Rama: Berisha duart me gjakun e popullit

56

18-qershor-Edi-Rama-ne-Durres-300x158Në mitingun përmbyllës në Durrës, Partia Socialiste i bëri thirrje qytetarëve të Durrësit, të bashkojnë votat për Rilindjen. Lideri i selisë rozë, Rama deklaroi përpara qytetarëve të Durresit, se kur banorët dalin det në shesh, kuptohet që katragjyshin e ka marrë lumi me gjithë partinë e tij familjare dhe pushtetin e tij të marrë fund.

Rama deklaroi, se fermerët do të çlirohen nga barra e padurueshme e kostove të prodhimit, do të ulet çmimi i naftës dhe se do të zerohet taksa për plehrat, si edhe premtoi legalizime falas, pa asnjë kosto.

Fermerët e Durrësit do të çlirohen nga barra e padurueshme e kostove të prodhimit. Me një votë tek numri 29-të do të ulim 35% çmimin e naftës, do të zerojmë taksat për plehrat, fidanët e makineritë bujqësore. Do të firmosim programin e madh të ujit në parcelë që brenda katër vitesh të mos ketë më një metër tokë bujqësore që të vuajë për ujë dhe të mos ketë më asnjë kilogram prodhim që të përmbytet nga uji. 

…ata kanë zgjedhur një emër për Kënetën, e quajnë Durrësi i ri dhe pra Durrësi i ri do të jetë pas katër vitesh kur ne të kemi përfunduar procesin e legalizimeve falas për të gjitha ato familje”, tha Rama.

Nga qyteti bregdetar, Rama nuk la pa sulmuar edhe Kryeministrin Berisha, duke ironizuar mbajtjen e antiplumbit prej tij dhe faktin se ai ruhet me 200 roje.

“Ju dëgjoni çdo ditë, një katragjysh me antiplumb që ju thotë se duhet të jeni të lumtur, ju shikoni çdo ditë një katragjysh me antiplumb dhe me 200 roje që shkon shesh më shesh i ndjekur nga një karvan autobusësh të mbushur me robër të pushtetit për të ju thënë se sa të lumtur duhet të jeni, se ç’mrekullira janë bërë këtu, se ç’përparim i paparë ka ndodhur në këtë vend”,-tha Rama

Rama iu drejtua sërish Kryeministri Berisha duke e pyetur publikisht, se pse i fsheh duart dhe si tregon publikisht çfarë ka bërë?

Në 2005 ju thoshte shikojini sa të pastra i kam duart ma besoni drejtimin e këtij vendi dhe do ta pastrojë Shqipërinë nga korrupsioni, do e pastrojë Shqipërinë nga plehrat, do e pastrojë Shqipërinë nga ata që u kanë pirë gjakun. Po sot pse nuk ua tregon duart ku i ka duart, pse i fsheh duart e nuk i nxjerr? Sepse ai e di mirë që tanimë të gjitha vijat e atyre duarve janë të shënuara nga tragjeditë , dramat, mëkatet, fajet e dështimet e këtyre tetë viteve. Në ato duar rrjedh gjaku i pafajshëm i viktimave të Gërdecit dhe i dëshmorëve të 21 janarit. Në ato duar kullon zullumi i korrupsionit me pasuritë kombëtare dhe me pronën e shqiptarëve”,- deklaroi Rama në mitingun përmbyllës të Durrësit“, tha Rama.