Berisha: Rama ju premton të shkuarën e hidhur

berishaKryeministri Berisha në fjalimin përmbyllës në Lezhë, u ka premtuar lezhjanëve se do të bëjë gjithçka që lezhjanët të punësohen. Berisha premtoi dyfishim të turizmit, dyfishim të bizneseve, fuqizim të fermave me trefishin e granteve dhe se të shfrytëzojë të gjitha burimet e mëdha të vendit, për t’i shndërruar në vlera, pasuri dhe mirëqenie për lezhjanët.

Berisha sulmoi dhe kundërshtarin e tij Rama nga Lezha duke iu thënë lezhjanëve, se Rama ju premtoi veçse të shkuarën e hidhur, bllokimin e ëndrrës suaj universitare, premtoi të mos ju lejojë të hyni në universitete, ju premtoi planet e partisë dhe jo liritë tuaja.

“Çfarë premtoi për ju, Edi Rama, premtoi bllokimin e ëndrrës suaj evropiane. A e keni dëgjuar ndonjëherë të shqiptoi fjalën integrim? As edhe një herë të vetme, kurrën e kurrës, sepse ai prej vitesh përpiqet ta bllokojë integrimin, të bllokojë ëndrrën tuaj, ëndrrën e shqiptarëve”-, tha Berisha.

“Nëna dhe motra të Lezhës, a mund të më thotë ndonjëra prej jush se çfarë premtoi Edi Rama tre muaj për nenat motrat vajzat dhe gratë shqiptare, qoftë dhe një gjë të vetme. Ai i përmendi ndonjëherë. Jo dhe jo. Dhe  e dini pse? Ai nuk përmend të rinjtë sepse ata votojnë PD , ai nuk përmend gratë se ato votojnë PD. Po unë jam këtu për tu zotuar para jush, së pari, ne që ulëm pabarazinë gjinore në rroga, nga 36%në 17 % 4 vitet që vijnë përsëri do ta përgjysmojmë, do të jemi një nga vendet më të barabarta në rroga në Evropë dhe më gjere. Do të bëjmë gjithçka të kreditojmë punësimin tuaj , bizneset tuaja në fshat dhe qytet, do të bëjmë gjithçka të ndëshkojmë  me forcën më të madhe të ligjit dhunën e turpshme kundër vajzave dhe grave”,-tha Berisha.

Rama: Berisha duart me gjakun e popullit

18-qershor-Edi-Rama-ne-Durres-300x158Në mitingun përmbyllës në Durrës, Partia Socialiste i bëri thirrje qytetarëve të Durrësit, të bashkojnë votat për Rilindjen. Lideri i selisë rozë, Rama deklaroi përpara qytetarëve të Durresit, se kur banorët dalin det në shesh, kuptohet që katragjyshin e ka marrë lumi me gjithë partinë e tij familjare dhe pushtetin e tij të marrë fund.

Rama deklaroi, se fermerët do të çlirohen nga barra e padurueshme e kostove të prodhimit, do të ulet çmimi i naftës dhe se do të zerohet taksa për plehrat, si edhe premtoi legalizime falas, pa asnjë kosto.

“Fermerët e Durrësit do të çlirohen nga barra e padurueshme e kostove të prodhimit. Me një votë tek numri 29-të do të ulim 35% çmimin e naftës, do të zerojmë taksat për plehrat, fidanët e makineritë bujqësore. Do të firmosim programin e madh të ujit në parcelë që brenda katër vitesh të mos ketë më një metër tokë bujqësore që të vuajë për ujë dhe të mos ketë më asnjë kilogram prodhim që të përmbytet nga uji. 

…ata kanë zgjedhur një emër për Kënetën, e quajnë Durrësi i ri dhe pra Durrësi i ri do të jetë pas katër vitesh kur ne të kemi përfunduar procesin e legalizimeve falas për të gjitha ato familje”, tha Rama.

Nga qyteti bregdetar, Rama nuk la pa sulmuar edhe Kryeministrin Berisha, duke ironizuar mbajtjen e antiplumbit prej tij dhe faktin se ai ruhet me 200 roje.

“Ju dëgjoni çdo ditë, një katragjysh me antiplumb që ju thotë se duhet të jeni të lumtur, ju shikoni çdo ditë një katragjysh me antiplumb dhe me 200 roje që shkon shesh më shesh i ndjekur nga një karvan autobusësh të mbushur me robër të pushtetit për të ju thënë se sa të lumtur duhet të jeni, se ç’mrekullira janë bërë këtu, se ç’përparim i paparë ka ndodhur në këtë vend”,-tha Rama

Rama iu drejtua sërish Kryeministri Berisha duke e pyetur publikisht, se pse i fsheh duart dhe si tregon publikisht çfarë ka bërë?

“Në 2005 ju thoshte shikojini sa të pastra i kam duart ma besoni drejtimin e këtij vendi dhe do ta pastrojë Shqipërinë nga korrupsioni, do e pastrojë Shqipërinë nga plehrat, do e pastrojë Shqipërinë nga ata që u kanë pirë gjakun. Po sot pse nuk ua tregon duart ku i ka duart, pse i fsheh duart e nuk i nxjerr? Sepse ai e di mirë që tanimë të gjitha vijat e atyre duarve janë të shënuara nga tragjeditë , dramat, mëkatet, fajet e dështimet e këtyre tetë viteve. Në ato duar rrjedh gjaku i pafajshëm i viktimave të Gërdecit dhe i dëshmorëve të 21 janarit. Në ato duar kullon zullumi i korrupsionit me pasuritë kombëtare dhe me pronën e shqiptarëve”,- deklaroi Rama në mitingun përmbyllës të Durrësit“, tha Rama.

 

G8, Obama e Putin: Jemi kundër dhunës

Foto nga takimi Obama-Putin (Kevin Lamarque, Reuters/Contrasto)
Foto nga takimi Obama-Putin (Kevin Lamarque, Reuters/Contrasto)

Luftime intensive u zhvilluan në qendër të Damaskut dhe në Alepo, në të njëjtën ditë kur udhëheqësit e G8-s u mblodhën në Irlandën e Veriut.

Presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë kanë pranuar, gjatë Samitit se ata kanë qëndrime gjerësisht të ndryshme mbi Sirinë, por pranuan të organizojnë një tjetër Samit në Gjenevë.

Pas bisedimeve kokë më kokë, Barack Obama dhe Vladimir Putin thanë se ndajnë dëshirën e përbashkët për t’i dhënë fund dhunës. Gjithashtu, të dy ata thanë se ishin optimist për Iranin, pas zgjedhjeve presidenciale atje.

Putin dhe Obama u takuan së bashku për rreth 2 orë, për të diskutuar për Sirinë gjatë këtij Samiti. Të dy ata u shfaqën të tensionuar, ndërkohë që po u adresoheshin gazetarëve pas takimit, teksa presidenti rus shihte vazhdimisht dyshemenë.

“Pozicionet tona nuk përputhen tërësisht, por ne jemi të bashkuar mbi qëllimin për t’i dhënë fund dhunës, për të ndalur numrin e viktimave në rritje në Siri, për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore, përfshi edhe bisedimet e Gjenevës” tha Putin.

Obama shtoi se dy liderët kishin udhëzuar ekipet e tyre për të nxitur më tej përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes në Zvicër. As rebelët dhe as qeveria siriane nuk janë angazhuar plotësisht për bisedimet e propozuara në Gjenevë, për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare, që ka lënë mbi 93 mijë njerëz të vdekur.

Obama dhe Putin thanë se kanë rënë dakord për t’u takuar në Moskë në shtator. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur gjithashtu, se Obama do t’u komunikojë vendeve të tjera të G8-s, se SHBA-të do të japin 300 milionë dollarë të tjera, si ndihmë për refugjatët brenda dhe jashtë Sirisë.

Ndërkohë duket se mosmarrëveshjet se si t’u jepet fund luftimeve duket se janë zgjeruar. Analistët theksojnë se vazhdimi i gjakderdhjes në Siri po paraqet shtimin e mosmarrëveshjeve mes rivalëve të vjetër.

Më herët, kombet e G8 diskutuan për ekonominë globale, teksa liderët e botës ranë dakord se perspektivat e botës mbeten të dobëta. Veç Britanisë, SHBA-ve dhe Rusisë, në Samitin e 39-të të G8 (në Lough Erne, County Fermanagh) kanë qenë të pranishme edhe Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

B.B Shqipërisë: Kujdes me borxhin publik

banka boteroreBanka Botërore parashikon se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë vitit 2013 do të jetë 1.8 përqind ndërsa kërkon të bëhet kujdes me borxhin publik.

Në raportin ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore thuhet se borxhi publik mbetet një problem për vendin tonë ndërsa theksohet se duhen reforma për të mbështetur rritjen ekonomike.

Sipas raportit të BB-së rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbështetet tek eksportet ndërsa një impakt pozitiv në ekonomi do të japë edhe rritja e ndjeshme e prodhimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu në raport theksoi se norma e papunësisë në Shqipëri është 12.8 %  dhe papunësia më e lartë është tek të rinjtë në nivelin 23.6 përqind.

Ndërkohë raporti i Bankës Botërore thotë se Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon me 3.1 % ndërsa thekson se papunësia e të rinjve është shqetësuese në të gjithë rajonin.

Dritan Dajti kërcënon gjyqtarët

dritan-dajti-gjyq_16Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve.

Pasi iu referua shoqërimit në Komisariat në seancën e mëparshme të një të afërmi, i pandehuri kërcënoi duke iu thënë gjyqtarëve “se siç më keni kërcënuar familjen, duke më shoqëruar pas seancës një të afërm, te njejten gje do bej dhe une me ju dhe familjaret tuaj”.

Kryesuesi i ceshtjes Idriz Mulkurti tentoi t’i sillte ne vemendje te pandehurit se Gjykata nuk ka asgje personale me te dhe se nuk e ka urdheruar Gjykata kete shoqerim. Por i pandehuri vijoi: “E kam unë personale me ju tashmë. Unë i njoh mirë ligjet, mos harroni se unë jam Dritan Dajti dhe po flisni me Dritan Dajtin”.

I qete Dajti vijoi t’u kujtoje gjyqtareve se kanë zhvilluar per gati dy vjet nje proces te mbyllur ne menyre qe publiku te mos marre vesh te verteten e 2009-ës e per kete Dajti iu drejtua gjyqtarëve duke thënë:”Ju kujtoj se pas zgjedhjeve do hap kutine e Pandores”.

Disa here gjyqtari Idriz Mulkurti u perpoq ta vere ne dijeni te pandehurin se po dilte jashte objektit te gjykimit, por Dritan Dajti pyeti duke kujtuar masakren e Durresit, ku mbeten te vrare kater police.”Pyesni mirë kush e vrau Saimir Duckollarin? Pse e vrau veten babai i tij? Pyesni mire e nderuar Gjykate”, e mbylli repliken e tij i pandehuri.

Pyetjes nëse do të mbrohej vetë, Dajti iu përgjigj negativisht, duke kujtuar Kodin e Procedurës. “Kërkoj të mbrohem me avokat e meqë nuk më keni gjetur avokat, kërkoj të largohem nga salla”, tha Dajti.

 

Creighton takohet me Dacic: Diskutohet aderimi i Serbisë në BE

Serbia-65316PostMinistrja e Punëve Europiane, Lucinda Creighton, është takuar me Kryeministrin serb Ivica Dacic, në Beograd. Takimi ishte një mundësi për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes së prillit, mbi dialogun Beograd- Prishtinë.

Ministri Creighton deklaroi, se takimi me Kryeministrin serb, ishte shumë konstruktiv dhe se Irlanda është një mbështetëse e fortë e zgjerimit në BE. Ajo theksoi gjithashtu, se një nga prioritetet e Presidencës irlandeze, është arritja e progresit për të gjithë vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate.

Irlanda ka mirëpritur Marrëveshjen e arritur më 19 prill, mbi normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Implementimi i kësaj Marrëveshje, theksoi Creighton, është ajo çka kërkohet në këto momente, duke konfirmuar optimizmin për angazhimin, që kanë shfaqur qeveria dhe kryeministri serb.

“Ne e dimë nga eksperienca jonë, se ndonjëherë është e nevojshme ndërmarrja e risqeve për paqe, por ne dimë gjithashtu, se shpërblimi në fund ia vlen për këto përpjekje. Shpresoj, se e njëjta gjë, do të jetë realitet për Serbinë. Presidenca irlandeze do të bëjë ç’është e mundur për të fiksuar një datë për hapjen e negociatave të aderimit në takimin e qershorit të Këshillit Europian”,- ka deklaruar Creighton.

Creighton ka deklaruar gjithashtu, se ndjehet krenare që arritja e dialogut historik Beograd- Prishtinë, u arrit nën Presidencën Irlandeze, duke theksuar se vetëm 20 vite më përpara shumica e Ballkanit ishte në luftë. Ajo vlerësoi në këtë kuadër, efektin transformues të politikave të zgjerimit në BE.

Ministrja Creighton do të takohet gjithashtu edhe me Ministrin e Mbrojtjes Aleksander Vucic, Kryetarin e Parlamentit Nebojsa Stefanovic, dhe Ministrin për Integrimin Europian, Susanna Grubjesic. Nesër pritet që Ministrja të udhëtojë në Prishtinë, për tu takuar me administratën e Kosovës.

Marrëveshja e arritur më 19 prill, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në Bruksel, hapi rrugën për avancimin e të dy vendeve drejt Bashkimit Europian. Një aplikim i shpejtë i kësaj Marrëveshje në terren, do të forconte pozitat e të dy vendeve përballë angazhimeve evropiane./im.ta/

 

 

Rruga e qumështit e parë nga malet Piz Urlaun në Zvicër

Rruga e qumështit e parë nga malet Piz Urlaun e Tödi, afër Linthal, në Zvicër. (Arno Balzarini, Epa/Corbis)
Rruga e qumështit e parë nga malet Piz Urlaun e Tödi, afër Linthal, në Zvicër. (Arno Balzarini, Epa/Corbis)

Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat

rama pkKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama i ka cilësuar si abusive premtimet e kryeministrit Berisha duke theksuar se ai çdo ditë thotë marrëzira në tentativë për t’iu shmangur disfatës që e pret në 23 qershor.

“Është për të ardhur keq për ne si shqiptarë për këtë vend që qeverisja është katandisur në pikën ku kryeministri cdo ditë thotë nga një marrëzi të re dhe ndjek me vrap hap pas hapi fushatën e opozitës duke u munduar t’i shmanget disfatës që e pret me premtime abuzive, me shpërdorim të madh të rolit publik të një kryeministri dhe në shkelje të plotë të dinjitetit të zgjedhësve” tha kryeministri.

Rama ka ironizuar edhe deklaratat e Berishës për uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve duke bërë batutë edhe me moshën e kryeministrit

“Deri të premten do e çojë moshën e pensionit në 40 vjeç, se e filloi para tre muajsh me 60, e çoi 55 dhe tani e çon 50. Ai mund ta çojë për minatorët deri 40 vjeç, për veten e vet mazallah se e ul e të pranojë se nuk ka më takat” tha Rama.

Gjithashtu kryesocialisti Rama i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha për legalizimet ndërsa ka premtuar sërish se ku proces do të jetë falas për qytetarët.

“Ndryshe nga çfare thotë ai mos i besoni se unë do u them shkoni nga erdhët e të tjera marrëzira. Ne do i bëjme falas legalizimet. Historia ka treguar, jo që unë jam armiku juaj, por që ai nuk është miku juaj. Historia ka treguar se ai i ka dashur mish për top për fushatë, pengje, për vota, i ka trajtuar si zgjedhës e jo njerëz, ndryshe sot do dilte ballëlartë para shqiptarëve dhe tu thoshte ua bëra legalizimet” tha Rama.

Ashton dhe Fyle: Duhet KQZ funksionale, që rezultati të jetë i pranueshëm nga të gjithë

European CommissionNë një Deklaratë të përbashkët, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle kanë nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve, si një test ndaj demokracisë dhe progresit europian. Ato kanë theksuar, se nevojitet një KQZ funksionale dhe se forcat politike në vend kanë përgjegjësinë të riformojnë besimin e publikut dhe të krijojnë kushtet që rezultatet zgjedhore të jenë të pranueshme nga të gjithë.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor përfaqësojnë një test të rëndësishëm për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e tij drejt Bashkimit Europian.

Ne po vazhdojmë të monitorojmë nga afër përgatitjet për zgjedhjet, duke nënvizuar nevojën për mbajtjen e tyre, në të njëjtën vijë me standardet Europiane dhe Ndërkombëtare dhe inkurajojmë ndjekjen e menjëhershme të gjetjeve të raportit paraprak të OSBE-së, zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Misionit Vëzhgues Elektoral. Në këtë kontekst, është gjithashtu e rëndësishme, që liderët politikë të gjejnë rrugën, të pranueshme për të gjithë, për të bërë KQZ-në tërësisht funksionale.

Rikujtojmë, se është përgjegjësi e përbashkët, e të gjithë liderëve politikë shqiptarë dhe partive të riforcojnë besimin e publikut në procesin elektoral dhe të krijojnë kushtet që rezultatet zgjedhore të jenë të pranueshme nga të gjithë.”- thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton dhe Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle. /im.ta/

PS denoncon djegien e dy automjeteve

mitingu-psDega e Partisë Socialiste në Kurbin si dhe ajo në Peqin kanë denoncuar djegien dhe dëmtimin e dy automjeteve që kjo force politike përdorte për transportimin e mbështetësve të saj. Incidenti i parë është shënuar në Peqin, pas mitingut të Partisë Socialiste. Sipas përfaqësuesve të PS-së, furgoni që kthehej nga Rrogozhina është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar presion ndaj mbështetësve të PS.

Në të njëtën kohë zyra elektorale e PS-së në Peqin pretendon se ëshëe dhunuar edhe një grua që ndodhej në furgon, mbështetëse e PS. Ndërkohë, policia e Elbasanit hedh poshtë pretendimet e PS për një incident elektoral, ndërsa shprehet se furgoni është dëmtuar duke thyer një prej xhamave, ndërsa po punohet për kapjen autoreve.

Ndërkohë në Kurbin, PS denoncon djegien e një furgoni që zyra elektorale kishte punësuar për nevoja te saj. Djegia e furgonit ka ndodhur ne fshatin Patok. Edhe këtë ngjarje partia socialiste e lidh me motive politike, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.