Rama nga Delvina: Në 23 qershor çlironi veten

58

30-maj-Rama-Bushat-300x158Ndërsa ka prezantuar kandidatët e PS-së për deputetë në Delvinë, Rama theksoi se pas 23 qershorit nuk do të lejohet më grabitja e pronave të shqiptarëve.

“Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e shqiptarëve, të pronave të të parëve dhe të atyre të përbashkëta, që nuk do lejojmë të përfitojnë vetëm një grusht grabitqarësh. Ne nuk mund të pranojmë një realitet ku më pak se 5% e shqiptarëve zotëronjtë pasuritë e kësaj toke. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë që në emër edhe të 95 për të shqiptarëve që ne do tua heqim taksën” tha Rama.

Ndërsa iu bëri apel për një pjesëmarrje të madhe në votime, Rama theksoi se vota më 23 qershorit do të jetë edhe vota e ndëshkimit për qeverinë.

“Përrallat duhet të mbarojnë pasi shqiptarët kanë më shumë se 20 vjet që janë të pashpresë dhe të papunë. Ka nga ata që nuk duan të votojnë sepse kanë humbur shpresën. Unë u them atyre që vota ka fuqinë e ndëshkimit dhe çdo njeri ka detyrën që ta përdorë fuqinë e ndëshkimit për ata që kanë punuar për vete. Ju siguroj se duke ju vënë në provë në këtë shesh, duke na dhënë mandatin në 23 qershor nuk do të zhgënjeheni dhe ne nuk do t`ju tradhëtojmë kurrë. Rilindja është e drejta për të pasur qeverinë në krahë dhe jo në qafë, është e drejta për tu krenuar falë punës tënde të ndershme dhe për ti thënë vetes me krenari që unë jam shqiptar dhe Shqipëria është një vend ku të gjithë e marrin seriozisht. Në 23 qershor çlironi veten tuaj, çlironi mësuesin e fëmijëve, çlironi Delvinën dhe Shqipërinë me votën tuaj për të pasur më shumë liri, më shumë të drejta, më shumë dinjitet, dhe për të pasur punë” shtoi Rama.

Ndërsa iu drejtua edhe qytetarëve të cilët janë të pasigurtë për votën e tyre, Rama theksoi se duke ia dhënë votën PS-së ata do të lirohen nga taska e sheshtë ndërsa shtoi se do të përgjysmohet edhe taksa e tatim-fitimit.

“Në 23 qershor nëse voton Saliun do të vazhdojmë të paguajmë taksën e sheshtë mbi 10 përqind.  Nëse voton PS-në duke harruar çfarë testere ke në xhep dhe duke bërë një kryq te numri 29 ne do heqim taksën për biznesin e vogël dhe do ta përgjysmojnë taksën e tatim-fitimit” tha Rama.