Rama: Ushtria drejt degradimit

50

945416_10151456940046523_1411267374_nNë një bashkëbisedim me gazetarët, Rama ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të mbrojtjes dhe institucionit që ai drejton.

“Unë kam ndjekur me vëmendje gjithçka që gjeneralët kanë shprehur dhe kam mundur të lexojë çfarë ata kanë bërë me dije para lirimit dhe pas lirimit dhe tragjikisht në çdo vend tjetër normal të NATO-s kjo do të ishte krejtësisht e pakonceptueshme. Një lirim brutal në vazhdën e rrënimit të ushtrisë dhe të ndarjes mes misionit strategjik të FA-së dhe funskionit të një grushti njerëzish në kupolin e MM, nga ministri dhe shefi i shtabit që e kanë braktisur detyrën dhe kanë braktisur të gjitha arsyet se përse ekziston MM dhe shtabi i përgjithshëm” tha Rama.

Sipas tij kupola në MM merret me njerëz dhe sende në kuptim më të thjeshtë e banalë të fjalës, kush do vijë e kush do iki. “Pa llogaritur faktin që pas hyrjes në NATO s’ka pasur asnjë riupdate në funksion të pozicionit të ri, pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës ska pasur asnjë reflektim si duhet të ndodhte në arkitekturën e ngrehinës ligjore të këtij institucioni” tha Rama.

Rama ka shprehur solidaritetin me 3 gjeneralët e liruar sipas tij brutalisht nga presidenti ndërsa nënvizoi se është i domosdoshëm që të gjithë njerëzit të kuptojnë se ekziston problemi i degradimit të forcave tona të armatosura.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Metës se miratimi i 3 ligjeve është meritë e LSI-së, Rama u shpreh se : “Çështja e Fierit është e zgjidhur tashmë pasi e pengonte brutaliteti antikushtetues i qeverisë për të mos lejuar rikompozimin dhe kur është vendosur një parametër i ri që këto drafte hyjnë në fuqi kur ne të qeverisin vendin ne kemi votuar me kënqësinë më të madhe. Asgjë nuk më pengon të them që e gjithë ajo mjegull e ngritur mbi këto ligje është një fals propagantistik që s`ka lidhje me integrimin dhe realitiein e shqiparëve. Alibia e Saliut ra dhe në 23 qershor njerëzit do të jenë më të qartë për arsyet se përse duhet ta ndërshkojnë këtë pushtet të kalbur”.