Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat

51

rama pkKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama i ka cilësuar si abusive premtimet e kryeministrit Berisha duke theksuar se ai çdo ditë thotë marrëzira në tentativë për t’iu shmangur disfatës që e pret në 23 qershor.

“Është për të ardhur keq për ne si shqiptarë për këtë vend që qeverisja është katandisur në pikën ku kryeministri cdo ditë thotë nga një marrëzi të re dhe ndjek me vrap hap pas hapi fushatën e opozitës duke u munduar t’i shmanget disfatës që e pret me premtime abuzive, me shpërdorim të madh të rolit publik të një kryeministri dhe në shkelje të plotë të dinjitetit të zgjedhësve” tha kryeministri.

Rama ka ironizuar edhe deklaratat e Berishës për uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve duke bërë batutë edhe me moshën e kryeministrit

“Deri të premten do e çojë moshën e pensionit në 40 vjeç, se e filloi para tre muajsh me 60, e çoi 55 dhe tani e çon 50. Ai mund ta çojë për minatorët deri 40 vjeç, për veten e vet mazallah se e ul e të pranojë se nuk ka më takat” tha Rama.

Gjithashtu kryesocialisti Rama i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha për legalizimet ndërsa ka premtuar sërish se ku proces do të jetë falas për qytetarët.

“Ndryshe nga çfare thotë ai mos i besoni se unë do u them shkoni nga erdhët e të tjera marrëzira. Ne do i bëjme falas legalizimet. Historia ka treguar, jo që unë jam armiku juaj, por që ai nuk është miku juaj. Historia ka treguar se ai i ka dashur mish për top për fushatë, pengje, për vota, i ka trajtuar si zgjedhës e jo njerëz, ndryshe sot do dilte ballëlartë para shqiptarëve dhe tu thoshte ua bëra legalizimet” tha Rama.