Denonconi shkeljet zgjedhore në: www.zalart.al

67
www.zalart.al
www.zalart.al

Një Projekt i quajtur Za’Lart, po mbledh denoncimet e qytetarëve, ndaj shkeljeve zgjedhore. Nga materialet e grumbulluara deri më tani janë konstatuar shkelje me administratën publike, manipulime për blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së saj, përfshirja e fëmijeve në tubime, etj.

Projekti Za’Lart është një projekt i shoqërise civile ku u mundësohet qytetarëve të raportojnë zgjedhjet. Projekti është realizuar me kontribut të Qytetarëve, nën moderimin e Institutit Shqiptar të Shkencave AIS, dhe me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA. Qëllimi i këtij Projekti është krijimi i një hapësire demokratike ku qytetari është aktiv nëpërmjet raportimeve të perceptimeve të tyre.

Platforma funksionon si web e njëkohësisht si aplikacion mobile. Këtu qytetari ka mundësi të raportojë në pak sekonda me fjalë dhe pamje atë çka ndodh në fushatë apo gjatë votimit. Qytetari shqiptar në vitet e fundit gjithnjë e më pak ndjehet aktor dhe pjesëmarrës në proces. Përdorimi i teknologjisë në monitorim qytetar të zgjedhjeve, është një gjetje aktuale, shumë e spikatur në disa procese zgjedhore në vende me demokraci apo pluralizëm të vonuar.

ZA’LART synon ti kthejë qytetarit shqiptar një mandat për t´u dëgjuar e për të kontribuar për një proces sa më të rregullt dhe transparent. Ky projekt realizohet me kontribut të Qytetarëve, nën moderimin e Institutit Shqiptar të Shkencave AIS, dhe me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA.

.