PS ka zhvilluar mitingun përmbyllës në qytetin e Peqinit

56

rama6Partia Socialiste ka zhvilluar sot mitingun përmbyllës në qytetin e Peqinit.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama theksoi se mitingu i djeshëm në Elbasan i tregoi kryeministrit se shqiptarët nuk gënjehen më me tunele elektorale.

“Ju jeni mbledhur këtu më shumë se asnjëherë tjetër për Partinë Socialiste. Kjo është fryma e rilindjes që po vjen, mbështjetja juaj për rilindje. Kjo është dita për të manifestuar këtu në qendrën e Peqinit dëshirën e papërmbajtur që historia e rrënimit të mbaroj dhe një histori e re të fillojë. Sot unë jam gdhirë me mbresën e jashtëzakonshme të mitingut madhështor që Elbasani zhvilloi dje duke i çuar një mesazh kumbues katragjyshit. Nuk gënjehet më ky populli as me asfalt elektoral, as me tunele elektorale sepse ky popull është në prag të vendimit për të dalë nga tuneli i papunësisë,  nga tuneli i varfërisë, nga tuneli i analfabetizmit, nga tuneli i ndotjes dhe i braktisjes, nga tuneli i korrupsionit dhe i krimit , nga tuneli i mungesës së shpresës ku Saliu e tërhoqi zvarrë, ku pas 8 vjetësh shqiptarët do të dalin me kokën lart për të ndërtuar rrugën e rilindjes ” tha Rama.