Në raportin ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore thuhet se borxhi publik mbetet një problem për vendin tonë ndërsa theksohet se duhen reforma për të mbështetur rritjen ekonomike.
Sipas raportit të BB-së rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbështetet tek eksportet ndërsa një impakt pozitiv në ekonomi do të japë edhe rritja e ndjeshme e prodhimit të energjisë elektrike.
Gjithashtu në raport theksoi se norma e papunësisë në Shqipëri është 12.8 % dhe papunësia më e lartë është tek të rinjtë në nivelin 23.6 përqind.
Ndërkohë raporti i Bankës Botërore thotë se Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon me 3.1 % ndërsa thekson se papunësia e të rinjve është shqetësuese në të gjithë rajonin.