Terror policor me urdhër nga lart, Berisha dhe Noka përpara ligjit pas 23 qershorit

muliQarku i Kukësit po vihet në vëmendjen e mediave, pas denoncimit të LSI-së, në lidhje me një serë aktesh dhune dhe terrori elektoral.

Forcat policore kanë bastisur shtëpinë e Kreut të LSI-së në Fshatin Crnalevë – Komuna Shishtavec, z. Eshref Islami, pa pasur një mandat dhe duke e shoqëruar për në Komisariat, ku është mbajtur i izoluar për 4 orë.

Po në të njëjtën mënyre, ndërsa Ministri i Brendshëm, dhe kandidat për deputet i PD-së, Flamur Noka vijonte takimet e tij elektorale, është telefonuar Kryetari i LSI dhe Këshilltar në Komunën Topojan z. Rrustem Ahmeti dhe i është kërkuar të paraqitet në Drejtorinë e Policisë, pa asnjë lloj arsyeje.

E njëjta metodë terrori, është aplikuar dhe ndaj Kandidatin për Deputet të LSI në Has, z. Pëllumb Bardhoshi dhe të afërmeve të tij, ku forca speciale dhe efektivë të policisë së shtetit, kanë zbarkuar në mënyrë të dhunshme në Lagjen Bardhosh të Fshatit Qarr në Rrethin e Krumës duke hyrë në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të LSI, të të afërmve të kandidatit, duke bërë bastisje dhe kontroll pa mandat përkatës.

Në të njëjtën mënyrë është ndaluar dhe shoferi i z. Bardhosh në Komisariatin e Hasit pas ndërhyrjes së rreth 30 efektivëve të policisë dhe të forcave speciale. Përgjigja e autoriteteve ndaj pyetjes, se përse është ndaluar, ka qenë se është dhënë urdhër nga lart.

LSI deklaroi publikisht, se personat përgjegjës do të vihen përpara ligjit, duke paralajmëruar direkt për këto ngjarje Ministrin e Brendshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën.

« Keta lloj terrorucësh nuk trembin dot as pulat jo me hasianët, kuksianët dhe tropojanët, të cilët nuk kanë pyetur ndonjëherë për dhunën e Sali Berishës », tha LSI gjatë Deklaratës për shtyp.

LSI ka kontaktuar me zyrën e OSBE-ODIHR, Prezencën e BE në Tiranë, Ambasadën Amerikane dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ndalimin e kësaj dhune shqetësuese elektorale.

“Shteti i pas datës 23, do t’i qepet këmba këmbës të gjithë këtyre policëve, shiksave, forcave speciale që janë vënë në shërbim të kësaj dhune zgjedhore të Partisë Demokratike, deri sa të vendoset drejtësia dhe të japin llogari para ligjit për çdo akt terrori që po kryejnë. E themi këtë jo për hakmarrje politike, por si qëndrim politik për drejtësi”,- ka deklaruar LSI.

 

PD: Letër FBI-së, për të hetuar Ramën

Laura-Vorpsi-okPartia Demokratike në një Deklaratë për mediat, nëpërmjet zëdhënëses së saj Laura Vorpsi i kërkon liderit socialist Rama, të deklarojë të ardhurat. PD akuzon Ramën, se nuk ka paguar taksat dhe se fsheh të ardhurat e tij. PD ka deklaruar gjithashtu se Kongresit të Shteteve të Bashkuara i është dërguar një letër, ku i kërkohet FBI-së të hetojë liderin socialist Rama për pastrim parash.

“Rama thotë se do “ndajë me ju zemrën e tij”, por qytetarët kërkojnë që ai të ndajë me ta detajet e të ardhurave të tij të fshehura, dhe taksat e papaguara. Sepse ai nuk flet për asnjë nga to. Në fakt, kanë kaluar pothuajse dy javë që kur mësuam se në mënyrë të paligjshme Edi Rama dështoi të paraqesë deklarimin e të ardhurave të tij. Më pas ne mësuam nga lajmet se Rama jo vetëm që e ka fshehur deklaratën e të ardhurave, por ai gjithashtu nuk ka paguar as taksat për miliona lekë të ardhurash. Të gjitha këto në një kohë që është duke ndërtuar vilën e tij shumë milionëshe, që bazuar në të ardhurat e tij të deklaruara, ai nuk mund ta përballojë diçka të tillë. Atëherë, kush po e ndërton vilën e Edi Ramës? Ai as kësaj pyetje nuk po i përgjigjet.

Ndërsa tani, Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dërguar një letër, ku i kërkohet FBI-së të hetojë Edi Ramën për pastrim parash. Nga erdhën paratë? Cili është burimi i tyre? Edi Rama as për këtë nuk po jep përgjigje”,- deklaroi Vorpsi, në një Konferencë për shtyp për PD-në.

PS bën publike 40 emrat e Drejtuesve të Policisë, që do vihen para drejtësisë pas 23 qershorit

514PS ka bërë publike 40 emrat e Drejtuesve të Lartë të Policisë së Shtetit, të cilët do të përballen me drejtësinë pas 23 qershorit.

“40 emrat e parë të drejtuesve dhe efektivave të Policise së Shtetit, që sipas informacioneve tona janë përfshirë në makinerinë e manipulimit të votës dhe fushatës së partisë në pushtet, pas 23 qershorit, do përballen me drejtësinë”, ka deklaruar Tahiri.

“Ju qe jeni përfshirë aktivisht në makinerinë e manipulimit të Saliut të pashpresë, pas 23 qershorit, mos u habisni kur ligji të trokasë në derën tuaj. Dhe besojeni që sot, nesër, nuk do ketë as amnisti, as falje dhe as harresë. 

Mbajeni mend që sot, se ndihma për Saliun e pashpresë, do i’u kthehet mbrapsht me braktisje kur të jeni përballë forcës së ligjit. Dhe Saliu nuk do jetë aty t’ju ndihmojë më. 

Ju që sot doni t’i dilni për zot Saliut duke shkelur ligjin, të jeni të bindur se nesër para forcës së ligjit, nuk do iu dalë njeri për zot”. 

Lista e drejtuesve të përfshirë në fushatën e PD-së:

1. Gezim Gj./ Drejtoria Tiranë

2. Bujar A./ Drejtues- Drejtoria e Policisë

3. Kujtim M./ Shef Kuadri- Drejtoria Tiranë

4. Xhavid C./ Burime Njerëzore- Drejtoria Tiranë

5. Ramiz B./ Seksioni Anti Korrupsion- Drejtoria Tiranë

6. Astrit L./ Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Tiranë

7. Gazmend H./ Drejtues Komisariati

8. Nazmi Sh./ Drejtues Komisariati

9. Rakip H./ Drejtues Komisariati

10. Benet K./ Shef Sektori- Drejtoria Tiranë

11. Henigert M./ Shef Krimesh- Komisariati Tiranë

12. Pellumb N./ Drejtoria e Kufirit, Tiranë

13. Arjan H./ Krimi Ekonomik, Tiranë

14. Ervin D./ Shef Seksioni- Drejtoria Tiranë

15. Sokol S./ Drejtoria Tiranë

16. Granit Sh./ Drejtoria Tiranë

17. Agron B./ Drejtoria Tiranë

18. Fred Sh./ Drejtoria Tiranë

19. Him M./ Shef Rendi

20. Ilir Z./ Shef Qarkullimi

21. Altin M./ Oficer, Drejtoria Operacionale Tiranë

22. Hulian Sh./ Agjent Vëzhgimi

23. Durim S./ Agjent Vëzhgimi

24. Fatmir A./ Agjent Vëzhgimi

25. Bekim S./ Agjent Vëzhgimi

26. Gjergji M./ Agjent Vëzhgimi

27. Bardhi N./ Agjent Vëzhgimi

28. Ervin M./ Agjent Vëzhgimi

29. Gers L./ Agjent Vëzhgimi

30. Altin M./ Oficer, Reparti Renea

31. Osman L./ Oficer, FNSH

32. Mirbi B./ Inspektor, Komisariati Tiranë

33. Skender Gj./ Patrullë

34. Gjin Gj./ Seksioni i Ruajtjes së Objekteve

35. Osman F./ Oficer Komisariati Tiranë

36. Fatos M./ Agjent Krimesh, Komisariati Tiranë

37. Ylmi S./ Agjent Krimesh, Komisariati Tiranë

38. Besim N./ Agjent Krimi Ekonomik, Tiranë

39. Agron B., Komandant, Patrulla Tiranë

40. Florenc H., Inspektoriati Bashkia Tiranë

 

 

PS: Përpara Drejtësisë kush do të shkelë ligjin për thesin e votave të familjes

sajmir-tahiriPartia Socialiste nëpërmjet deputetit të saj Sajmir Tahiri, ka denoncuar tentativat për manipulimin e votës dhe shndërrimin e institucioneve të shtetit në reparte militantësh për zgjedhjet. Ai konfirmoi edhe njëherë përpara publikut, se do të çohen përpara drejtësisë të gjithë ato, që do të shkelin ligjin për thesin e votave të familjes. Ai denoncoi faktin se, Administrata Publike, Policia e Shtetit, dhe Garda e Republikës janë kthyer në reparte militantësh, ndërsa disa drejtues të policisë së shtetit, janë kthyer në hajdut ordiner që kërcënojnë vjedhjen e votave.

“Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo sipërmarrje që ka për qëllim manipulimin e votës. Nga mbledhja e kartave të identitetit deri të ofertat për para e ushqime, nga kërkesa për tu paraqitur ne seksionin e PD deri të detyrimi për të marrë pjesë në mitingjet e Saliut.  Çdo denoncim, pranë strukturave të PS, përfaqësuesve të PS, kandidatëve të PS, do trajtohet si konfidencial dhe me maksimumin e seriozitetit. Gjithashtu, kemi vënë dhe 2 numra në dispozicion për të mbledhur denoncimet e qytetarëve: 0682929292 (SMS) dhe 044801050 (TEL).

Ne jemi të vendosur të mos lejojmë të deformohet qoftë dhe një votë, sic jemi të bindur të merremi gjatë aq sa për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë marrë guximin të shkelin ligjin për thesin e votave të familjes.

Administrata Publike është kthyer ne seksion partie, ca nga detyrimi për ti kthyer mbrapsht shpërblimin politik partisë që i punësoi padrejtësisht, ca nga detyrimi për të mbuluar me punë partie zullumet e korrupsionit që kanë bërë gjatë këtyre viteve dhe ca të tjerë të detyruar nga kërcënimi me rrogën e bukën e gojës”,- tha Tahiri.

Tahiri denoncoi edhe faktin që institucionet shtetërore të sigurisë si Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, janë kthyer në reparte militantësh, duke u shndërruar në kamzhik për mbështetësit e PS apo hajdut ordiner që kërcënojnë njerëz për të mbledhur kartat e identitetit.

 

Sequi: Zgjedhjet test për institucionet demokratike në vend

EttoreSequi1Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, pas një vizite në KQZ, është deklaruar në të njëjtën vijë me prononcimet e Përfaqësueses së Lartë në BE, Ashton dhe Komisionerit për Zgjerimin në BE, Fyle se, është shumë e rëndësishme që KQZ të jetë funksionale duke e plotësuar atë. Ai theksoi se disa vendime në KQZ duhet të merren me 5 vota, çka aktualisht këto vendime po merren jo me një shumicë të cilësuar, siç e kërkon edhe ligji në fuqi.

“Ka disa vendime që duhet të merren me maxhorancë prej 5 votash. Politikanët ta bëjnë KQZ plotësisht operacionale dhe ta plotësojnë atë. Ashtu si e ka thënë edhe baronesha Ashton dhe komisioneri Fule duhet të jetë një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, për mendimin tim nuk është kurrë tepër vonë, për të siguruar që KQZ është plotësisht e formuar,  kjo është çështje e lidhur ngushtësisht me besimin që kanë zgjedhësit në proces”- tha Sequi.

Sequi ritheksoi të njëjtin mesazh, që Ashton, Fyle dhe Reeker kanë deklaruar, se këto zgjedhje janë test për institucionet demokratike të vendit, çka nënkuptohet, se ato janë nën kuadrin e plotësimit të kriterit politik  të Kopenhagenit. Sequi konfirmoi edhe njëherë se procesi po monitorohet nga afër.

“Ata duhet të sigurohen të ndodhin dy gjëra: që së pari zgjedhësit shqiptarë të kenë besim te procesi, ta pranojnë rezultatin dhe të kenë respekt për rezultatin. Ndaj të njëjtin mendim me Reeker, se ne si BE jemi në dakordësi të plotë me SHBA për procesin zgjedhor dhe zgjedhjet. Kjo është tepër e rëndësishme, pasi zgjedhjet janë të rëndësishme për institucionet demokratike të vendit, janë test për të, për ecurinë apo progresin drejt BE. Mesazhi është votoni, shprehni qartë detyrimin dhe të drejtën tuaj. Ne po e monitorojmë procesin nga shumë afër, ashtu si do e shihni edhe në ditët në vijim”- tha Sequi.

 

 

Fyle: Mali i Zi duhet të përballet me sfida të brendshme të akumuluara

EC photo
EC photo

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë në BE, Stefan Fyle është takuar dje në Bruksel, me Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic. Fokusi kryesor i bisedimeve të tyre, ishte situata politike në vend dhe progresi në negociatat e pranimit. Diskutimi u përqendrua edhe mbi sfidat e axhendës politike si edhe mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së ritmit të reformave për Malin e Zi.

Komisioneri Fyle ka deklaruar se, së fundmi, kemi akumulim të sfidave në axhendën poltike të Malit të Zi dhe se vendi ka filluar të përballet me to. Në lidhje me negociatat e pranimit, duke përfshirë edhe procesin e ekzaminimit, Fyle tha se po përparohej mirë, por ritheksoi rëndësinë e mbajtjes së momentit, për zbatimin e reformave të nevojshme.

“E mirëprita konsensusin e gjerë politik, së fundmi, për adresimin e çështjeve që kanë dominuar axhendën politike në muajt e kaluar. Konkludimi i këtij procesi me një konsensus të njëjtë, do të jetë thelbësore për ndërtimin e besimit në institucionet demokratike të vendit”,- tha Komisioneri Fyle.

Komisioneri Fyle, nënvizoi se tashmë është thelbësore të procedohet me adoptimin e amendimeve kushtetuese, duke fuqizuar pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit, siç është rekomanduar nga Komisioni i Venecias. Ai theksoi gjithashtu, se Mali i Zi tashmë ka nevojë të fuqizojë besimin në angazhimet e tij dhe aftësinë për progres në të gjitha çështjet që lidhen me fushën e sundimit të ligjit.

Mali i Zi deklaroi pavarësinë e tij më 2006 dhe vetëm në 2008, vendi aplikon për anëtarësim në Bashkimin Europian. Më 2010, Komisioni doli me një opinion të favorshëm për aplikimin e Malit të Zi, duke identifikuar 7 prioritetet kyçe, që nevojiteshin të adresoheshin për fillimet e negociatave dhe Këshilli i akordoi vendit, statusin kandidat. Më dhjetor 2011, Këshilli lançoi procesin e aderimit me synim hapjen e negociatave më qershor 2012, negociata të cilat filluan më 29 qershor 2012.

Në Raport Progresin e parë të përgatitur nga Komisioni Europian, për Malin e Zi, pas hapjes së negociatave të aderimit, KE konkludoi se vendi ka bërë një progres të mëtejshëm në ndërtimin e një ekonomie tregu funksional, ka përmirësuar aftësinë e tij në marrjen e përgjegjësive për një anëtarësim në BE dhe po vazhdon të përmbush kriteret politikë për anëtarësim në BE.

Më 18 dhjetor 2012 është mbyllur përkohësisht Kapitulli 25, që ka të bëjë me Shkencën dhe Kërkimin. Dhe më 15 prill 2013, kemi gjithashtu mbyllje të përkohshme të Kapitullit 26, që lidhet me Edukimin dhe Kulturën.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Malit të Zi dhe Komunitetit Europian funksionojnë nëpërmjet Misionit të Malit të Zi në BE, në Bruksel, i cili është funksional që prej vitit 2006 dhe Delegacionit të BE-së në Podgoricë të Malit të Zi, funksional që prej nëntorit 2007.

Dasmat më të shtrenjta të personave me famë

Dasmat e personave të famshëm janë nga më të shtrenjtat në botë dhe konsiderohen si shpenzime qesharake, pasi ceremonitë mbyllen shumë shpejt me divorce. Miliona dollarë të shpenzuara nëpër këto festa, të cilat shumica e tyre nuk zgjasin më shumë se disa vite, disa prej tyre madje dhe vetëm edhe disa ditë./weddinganswer.com/

David and Victoria Beckham- 800 mije dollare shpenzime per ceremonine
David and Victoria Beckham- 800 mije dollare shpenzime per ceremonine

 

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston- Ceremoni 1 milone dollare
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston- Ceremoni 1 milone dollare

 

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas- 1.5 milione dollare- me 2000
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas- 1.5 milione dollare- me 2000

 

Christina Aguilera dhe Jordan Bratman- 2 milione dollare
Christina Aguilera dhe Jordan Bratman- 2 milione dollare

 

Eddie Murphy dhe Nicole Mitchell- 1.2 milione dollare- me 1993
Eddie Murphy dhe Nicole Mitchell- 1.2 milione dollare- me 1993

 

Elton John dhe David Furnish- 1.75 milone dollare- me 2005
Elton John dhe David Furnish- 1.75 milone dollare- me 2005

 

Kim Kardashian dhe Kris Humphries- 10 milione dollare- martesa zgjati 72 dite
Kim Kardashian dhe Kris Humphries- 10 milione dollare- martesa zgjati 72 dite

 

Liza Minnelli dhe David Gest- 3.5 milione dollare
Liza Minnelli dhe David Gest- 3.5 milione dollare

 

Madonna dhe Guy Ritchie- 1.5 milione dollare- me 2000
Madonna dhe Guy Ritchie- 1.5 milione dollare- me 2000

 

Paul McCartney dhe Heather Mills- 3.2 milione dollare
Paul McCartney dhe Heather Mills- 3.2 milione dollare

 

Prince William dhe Kate Middleton- 34 milione dollare
Prince William dhe Kate Middleton- 34 milione dollare

 

Tom Cruise dhe Katie Holmes- 2 milione dollare- me 2006
Tom Cruise dhe Katie Holmes- 2 milione dollare- me 2006

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Thaçi takon ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Al Bader

18.6.2013_-_KM-2Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Kryeministri Thaçi ka pritur dje në takim, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al Bader.

Në takim Kryeministri ka falenderuar Ambasadorin për njohjen e Republikës së Kosovës nga Kuvajti, si dhe ka theksuar se tani është koha për thellimin e marrëdhënieve diplomatike si dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumëanshëm në mes të dy vendeve.

Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve mike do të thellohet në të gjitha fushat, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Republika e Kosovës mirëpret investimet ekonomike të Kuvajtit, u shpreh z. Thaçi.

Nga ana e tij, ambasadori z. Al-Bader, e falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe rikonfirmoi vullnetin e qeverisë së Kuvajtit për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, në veçanti në shkëmbimet ekonomike. Ambasadori Al-Bader në emër të Qeverisë së Kuvajtit ftoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës për një vizitë zyrtare në Kuvajt, e cila vizitë do të ishte një rast i mirë për të shpalosur të gjitha mundësitë e investimeve në Kosovë.

Obama fjalim tek Porta e Brandenburgut

foto reuters
foto Reuters

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve sot në Berlin.

Zoti Obama do të flasë në Portën historike të Brandenburg, në të njejtin vend ku Presidenti John F. Kennedy e shpalli veten qytetar të  Berlinit të ndarë në vitin 1963 dhe ku Presidenti Ronald Reagan i kërkoi me këmbëngulje udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, të shembte Murin e Berlinit në vitin 1987.

Shtëpia e Bardhë tha se Lufta e Ftohtë ka marrë fund, for problemet aktuale kërkojnë të njejtin aktivizëm qytetar, përfshirë ngrohjen globale, përhapjen e armëve bërthamore dhe terrorizmin.

Zoti Obama ka gjithashtu në palan të takohet me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për bisedime mbi Sirinë, Afghanistanin dhe përgjimet e telefonave dhe internetit nga Shtetet e Bashkuara./VOA/

PS padi penale ndaj KQZ-së dhe Lefteri Lleshit

Lefterije-Lleshi-LuziPartia Socialiste, po ngre një padi kundër kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi dhe administratës zgjedhore. Padia ngrihet mbi bazën ligjore të “shpërdorimit të fondeve publike dhe cënimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”.

“Ajo që KQZ provoi ishte një vonesë dymujore për një, dy apo tri faqe specifikime teknike, e thënë ndryshe, dy muaj për të vonuar dhe për të dështuar procesin dhe sigurisht jo me kokën e tyre. Sot vërtetojmë dyshimin se qeveria në asnjë moment nuk ka dashur të realizohet ky projekt dhe nëpërmjet institucionit vegël, që është KQZ-ja, po i jep goditjen e fundit projektit SEV. Përfundimisht zonja kryetare, në këtë dështim të orkestruar KQZ është para të gjithëve ligjërisht përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”, tha përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjonçaj.