashallarët shqiptarë, bejlerët shqiptarë, të para dhe pas pavarësisë?

E cfarë bënë komunistët me vetë-izolimin absurd të popullit shqiptar?

Për privilegje dhe pushtet e para mund të shitet cdo gje: dhe dinjiteti, dhe nderi, dhe morali, dhe..vete feja. Kjo i ka ndodhur Shqipërisë nga drejtuesit e saj.

Varrmihësit e Shqipërisë janë vetë të `zgjedhurit` e popullit. Ky është problemi më i madh, dhe karakteristik shqiptar.

Ja cfarë po bëjnë politikanët e sotëm, po realizojnë frazën e famshme të Shvejkut: `.. e c`me duhet mua se cfarë bëj unë`…?

Kjo mënyrë sjelljeje djallëzore e politikës shqiptare ka dhe do të ketë pasoja të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë kufijve të saj, sepse nga njëra anë faji u bë qyrk dhe nuk kapet njeri për fajet që ka bërë përvec atyre që përmënd Noli në vjershën `Marshi i Barabajt`: kryqëzoje ate që vodhi fort pak`, kryqëzoje atë që nuk vodhi aspak`..; megjithatë rrugëdalja tjetër e politikanëve nga zullumet që kanë bërë është ajo e Shvejkut: `bëj si idiot noterik dhe kështu mund të shptëtosh`.

Partia Demokratike vazhdon turin në Pogradec

berisha-perparaaaaPartia Demokratike ka vazhduar rrugëtimin e saj elektoral në qytetin e Pogradecit, ku prezantoi edhe kandidatët e saj për deputetë.

Shefi i qeverisë, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, ka zhvilluar disa aktivitete ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.  Ai ka marrë pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të korpusit të spitalit të qytetit, ka zhvilluar një toënhall dhe ka përuruar një fabrikë të përpunimit të peshkut në Hudënisht. Dhe në fund të ditës Berisha ka marrë pjesë në takimin elektoral ku ka prezantuar dhe kandidatët për deputetë.

 

Rama nga Delvina: Në 23 qershor çlironi veten

30-maj-Rama-Bushat-300x158Ndërsa ka prezantuar kandidatët e PS-së për deputetë në Delvinë, Rama theksoi se pas 23 qershorit nuk do të lejohet më grabitja e pronave të shqiptarëve.

“Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e shqiptarëve, të pronave të të parëve dhe të atyre të përbashkëta, që nuk do lejojmë të përfitojnë vetëm një grusht grabitqarësh. Ne nuk mund të pranojmë një realitet ku më pak se 5% e shqiptarëve zotëronjtë pasuritë e kësaj toke. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë që në emër edhe të 95 për të shqiptarëve që ne do tua heqim taksën” tha Rama.

Ndërsa iu bëri apel për një pjesëmarrje të madhe në votime, Rama theksoi se vota më 23 qershorit do të jetë edhe vota e ndëshkimit për qeverinë.

“Përrallat duhet të mbarojnë pasi shqiptarët kanë më shumë se 20 vjet që janë të pashpresë dhe të papunë. Ka nga ata që nuk duan të votojnë sepse kanë humbur shpresën. Unë u them atyre që vota ka fuqinë e ndëshkimit dhe çdo njeri ka detyrën që ta përdorë fuqinë e ndëshkimit për ata që kanë punuar për vete. Ju siguroj se duke ju vënë në provë në këtë shesh, duke na dhënë mandatin në 23 qershor nuk do të zhgënjeheni dhe ne nuk do t`ju tradhëtojmë kurrë. Rilindja është e drejta për të pasur qeverinë në krahë dhe jo në qafë, është e drejta për tu krenuar falë punës tënde të ndershme dhe për ti thënë vetes me krenari që unë jam shqiptar dhe Shqipëria është një vend ku të gjithë e marrin seriozisht. Në 23 qershor çlironi veten tuaj, çlironi mësuesin e fëmijëve, çlironi Delvinën dhe Shqipërinë me votën tuaj për të pasur më shumë liri, më shumë të drejta, më shumë dinjitet, dhe për të pasur punë” shtoi Rama.

Ndërsa iu drejtua edhe qytetarëve të cilët janë të pasigurtë për votën e tyre, Rama theksoi se duke ia dhënë votën PS-së ata do të lirohen nga taska e sheshtë ndërsa shtoi se do të përgjysmohet edhe taksa e tatim-fitimit.

“Në 23 qershor nëse voton Saliun do të vazhdojmë të paguajmë taksën e sheshtë mbi 10 përqind.  Nëse voton PS-në duke harruar çfarë testere ke në xhep dhe duke bërë një kryq te numri 29 ne do heqim taksën për biznesin e vogël dhe do ta përgjysmojnë taksën e tatim-fitimit” tha Rama.

Rama: Pas 23 qershorit nuk do lejohet grabitja e pronave

29-maj-Rama-Kavaje-300x158Kreu i PS-së Edi Rama premtoi sot nga Delvina transparencë të çështjes së pronave si dhe heqjen e taksës së sheshtë.

Ndërsa ka prezantuar kandidatët e PS-së për deputetë, Rama theksoi se pas 23 qershorit nuk do të lejohet më grabitja e pronave të shqiptarëve.

“Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e shqiptarëve, të pronave të të parëve dhe të atyre të përbashkëta, që nuk do lejojmë të përfitojnë vetëm një grusht grabitqarësh. Ne nuk mund të pranojmë një realitet ku më pak se 5% e shqiptarëve zotëronjtë pasuritë e kësaj toke. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë që në emër edhe të 95 për të shqiptarëve që ne do tua heqim taksën” tha Rama.