“Freedom House” fshikullon Shqipërinë

Freedom-House-LogoNë raportin më të ri të organizatës  “Vendet në Tranzicion” theksohet se procesi i anëtarësimit në BE ka motivuar reforma të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor që sigurojnë një mekanizëm formal për institucione demokratike  dhe ekonomi tregu funksional. Megjithatë ekspertët e “Freedom House” thonë se katër vende Shqipëria, Bosnja  Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia, kanë regjistruar rënie shqetësuese.

Sipas raportit Shqipëria gjatë pesë viteve të fundit ka pasur një imazh pozitiv, por ky trend ndyshoi në vitin 2012.  “Freedom House” thotë se në Shqipëri institucionet kryesore drejtohen nga njerëz pranë qeverisë  dhe se ekziston një kulturë pandëshkueshmërie.  Shqipëria ka pësuar renie në treguesit për qeverinë qëndrore, qeverinë lokale  dhe korrupsionin.

Procesi elektoral ose vota demokratike  është vlerësuar me notën  4.25, shoqëria civile ka një vlerësim 4.25, pavarësia e mediave  me notën 4, qeverisja kombëtare  me notën 5, qeverisja lokale me notën 3.5,  pavarësia e gjuqësorit me notën 4.75 dhe korrupsioni me notën 5.25.

Vlerësimet sipas “Freedom House” janë bazuar në një shkallë nga 1 deri në 7, ku 1 përfaqëson nivelin më të lartë të përparimit demokratik dhe 7 më të ulët.

Shkrumbohet automjeti, dyshohet për eksploziv

automjet-280x200Një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9 të saj pranë fshatit Domje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa automjeti sapo kishte ndaluar. Fatmirësisht nuk ka të plagosur nga kjo ngjarje, pasi në automjet nuk ka pasur asnjë person kur ka marrë flakë automjeti.

Policia dyshon se automjetit i ishte vënë ekspoloziv. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes dhe fiksimit të provave policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në automjet.

Berisha: Mandati i tretë rritje rrogash dhe pensionesh

BERISHA RRASHBULLKur kanë mbetur dhe 6 ditë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun Fierit. Kryeministri Berisha në fjalën e tij është treguar konciz në shpalosjen e platformës së partisë dhe koalicionit që drejton, duke e vënë theksin kryesisht tek punësimi dhe rritja e pagave dhe pensioneve.

“Le të ecim përpara për një mandat të tretë me të cilin synojmë rritjen e mirëqënies. Jam këtu për tu zotuar se gjatë mandatit të ardhshëm në Shqipëri rroga minimale do rritet në 350 dollarë. Rroga e mësuesit dhe rroga mesatare do arrijë në 700 dollarë. Jam sot për të garantuar cdo të ri fierak dhe cdo të ri të Shqipërisë se dyert e universiteteve do vazhdojnë të jenë të hapura për të bërë realitet ëndrrën universitare, pranë cdo shkolle të mesme do hapen degë profesionale sikundër do hapen shkolla profesionale në mbarë vendin. Katër vitet që vinë cdo njeri prej jush që do punësohet, qeveria do paguajë cdo lloj detyrimi fiskal për ju tre vjet, do mundësojë kualifikimin tuaj falas në cdo sipërmarrje. Për të gjithë të rinjtë me profesion do garancojë mikrokredi të buta për tu vetëpunësuar. Katër vitet që vinë me dyfishimin e turizmit, uljen e taksave, projektet e mëdha, mbështetjen e fermave dhe teknologjisë së informacionit në Shqipëri do krijohen 250 000 vende pune. Ftoj pensionistët e Fierit të bashkohen me ne, pasi i garantoj se katër vitet që vinë nuk do ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do marrë përsipër 100% të gjitha shërbimet shëndetësore dhe ilacet e pensionistëve, do subvencionojë transportin urban dhe interurban, do përballoj me buxhetin e saj 90% të shpenzimeve në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve” deklaroi Berisha.

Arvizu: Mungon një administratë civile efikase

arvizuAmbasadori i SHBA-së në Tiranë është shprehur sot se pritet që zgjedhjet dhe rezultatet  e dala prej tyre të përmbushin standartet e një vendi aspirant të bëhet anëtar i BE-së siç është Shqipëria.

Duke iu përgjigjur pyetjes në Facebook nëse do të ndodhë rrotacioni, ambasadori Arvizu është shprehut se për këtë do të vendosin shqiptarët.

“Presim që procesi zgjedhor, vetë votimi, nxjerrja e rezultateve të jetë konseguent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së. Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni” është shprehur Arvizu.

I pyetur se cili do të jetë reagimi i SHBA-së nëse zgjedhjet paraqiten me probleme, ambasadori Arvizu kërkoi ngapalët të respektojnë rregullat e lojës

“Ne do të konsultohemi ngushtësisht me ODIHR-in dhe të tjerë mbi procesin zgjedhor, ndërsa ky zhvillohet. U përket të gjithë lojtarëve politikë të respektojnë rregullat e lojës. Përsa i takon marrëdhënieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqipërisë, pres që ato të vazhdojnë të jenë të afërta dhe miqësore, sikurse kanë qenë gjatë 22 viteve të fundit” u shpreh Arvizu.

I pyetur se a duhet të harxhohet kohë për të votuar, ambasadori Arvizu është përgjigjur se: “Absolutisht po. Disa njerëz kanë sugjeruar se të gjithë politikanët janë njësoj, pse duhet të zgjedh unë njërin apo tjetrin? Në një demokraci, është detyrimi i qytetarëve të shprehin preferencat e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për të insistuar për llogaridhënie nga udhëheqësit tuaj të zgjedhur”.

I pyetur nëse mund të përsëritet sërish i njëjti skenar që ndodhi në Tiranë në zgjedhjet vendore të 2011-ës, ambasadori është përgjigjur: Është viti 2013. Shqiptarët sot meritojnë të kenë zgjedhje të cilat përputhen me standartet ndërkombëtare. Sa më shumë këto zgjedhje të arrijnë këto standarte, aq më pak shanse ka që rezultatet do të jenë të diskutueshme. Unë mendoj se njerëzit do ta dinë ashtu siç do ta dijë edhe komuniteti ndërkombëtar”.

Ambasadori është pyetur edhe në lidhje me përdorimin e administratës për fushata elektorale si dhe shqetësimin e një studenti se po u kërkohet të plotësojnë një formular ku deklarojnë se do të votojnë PD-në për të cilat ka theksuar:

“Një nga sfidat e shumta me të cilat përballet Shqipëria është mungesa e një administrate civile efikase.  Qeveria, qoftë lokale apo qëndrore, nuk duhet të jetë një agjensi punësimi. Fatkeqësisht, në Shqipëri, kjo ndodh shpesh. Ndërsa përsa i përket votës suaj: ju duhet të votoni ndërgjegjen tuaj dhe po kështu duhet të bëjnë dhe familjarët tuaj”.

G8 nis punimet në Irlandën e Veriut

0,,16505059_403,00Në Belfast të Irlandës së Veriut zhvillon punimet samiti G-8. Situata në Siri është tema kryesore e këtij takimi dyditor, ku pritet me interes edhe qëndrimi i presidentit rus Putin.

Krerët e shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të fuqishme industrialiste dhe Rusia (G-8) zhvillojnë në Irlandën e Veriut një samit dyditor. Para nisjen zyrtare të samitit, europianët dhe amerikanët do të njoftojnë fillimin e negociatave për një Marrëveshje të tregtisë së lirë. Si temë kryesore e punimeve në këtë takim do të jetë lufta civile në Siri. Regjimi i Assad-it ndërkohë është izoluar shumë edhe në botën arabe. Po ashtu egjiptianët duan ti ndërpresin të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Damaskun.

I vetmi në këtë rajon ka mbetur Irani që mbështet regjimin e Assad-it, por pas zgjedhjeve të fundit presidenciale pritet që të ketë një pozicion të ri. Priten po ashtu bisedime të vështira me presidentin rus Vladimir Putin për këtë temë, sepse Moska mbështet pushtetmbajtësin sirian Baschar al-Assad dhe Putin konsiderohet si personi kyç në arritjen e një marrëveshjeje të grupit për Sirinë. Temë tjetër e punimeve të të këtij samiti janë edhe luftimi ndaj invazionit fiskal.

Samiti pritet me protesta

Ndërkohë Belfasti ka marrë të gjitha masat e sigurisë në gjithë vendin për shkak të protestave. Janë anagazhuar gjithësej 8000 policë. Organizatat humanitare bëjnë përgjegjëse vendet e G-8 për urinë dhe varfërinë në botë. Por ndryshe nga tradita e këtyre protestave që zhvillohen në kuadër të samiteve të G-8, në Belfast nuk pati aq shumë njerëz sa ç’pritej. Në vend të 5000 pjesëmarrësve, sipas policisë ishin vetëm 1500 vetë në protestë.

Organizatorët në fjalën e tyre në këtë fundajvë kritikuan liderët e G-8 si shkaktarë të varfërisë ekstreme të 1 miliard njerëzve në botë. Edhe papunësia në Irlandë, sipas tyre është rritur shumë./DW/

Kosova dhe Serbia caktojnë oficerët ndërlidhës

lulezim peci dhePrishtina dhe Beogradi do të shkëmbejnë sot në mesditë oficerët ndërlidhës përkatës. Pala Kosovare ka emëruar Lulzim Peçin për në Misionin e BE-së në Beograd, ndërkohë që pala serbe ka caktuar Dejan Paviçeviq, si të emëruarin e saj në Prishtinë.

Vlen për t’u theksuar mënyra, se si të dy shtetet e shikojnë këtë lëvizje. Ndërsa për palën serbe caktimi i oficerit ndërlidhës, nuk ka të bëjë aspak me statusin e një diplomati, duke shmangur idenë, që mund të krijojë në mënyrë indirekte kjo lëvizje, për palën kosovare kjo shikohet si një pozicion, që e cilëson në vetvete statusin e diplomatit.

Misioni i oficerëve ndërlidhës vlerësohet të jetë komunikimi për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, arritur ndërmjet dy vendeve më 19 prill në Bruksel.
 

PS ka zhvilluar mitingun përmbyllës në qytetin e Peqinit

rama6Partia Socialiste ka zhvilluar sot mitingun përmbyllës në qytetin e Peqinit.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama theksoi se mitingu i djeshëm në Elbasan i tregoi kryeministrit se shqiptarët nuk gënjehen më me tunele elektorale.

“Ju jeni mbledhur këtu më shumë se asnjëherë tjetër për Partinë Socialiste. Kjo është fryma e rilindjes që po vjen, mbështjetja juaj për rilindje. Kjo është dita për të manifestuar këtu në qendrën e Peqinit dëshirën e papërmbajtur që historia e rrënimit të mbaroj dhe një histori e re të fillojë. Sot unë jam gdhirë me mbresën e jashtëzakonshme të mitingut madhështor që Elbasani zhvilloi dje duke i çuar një mesazh kumbues katragjyshit. Nuk gënjehet më ky populli as me asfalt elektoral, as me tunele elektorale sepse ky popull është në prag të vendimit për të dalë nga tuneli i papunësisë,  nga tuneli i varfërisë, nga tuneli i analfabetizmit, nga tuneli i ndotjes dhe i braktisjes, nga tuneli i korrupsionit dhe i krimit , nga tuneli i mungesës së shpresës ku Saliu e tërhoqi zvarrë, ku pas 8 vjetësh shqiptarët do të dalin me kokën lart për të ndërtuar rrugën e rilindjes ” tha Rama.

Kur yjet dalin pa bërë tualet

Cameron-Diaz-Starcrush
Cameron-Diaz-Starcrush

 

Beyonce- starcrush
Beyonce- starcrush

 

Christina Aguilera- Starcrush
Christina Aguilera- Starcrush

 

Jessica-Alba- Starcrush
Jessica-Alba- Starcrush

 

Jlo-starcrush
Jlo-starcrush

 

 

Julia-Roberts-Starcrush
Julia-Roberts-Starcrush

 

Kate-Hudson-Starcrush
Kate-Hudson-Starcrush

 

Kate-Moss-Starcrush
Kate-Moss-Starcrush

 

Cindy-Crawford-starcrush
Cindy-Crawford-starcrush

 

Claire-Daines-Starcrush
Claire-Daines-Starcrush

 

Courteney-Cox-starcrush
Courteney-Cox-starcrush

 

Katie-Holmes-Robert-Prezloso-Getty Images
Katie-Holmes-Robert-Prezloso-Getty Images

 

Katy Perry- starcrush
Katy Perry- starcrush

 

Kim-Kardashian-Starcrush
Kim-Kardashian-Starcrush

 

Madonna-Starcrush
Madonna-Starcrush

 

Halle-Berry-Starcrush
Halle-Berry-Starcrush

 

Jennifer-Love-Hewitt-Starcrush
Jennifer-Love-Hewitt-Starcrush

 

Pink- Starcrush
Pink- Starcrush

 

Rihanna-starcrush
Rihanna-starcrush

 

Teri-Hatcher-Starcrush
Teri-Hatcher-Starcrush

 

Uma-Thurman- Starcrush
Uma-Thurman- Starcrush

 

Taylor Swift- starcrush
Taylor Swift- starcrush

 

Nicki Minaj-starcrush
Nicki Minaj-starcrush

 

Jessica Simpson-starcrush
Jessica Simpson-Starcrush

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Denonconi shkeljet zgjedhore në: www.zalart.al

www.zalart.al
www.zalart.al

Një Projekt i quajtur Za’Lart, po mbledh denoncimet e qytetarëve, ndaj shkeljeve zgjedhore. Nga materialet e grumbulluara deri më tani janë konstatuar shkelje me administratën publike, manipulime për blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së saj, përfshirja e fëmijeve në tubime, etj.

Projekti Za’Lart është një projekt i shoqërise civile ku u mundësohet qytetarëve të raportojnë zgjedhjet. Projekti është realizuar me kontribut të Qytetarëve, nën moderimin e Institutit Shqiptar të Shkencave AIS, dhe me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA. Qëllimi i këtij Projekti është krijimi i një hapësire demokratike ku qytetari është aktiv nëpërmjet raportimeve të perceptimeve të tyre.

Platforma funksionon si web e njëkohësisht si aplikacion mobile. Këtu qytetari ka mundësi të raportojë në pak sekonda me fjalë dhe pamje atë çka ndodh në fushatë apo gjatë votimit. Qytetari shqiptar në vitet e fundit gjithnjë e më pak ndjehet aktor dhe pjesëmarrës në proces. Përdorimi i teknologjisë në monitorim qytetar të zgjedhjeve, është një gjetje aktuale, shumë e spikatur në disa procese zgjedhore në vende me demokraci apo pluralizëm të vonuar.

ZA’LART synon ti kthejë qytetarit shqiptar një mandat për t´u dëgjuar e për të kontribuar për një proces sa më të rregullt dhe transparent. Ky projekt realizohet me kontribut të Qytetarëve, nën moderimin e Institutit Shqiptar të Shkencave AIS, dhe me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA.

.

 

Të arratisurit e burgut të Trikalas vrasin policin

trikalaNjë punonjës policie është vrarë në Greqi, dhe dyshohet se autorë janë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate rreth orës 2:30 minuta, kur 5 persona të armatosur iu përgjigjën me zjarr Kallashnikovi kërkesës së policëve për kontroll në vendin e quajtur Distomo. Policia për shkak të vjedhjeve të disa makinave dhe disa incidenteve në zonë, kishte ngritur postblloqe për kapjen e te arratisurve nga burgu i Trikalas.

Nga plumbat u plagos në këmbë një polic 37 vjec, babai i dy fëmijëve, i cili humbi jetën në spital nga humbja e gjakut, sepse plumbi kishte goditur arterien. Pas kësaj 5 të armatosurit iu morrën mjetet dhe armët policëve dhe u larguan me makinën e tyre. Policia vazhdon një operacion të gjerë për kapjen e grupit të të arratisurve.
Disa operacione policore janë zhvilluar muajt e fundit për kapjen e të arratisurve nga burgu i Trikalas, të cilët shfaqen herë pas here në zona të ndryshme të Greqisë, teksa vjedhin ndonjë makinë apo grabisin ndonjë supermarket. Polici 37 vjecar i vrarë natën e kaluar, është viktima e dytë pas 25 vjecares Katerina Zogali, për vrasjen e së cilës akuzohet shqiptari Marian Kola. E reja humbi jetën nga plumbat më 30 mars, gjatë shkëmbimit të zjarrit të Kolës me policinë, në ndjekje e sipër.
8 shqiptarët u arratisën nga burgu duke u gdhirë 23 marsi. Ishin 11 shqiptarë që arritën të dalin nga ambientet e burgut pasi plagosen 2 roje, por 3 prej tyre u kapën menjëherë. 3 të tjerë u kapën më vonë gjatë arratisë në zona të ndryshme të Greqisë, ndërsa 5 mbeten ende të lirë. Marian Kola është një nga të arratisurit që nuk është kapur ende.