G8 nis punimet në Irlandën e Veriut

49

0,,16505059_403,00Në Belfast të Irlandës së Veriut zhvillon punimet samiti G-8. Situata në Siri është tema kryesore e këtij takimi dyditor, ku pritet me interes edhe qëndrimi i presidentit rus Putin.

Krerët e shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të fuqishme industrialiste dhe Rusia (G-8) zhvillojnë në Irlandën e Veriut një samit dyditor. Para nisjen zyrtare të samitit, europianët dhe amerikanët do të njoftojnë fillimin e negociatave për një Marrëveshje të tregtisë së lirë. Si temë kryesore e punimeve në këtë takim do të jetë lufta civile në Siri. Regjimi i Assad-it ndërkohë është izoluar shumë edhe në botën arabe. Po ashtu egjiptianët duan ti ndërpresin të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Damaskun.

I vetmi në këtë rajon ka mbetur Irani që mbështet regjimin e Assad-it, por pas zgjedhjeve të fundit presidenciale pritet që të ketë një pozicion të ri. Priten po ashtu bisedime të vështira me presidentin rus Vladimir Putin për këtë temë, sepse Moska mbështet pushtetmbajtësin sirian Baschar al-Assad dhe Putin konsiderohet si personi kyç në arritjen e një marrëveshjeje të grupit për Sirinë. Temë tjetër e punimeve të të këtij samiti janë edhe luftimi ndaj invazionit fiskal.

Samiti pritet me protesta

Ndërkohë Belfasti ka marrë të gjitha masat e sigurisë në gjithë vendin për shkak të protestave. Janë anagazhuar gjithësej 8000 policë. Organizatat humanitare bëjnë përgjegjëse vendet e G-8 për urinë dhe varfërinë në botë. Por ndryshe nga tradita e këtyre protestave që zhvillohen në kuadër të samiteve të G-8, në Belfast nuk pati aq shumë njerëz sa ç’pritej. Në vend të 5000 pjesëmarrësve, sipas policisë ishin vetëm 1500 vetë në protestë.

Organizatorët në fjalën e tyre në këtë fundajvë kritikuan liderët e G-8 si shkaktarë të varfërisë ekstreme të 1 miliard njerëzve në botë. Edhe papunësia në Irlandë, sipas tyre është rritur shumë./DW/