PS denoncon djegien e dy automjeteve

56

mitingu-psDega e Partisë Socialiste në Kurbin si dhe ajo në Peqin kanë denoncuar djegien dhe dëmtimin e dy automjeteve që kjo force politike përdorte për transportimin e mbështetësve të saj. Incidenti i parë është shënuar në Peqin, pas mitingut të Partisë Socialiste. Sipas përfaqësuesve të PS-së, furgoni që kthehej nga Rrogozhina është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar presion ndaj mbështetësve të PS.

Në të njëtën kohë zyra elektorale e PS-së në Peqin pretendon se ëshëe dhunuar edhe një grua që ndodhej në furgon, mbështetëse e PS. Ndërkohë, policia e Elbasanit hedh poshtë pretendimet e PS për një incident elektoral, ndërsa shprehet se furgoni është dëmtuar duke thyer një prej xhamave, ndërsa po punohet për kapjen autoreve.

Ndërkohë në Kurbin, PS denoncon djegien e një furgoni që zyra elektorale kishte punësuar për nevoja te saj. Djegia e furgonit ka ndodhur ne fshatin Patok. Edhe këtë ngjarje partia socialiste e lidh me motive politike, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.