Urdhërohen të jenë në terren ditën e zgjedhjeve, Forcat Komando dhe Ushtria

policet-2_1Policia e Shtetit vendos ruajtjen e institucioneve shtetërore me Forcat Komando dhe Ushtrinë dhe vendos nxjerrjen e 1000 efektivë më tepër se, në zgjedhjet lokale të 2011.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka sqaruar: “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të masave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ka nxjerrë urdhrin “Për dorëzimin dhe marrjen në ruajtje të Objekteve Shtetëror, nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë”.

Njoftimin sqaron, se për Procesin Zgjedhor Qershor 2013, është shtuar numri i Objekteve të VNV-ve, si dhe QV-ve, me rreth 700 objekte më tepër se në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Maj 2011 dhe ruajtja e sigurimi i tyre kërkon angazhimin e rreth 1000 punonjësve të policise.

“Për këtë lindi si domosdoshmëri angazhimi me këto detyra i personelit policor të strukturave të Objekteve që merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me ruajtjen e Objekteve të Rëndësishme Shtetërore”.

Strukturat vendore të Policisë janë urdhëruar që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. “Dorëzimi i objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura do të fillojë rreth orës 14.00’ të ditës së sotme, datë 20.06.2013.

Ruajtja e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik nga efektivat e Forcave të Armatosura do të kryhet deri me datë 25.06.2013.

Ndërkohë Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur që të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivat e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte, me qëllim garantimin e plotë të ruajtjes së tyre gjatë periudhës 20-25 qershor 2013”, thuhet në njoftim.

Më poshtë është lista e plotë e objekteve të rëndësisë së veçantë dhe të trupit diplomatik, që do të merren në ruajtje nga forcat e Ushtrisë:

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër:

Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Konsullata Italiane;

Gjykata e Apelit;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Drejtoria e Policisë Qarkut Kukës:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë:

Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;

Gjykata e Apelit;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Konsullata Greke;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.

Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë:

Ruan me punonjës policie 4 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;

Gjykata e Apelit;

Konsullata Italiane;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës:

Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Gjykata e Apelit;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër:

Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;

Gjykata e Apelit;

Konsullata Greke;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Drejtoria e Policisë Qarkut Berat:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;

Filiali i Bankës së Shqipërisë Lushnjë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë:

Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykatës Kushtetuese,

Gjykatës së Lartë ,

Arkivit Qendror Shtetërore

Komisariati Policisë Nr. 1

Ambasadat që sigurohen me punonjës policie

1.       Ambasada U.S. Amerikane

2.      Ambasada Palestineze

3.      Ambasada Holandeze

4.      Ambasada Rumune

5.      Ambasada e Iranit

6.      Ambasada Italiane

7.      Ambasada e Libisë

8.      Ambasada Kroate

9.      Ambasada Suedeze

10.  Ambasada Turke

11.  Ambasada e Brazilit

12.  Ambasada e Malit të Zi

Rezidencat që sigurohen me punonjës policie

1.      Rezidenca U.S. Amerikane

2.      Rezidenca Italiane

3.      Rezidenca Suedeze

4.      Rezidenca Spanjolle

5.      Rezidenca e  O.S.B.E-së

6.      Rezidenca Polake

7.      Rezidenca Ruse

8.      Rezidenca Holandeze

9.      Rezidenca për sigurinë e O.K.B-së

10.  Rezidenca e Ambasadës së Brazilit

11.  Rezidenca Iraniane

12.  Rezidenca e Ambasadorit të Katarit

13.  Rezidenca e Ambasadorit të Kuvajtit

14.  Rezidenca e Ambasadorit të Izraelit

Komisariati Policisë Nr. 2

Ambasadat që sigurohen me punonjës policie

1.      Ambasada Ruse

2.      Ambasada e Danimarkës

3.      Ambasada Kineze

4.      Ambasada Maqedonase

5.      Ambasada Serbe

6.      Ambasada Angleze

7.      Ambasada Gjermane

8.      Ambasada Greke

9.      Ambasada Austriake

10.  Ambasada e Arabisë Saudite

11.  Ambasada e Egjiptit

12.  Ambasada Spanjolle

13.  Ambasada e Kosovës

14.  Ambasada Sllovene

15.  Ambasada e Zvicrës

16.  Ambasada e Izraelit

Rezidencat që sigurohen me punonjës policie

Rezidenca e Zvicrës

Rezidenca Çeke

Rezidenca Angleze

Rezidenca e Arabisë Saudite

Selia e Bankës Botërore

Rezidenca e Palestinës

Selia e Menaxheres së Bankës Botërore

Selia e O.K.B -së “One Un Ifice”

Komisariati Policisë Nr. 3

Ambasadat  që sigurohen me punonjës policie

1.      Ambasada e Vatikanit

2.      Ambasada Polake

3.      Ambasada Hungareze

4.      Ambasada Franceze

5.      Ambasada Bullgare

6.      Ambasada Çeke

7.      Ambasada Sllovake

8.      Ambasada e Kuvajtit

 Rezidencat që sigurohen  me punonjës policie

Rezidenca e Kosovës

Rezidenca e Ambasadës së Egjiptit

Rezidenca Bullgare

Rezidenca Sllovake

Komisariati Policisë Nr. 4

Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror:

Objektin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar

Komisariati i Policisë Kavajë

Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë;

Në total shuma e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë është 100.

 

Letër Arjan Canit: Berisha vrau kushëririn tënd Ziver Veizin, më 21 Janar

cani-me-berishenLetra e mëposhtme është dërguar për botim nga xhaxhai i moderatorit të emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani. /Gazeta Dita/

Nga Namik Çani 

I dashur nipçe,

Të shkruaj nga Saranda, unë xhaxhai tënd, që të kam dashur dhe të dua shumë, njësoj si fëmijët e mi.

Unë krenohesha me ti, mor i dashur Arjan, jo vetëm unë, por  gjithë familja e fisi ynë në fshatin Mashkullorë e kudo ku jetojnë e punojnë me punë të pastër e të ndershme, krenoheshim për emisionin tënd aq shumë popullor “Zona e Lirë”.

Por çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer, që aq shumë dëme e krime i ka bërë Shqipërisë e popullit shqiptar? Çfarë të shtiu që u fute në politikë, kur s’merr vesh nga politika?!

Ne nuk na lidh asgjë me Berishën e sojin e sorollopin e tij, përkundrazi jemi kundërshtarë të tij për gjithë ato mynxyra që i ka shkaktuar këtij populli.

Po çfarë thotë ai i nëmur për luftën dhe dëshmorët a e ke dëgjuar ti? Ti e di, mor i dashur nipçe, që në rrethin tonë familjar kemi tetë dëshmorë të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Babai dhe dajoja i babait tënd, katër xhaxhallarë të babait tënd, dy kushërinj të parë, Ali Çani 19-vjeç, partizan i brigadës së gjashtë sulmuese, i cili u vra në Borsh të Sarandës dhe vëllai i tij, Riza Çani, që u vra në luftën e Labinotit në Elbasan. Nuk mjafton gjithë kjo gjakderdhje?

Po ti e di edhe çfarë lidhje ka Berisha e Lul Basha me vrasjen në mes të bulevardit në 21 Janar të Ziver Veizit, kushëririt tënd, ose nipin e babait tënd, i cili qëndronte me duar në xhepa e shikonte me habi kryeministrinë, se nuk e kishte parë ndonjëherë??

Ti, mor i dashur nipçe, ke një familje të mrekullueshme. Babai yt mbeti jetim në moshën 2-vjeç, u rrit me vështirësi, vazhdoi shkollën “Skënderbe” dhe Shkollën e Bashkuar dhe doli oficer. Punoi me devotshmëri dhe arriti deri në komandant prapavije i divizionit të Delvinës.

Mamaja jote punoi arsimtare në Gjirokastër e Përmet dhe për punën e saj të përkushtuar është dekoruar nga presidiumi i Kuvendit Popullor. Vëllai yt më i vogël është intelektual i shquar, punon me përkushtim e pastërti dhe zotëron shtatë gjuhë të huaja, ne mburremi me të.

Pse i harrove gjithë këto, pse u shkëpute ideologjikisht nga trungu jonë familjar? Mendohem unë ditë e natë dhe nuk gjej asnjë shkak për qëndrimin tënd kaq të neveritshëm. Të kam bërë thirrje vazhdimisht që të ndryshosh rrugën që ke marrë, por nuk më ke dëgjuar, përsëri si xhaxha i dhembshur të bëj thirrje: Ndrysho qëndrim, të presim në familjen tonë të përbashkët. Ky është edhe mendimi i prindërve të tu.

Përshëndetje xhaxhai yt që të do me shpirt!

 

 

FRD: Prokuroria të nisë hetimin,qeveria përgjegjëse për dështimin elektronik në KQZ,

FRD Eni FeruliPartia Fryma e Re Demokratike bëri sot publik qëndrimin e saj, lidhur me dështimin e plotë të instalimit dhe vënies në funksionim të sistemeve SEN dhe SEV, të cilat do të mundësonin verifikimin elektronik të votuesve në Qarkun Tiranë dhe numërimin e votave në Qarkun e Fierit.

FRD deklaroi se, në vazhdën e një sërë skenarësh që po projektohen për manipulimin e votës së shqiptarëve nga partia në pushtet, sistemet elektronike të mësipërme, përbënin një pengesë kryesore për t’i hapur rrugë sëmundjes së vjetër të Kryeministrit në ikje.

“Që në amendimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor vitin e kaluar, të binte në sy paradoksi se këto sisteme do të ishin në fazën e një projekti pilot për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vendin tonë. Parë në këtë këndvështrim, ishte e dukshme dhe e pritshme që eksperimentet e këtij lloji me votën e shqiptarëve do të mbartnin me vete një mungesë serioziteti dhe papërgjegjshmërie nga ana e administruesve të zgjedhjeve.

Fryma e Re Demokratike akuzon në mënyrë direkte qeverinë, e cila në këto ditë të nxehta, në mënyrë të qëllimshme nuk arriti të instalojë një sistem modern të administrimit të votës, qoftë dhe në mënyrë të pjesshme, duke shkelur kështu premtimin e saj publik, madje dhënë edhe tek partnerët tanë ndërkombetarë, për zgjedhje të lira dhe sipas standarteve.
Në 23 Qershor, votuesit shqiptare do të shkojnë në votime jo vetëm me një Komision Qëndror të Zgjedhjeve të gjymtuar nga politika e konfliktualitetit, jo vetëm nën thundrën e presioneve për të imponuar vullnetin e tyre sovran, por edhe me një mangësi flagrante të standarteve ligjore në fuqi, sikundër është mungesa e sistemeve elektronike përkatëse.
Partia jonë, vëren se dështimi i plotë i sistemeve elektronike të administrimit zgjedhor, ka krijuar krahas të tjerash konseguenca të rënda në raport me ligjin, për të cilat medoemos duhet kërkuar përgjegjësia edhe penale për funksionarët publik të përfshirë në këtë proces.

Në këto kushte i bejme apel institucionit të akuzës që në mënyrë urgjente dhe me iniciativën e saj të fillojë hetimin mbi dëmin ekonomik të shkaktuar taksapaguesve dhe shpërdorimin e detyrës në mënyrë të qëllimshme të konsumuar nga nëpunës të papërgjegjeshëm.

Partia Fryma e Re Demokratike, i ka paraprirë prej kohësh dështimit të pritshëm dhe të qëllimshëm të sistemeve elektronike, duke marrë masat e saj përkatëse. FRD po hyn në këto zgjedhje me një strategji të qartë për të mbrojtur me çdo kusht vullnetin e votuesve të saj dhe deklaron se do të jetë e gatëshme për tu përballur me çdo sfidë administrative dhe ligjore që do të cënojë këtë proces zgjedhor” -, deklaroi Eni Feruli në emër të FRD-së.

 

Thaçi takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë Emma Bonino

19.6.2013_-_KMKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur dje Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Emma Bonino.  Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë dhe për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hashim Thaçi në takim bëri një ekspoze të të arriturave të Kosovës gjatë periudhës 5 vjeçare pas shpalljes së pavarësisë, duke u fokusuar në procesin e konsolidimit të institucioneve demokratike, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe procesin e njohjeve ndërkombëtare.

Kryeministri shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e reformave në politikë, legjislacion dhe ekonomi, në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës evropiane të integrimit.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Italisë, Kryeministri Thaçi në takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Në takimin e sotëm mes Kryeministrit Thaçi dhe Ministres Bonino u bisedua edhe për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi ritheksoi vullnetin e institucioneve kosovare që kjo marrëveshje të fillojë të zbatohet menjëherë, në mënyrë që edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës të krijohen mundësitë për zhvillim ekonomik dhe për funksionimin e institucioneve legjitime.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino vlerësoi lartë përkushtimin e kryeministrit Hashim Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe historik, që është në të mirë të forcimit të paqes, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal.

Perspektiva e Kosovës është perspektiva evropiane dhe në këtë drejtim Italia do të vazhdojë mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Kosovës, tha ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, në takimin që zhvilloi me Kryeministrin Thaçi.

Tropoja para arrestimit të Berishës, vrasjet në komisariat dhe lirimi i të dënuarve

haklajt-300x211Artan Hoxha rrëfen për Gazetën Dita

Janë ngjarje tragjike, pjesë e një zinxhiri pa fund…. Pas vrasjes së Major Ylvi Bengasit më 1 nëntor 2000, drejt Tropojës u nisën forcat speciale të repartit RENEA dhe batalioni special i ushtrisë. Objektivi i tyre ishte ndërhyrja në dy fshatra, Shoshan dhe Luzhë, ku kishte informacione se qëndronin grupe personash të armatosur. Fillimisht drejtuesit e forcave speciale hartuan planin se si do të hynin në këto dy vatra të nxehta, por më pas një urdhër i ardhur nga e lartë bëri që ky aksion të anulohej. Mjaftonte që në njërin nga fshatrat ku pritej ndërhyrja e forcave speciale të kishte viktima në njerëz, dhe atëherë opozita që i cilësonte si bastione të militantëve të saj, do të fajësonte qeverinë e kryeministrit Meta . Për të shmangur përkeqësimin e situatës, trupat speciale të Ushtrisë dhe reparti RENEA u larguan nga Tropoja në mesin e nëntorit. Por ajo që drejtuesit e shtetit po përpiqeshin ta parandalonin duke toleruar grupet e armatosura në Tropojë, ndodhi ditën e festës kombëtare të flamurit.

PROTESTA

Paraditen e 28 nëntorit 2000, dega lokale e Partisë Demokratike në Tropojë organizoi një protestë për vjedhjen e votave që i ishte bërë opozitës në zgjedhjet për pushtetin vendorë. Policia e Tropojës kishte siguruar informacione në rrugë operative se atë ditë pritej të ndodhte një ngjarje e rëndë. Përveç trupave të policisë vendase, atë ditë në Bajram Curri ndodheshin dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Kukzsit, që morën detyrë të siguronin godinën e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit. Protestuesit pasi bën një xhiro në shëtitoren kryesore të qytetit, iu drejtuan godinës së gjykatës dhe prokurorisë. Ata kërkuan largimin e forcave të FNSH-së nga Tropoja. Të vënë nën presion, trupat e FNSH-së nuk bën asnjë përpjekje për tu përballur me turmën, nga radhët e së cilës u shfaqen një grup personash të armatosur që hapën zjarr mbi muret e godinës. Brenda pak minutash trupat e FNSH-së i zuri paniku. Për të shpëtuar kokën nga breshëritë e armëve që godisnin muret e gjykatës, ata u detyruan të linin objektin në mëshirë të fatit dhe të shpërndaheshin pa nam e nishan nëpër banesat e qytetarëve. Shefi i komisariatit të Tropojës Ali Gjoni nuk mund tu vinte në ndihmë, për shkak se ishte njoftuar që pasi të pushtohej gjykata, personat e armatosur do mësynin drejt komisariatit. Në të vërtetë ashtu ndodhi.

|hardcopy|2007/11/13 18:14:33 Shefqet cakiqi ACER-59DE6FF88DSULMI

Dhjetëra militantë të opozitës u përdorën si një mburojë njerëzore nga personat e armatosur për t’iu afruar sa më shumë të ishte e mundur godinës së policisë. Pjesa dërrmuese e efektivit të policisë, kur mësuan se çfarë pritej të ndodhte, braktisën detyrën. Një përfaqësi e protestuesve kontaktoi më drejtuesit e komisariatit duke u kërkuar atyre lirimin e të burgosurve politikë. Në të vërtetë në qelitë e paraburgimit të Tropojës kishte vetëm të burgosur ordinerë dhe vrasës të rrezikshëm. Duke qenë se situata kishte dalë jashtë kontrollit, policia u detyrua ti lironte të gjithë të paraburgosurit, pavarësisht motivit për të cilin ishin arrestuar. Mes tyre ishte dhe Pëllumb Ndrevata, një personazh që kreu një seri vrasjesh pas lirimit më 28 nëntor 2000, deri sa u ekzekutua në vitin 2006, gjatë një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Pasi korrën fitoren e parë, negociatorët e protestuesve u rikthyen serish në komisariat duke kërkuar që policia ta braktiste objektin, në të kundërt do të sulmohej me mitralozë dhe armë kundërtanke. Kur hasën në rezistencën e drejtuesve të policisë, personat e armatosur, që ishin kryesisht me precedentë penalë dhe shfrytëzonin mbështetjen e opozitës për ti shpëtuar drejtësisë, hapën zjarr mbi komisariatin e Bajram Currit. Përballja mes të dy palëve ishte e ashpër. Personat e armatosur u pozicionuan në disa pallate dykatëshe që ndodhen përballë komisariatit. Një grup prej tyre sulmoi me zjarr hyrjen e komisariatit ku qëndronte oficeri i rojës. Drejtuesit e komisariatit dhe disa efektivë të policisë që vendosën të mos e lëshonin objektin, u kundërpërgjigjen duke hapur zjarr në ajër e më pas edhe mbi pozicionet nga qëlloheshin me armë automatike. Kur e panë se komisariati nuk po dorëzohej, personat e armatosur u detyruan të përdornin edhe armë kundërtanke mbi godinën e policisë. Por për fat nuk shkaktuan dëme në njerëz. Disa prej tyre mundën të futeshin dy herë deri në shkallët e katit të dytë të godinës, por u sprapsën nga policia duke pasur dhe të plagosur.

TELEFONATA

Ardhja e përforcimeve nga Tirana në ndihmë të policisë dukej e pamundur, pasi helikopteri i forcave speciale mund të qëllohej gjatë uljes në Dubravë. Në një situatë të tillë policia u bëri thirrje me megafon personave të armatosur që të tërhiqeshin, por këta të fundit nuk hiqnin dorë nga qëllimi i tyre për të marrë komisariatin. Gjatë një tentative që u bë nga jashtë komisariatit për të hyrë në godinë, pati një shkëmbim të ashpër zjarri që përfundoi me viktima. Syl Lusha, njëri nga personat e akuzuar për trazirat e 14 shtatorit 1998 në Tiranë, i cili kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu, mbeti i vrarë në hyrje të komisariatit, sapo kaloi zyrën e informacionit. Pas tij pati dhe të paktën 4 të plagosur nga radhët e personave të armatosur që sulmuan komisariatin. Në momentet më kritike, shefit të komisariatit Ali Gjoni, i erdhi një telefonatë me numër fiks nga Hamdi Haklaj. Haklaj u interesua mbi gjendjen në komisariat dhe disa të afërm apo miq të tij që ndodheshin brenda godinës. Hamdiu i tha komisarit të Tropojës se nëse kishte nevojë për ndihmë, ai ishte gati të zbriste me njerëzit e tij nga Kërnaja. Por Gjoni u shpreh se po e përballonte situatën, dhe nëse e shihte keq punën do ti drejtohej Haklajve për ndihmë. Rezistenca e trupave të policisë që kishin mbetur brenda objektit dhe përhapja e lajmit se në ndihmë të komisariatit ishte nisur Hamdi Haklaj dhe njerëzit e tij, ndikuan në uljen e moralit te autorët e sulmit. Rreth orës 15.00 të 28 nëntorit, ata u detyruan të tërhiqen pa e pushtuar komisariatin.

Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj dhe Feriz Kerrnaja

haklajt-300x211
Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj dhe Feriz Kerrnaja

Në Tiranë, kryeministri Meta akuzoi liderin e opozitës Berisha dhe mbështetësit e tij në Tropojë, se kishin tentuar të kryenin një grusht shteti të armatosur për të rrëzuar me forcë qeverinë socialiste. Meta tha se personat që sulmuan komisariatin e Tropojës do të ndëshkoheshin, ndërsa siguroi policinë lokale se po i niste menjëherë përforcime. SHIK-u paraqiti informacione se grushti i shtetit i 28 nëntorit kishte dështuar. Sipas shërbimit inteligjent shqiptar, organizatorët e grushtit të shtetit kishin planifikuar të merrnin së pari institucionet kryesore dhe komisariatin e Tropojës, nëpërmjet një grupi personash të armatosur. Më pas duke shfrytëzuar efektin domino, të pushtonin njëri pas tjetrit të gjitha komisariatet, nga veriu drejt kryeqytetit. Rezistenca e komisariatit të Bajram Currit bëri që ky plan të dështonte. Nga ana tjetër, opozita dhe lideri i saj Berisha, akuzuan policinë e Tropojës dhe qeverinë Meta se përdorën armë zjarri dhe granata luftarake mbi protestuesit dhe militantët e Partisë Demokratike në Bajram Curri. Kryeministri Meta u cilësua si fashist, ndërsa viktimat e 28 nëntorit në Tropojë u shpallën Martirë të Demokracisë.

AKUZA

Shefi i Partisë Demokratike nuk harroi të akuzonte as këtë radhë Haklajt dhe njerëzit e tyre. Në një njoftim të botuar në mediet e kontrolluara nga PD pas ngjarjes, më datë 2 dhjetor 2000, thuhej se në bandën që u thirr në mbrojtje të komisariatit të Bajram Currit ishin Hamdi e Ylli Haklaj, miku i tyre Petrit Braha, Zeqir Braha etj. Në të njoftimin e PD-se, shkruar nga lideri i saj Sali Berisha thuhej se “Ylli Haklaj, vëllai i vrasësit të Deputetit Demokrat Azem Hajdari, ishte parë i armatosur mbi autoblindat e policisë duke lëvizur në rrugët e Bajram Currit”. Haklajt nuk e pranuan këtë akuzë, por s’e fshehën faktin se u treguan të gatshëm ti ofronin ndihmë policisë së Tropojës. Po atë mbrëmje, forcat speciale shoqëruan për disa orë në ambientet e izolimit të policisë së Tiranës, liderin e opozitës Sali Berisha. Nëpërmjet këtij veprimi, kryeministri socialist Ilir Meta , i dha një mesazh të fortë rivalit të tij politik, duke ia bërë të qartë se s’do të lejonte asnjë lloj përmbysje të pushtetit nëpërmjet një grushti shteti të armatosur. Pavarësisht hetimeve dhe procesit gjyqësor për këtë ngjarje, organizatorët dhe personat përgjegjës nuk u ndëshkuan. Të vetmit që dolën para drejtësisë ishin pesë persona, që sulmuan me armë komisariatin, të cilët në total u dënuan me 30 vite burg. 

Hakmarrja, ekzekutohet me snajper vëllai i katërt i Haklajve

Tropoja nuk e kishte marrë ende veten nga trazirat e 28 nëntorit, kur një ndodhi një ngjarje që e spostoi vëmendjen serish drejt Haklajve. Paraditen e 3 dhjetorit 2000, Ylli Haklaj i akuzuar nga opozita dhe lideri i saj si një nga personat e armatosur që shtypën protestën e militantëve të PD-së në Bajram Curri, u vra gjatë një atentati spektakolar me snajper. Një komando e përbërë nga nëntë persona mendohet të jetë nisur nga një bazë në fshatin Tropojë e Vjetër për të kapur kodrën e pyllëzuar me pisha në lindje të kullës së Haklajve, që në vijë ajrore është afro 300-400 metra larg. Autorët kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake me lara dhe nuk kanë përdorur maska. Ata kanë shfrytëzuar shpërqendrimin e Haklajve për ti goditur në befasi. Komando i është afruar kodrës nga ku realizoi qitjen pa u zbuluar nga rojet e Haklajve që mbanin nën vështrim me dylbi zonën rrotull kullës.

ATENTATI

Ylli Haklaj, Bilbil Selivrada dhe Is Kërnaja, vëllai i Feriz Kërnajës, kishin dalë jashtë fortifikimit të kullës, në një livadh në pjesën e poshtëme të saj, rreth 50 metra distancë nga muri rrethues. Në orën 12.50 janë dëgjuar dy të shtëna të njëpasnjëshme nga një armë snajper. Goditja e parë ka qëlluar në kokë Ylli Haklajn, ndërsa qitja e dytë i ka djegur faqen Bilbil Selivradës, por pa arritur ta vrasë. Menjëherë pas qitjes autorët janë tërhequr me shpejtësi për të mos u zbuluar. Ky grup dyshohet të jetë i njëjti me atë që tentoi të ekzekutonte me snajper Hamdi Haklajn më 13 shtator. Në përbërje të grupit kishte ish-efektivë të policisë, disa mbështetës të njohur të liderit të opozitës dhe në persona që kishin hasmëri me Haklajt. Trupi prej kollosi i Ylli Haklajt ishte një objektiv i lehtë për një snajper të stërvitur.

DËSHMITARËT

Vrasësit janë parë nga Hamdiu, i cili sapo kishte dalë jashtë rrethimit për të thirrur Yllin, pasi kishin ardhur miq në shtëpi. Autorët janë parë dhe nga Is Kërnaja, që pasi i shpëtoi sulmit me snajper u pozicionua pas një peme. Gjatë tërheqjes autorët janë parë nga disa banorë të lagjes Aliaj, por u kanë kërkuar atyre të heshtin, në të kundërt do të kishin pasoja. Duke qenë se ishte grup i madh, komando është vënë re dhe nga disa banorë të fshatit Madan. Edhe Muharrem Haklaj që ishte në livadh duke kullotur bagëtinë në një distancë prej 200 metrash larg me vendin e pritës, i ka njohur disa prej autorëve. Vrasja e Yllit ishte një goditje e rëndë për Hamdi Haklajn dhe familjen e tij. Tani Hamdiu kishte mbetur u vetëm, pasi katër vëllezërit e tjerë, Shkëlqimi, Halili, Fatmiri e Ylli u ekzekutuan në atentate të sofistikuara me mina të telekomanduara dhe snajper. Forcat RENEA që mbërritën në vendngjarje u vunë në ndjekje të vrasësve, por ata duke e njohur mirë terrenin kishin shkuar shumë larg.

AKUZA E HAKLAJVE

Hamdi Haklaj tha se të vëllain ia kishin vrarë një ditë pasi emri i tij kishte dalë në gazetë si një prej personave që penguan revoltën e armatosur të militantëve të PD-së. Vajza e vogël e familjes, Zylfija mësuese fizike, u betua në varrimin e Yllit se nuk do martohej kurrë pa ia marrë hakun të vëllait. Komando që ekzekutoi djalin e katërt të familjes, Haklaj, ka mbetur e paidentifikuar edhe pas shtatë vitesh. Për Hamdi Haklajn kjo ishte goditja më e rëndë, tani atij i mbetej në dorë përgjegjësia për mbijetesën e familjes, prandaj duhej të ishte më vigjilent se kurrë.

Tropoja nën terror, kronologji vrasjesh

5 janar 1998

Vritet në një pritë në Qafën e Luzhës, Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklajt. Haklaj sapo kishte filluar punë si efektiv i policisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Prushit në rrethin e Hasit. Autorët ishin një grup i madh personash që hapën zjarr me disa armë njëherësh.

4 gusht 1999

Vritet gjatë një atentati me mina të telekomanduara Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Brinja e Cërnicës. Autorët, mes të cilëve kishte dhe efektivë të forcave speciale, minuan afro një kilometër rrugë. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur dhe Fatmir Haklaj.

4 nëntor 1999

Gjatë një prite në fshatin Bujan, të organizuar nga një grup personash, mes të cilëve kishte dhe efektivë të forcave speciale,  mbeten të vrarë Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, ndërsa u plagos rëndë Jaho Mulosmani. Pasi u kishte shpëtuar 7 atentateve radhazi Fatmir Haklaj u vra me plumba pas shpine.

3 dhjetor 2000

Një komando e panjohur ekzekuton gjatë një atentati me armë snajper, Ylli Haklajn, djalin e katërt të familjes Haklaj. Në momentin kur u godit, viktima kishte dalë në një livadh jashtë rrethimit të fortifikuar të kullës së tij. Në këtë ngjarje u plagos lehtë dhe Bilbil Selivrada.

 

 

 

PRISM: LIBE diskuton ruajtjen e privatësisë së qytetarëve europianë

foto ilustruese
foto ilustruese

PRISM ka ringjallur sërish diskutim në Komisionin e Lirive Civile, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, të Parlamentit Europian. Eurodeputetët kanë theksuar nevojën urgjente për kalimin e legjislacionit, që do të mbrojë të dhënat personale të qytetarëve evropianë. Në fokus është vënë edhe ruajtja e transferimeve të të dhënave personale jashtë BE-së. 

Gjatë debatit në Komisionin e Lirive, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në PE, Komisionerja Reding ka deklaruar, se PRISM, ishte një zgjim për t’iu bërë të ditur, se sa urgjente është të përparohet me një projektligj të sigurt. Duke raportuar për takimin e saj të 14-të, me Prokurorin e Përgjithshëm Amerikan, Eric Holder në Irlandë, ajo deklaroi se është rënë dakord të ngrihet një grup ekspertësh transatlantik, që do t’iu përgjigjen këtyre shqetësimeve.

Reagimet gjatë debatit kanë prekur nivele të ndryshme. Eurodeputetja franceze Veronique Mathieu e ka konsideruar shokuese dhe se, nuk mund t’i lejonin amerikanët të spiunonin qytetarët e BE-së edhe pse, është një çështje sigurie. Mathieu, nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të punës mbi një legjislacion të ri, për ruajtjen e të dhënave personale në BE dhe kërkoi të jetë plotësisht e informuar mbi punën e grupit të ekspertëve të mësipërm.

Ndërkohë eurodeputeti britanik, Timothy Kirkhope bëri thirrje për një ‘ hetim serioz’ për ‘mbledhjen e fakteve dhe detajeve’. Ai mirëpriti përdorimin e mjeteve informatike për të luftuar terrorizmin, me kusht që të bëhet sipas ‘mënyrës ligjore’ dhe shprehu mbështetje për Komisionin.

Komisionerja Reding theksoi, se të dhënat e qytetarëve të BE-së duhet të kenë të njëjtën ruajtje si ato të qytetarëve amerikanë dhe lajmëroi se, mbledhja e parë e grupit të ekspertëve do të zhvillohet në Korrik. Ajo po ashtu ishte dakord, që rregullat e reja për ruajtjen e të dhënave duhet të miratohen shpejt dhe  të aplikohen tek të gjitha kompanitë që operojnë në BE.

Reagimet e eurodeputetes Birgit Sippel, kanë qenë të ashpra dhe të drejtpërdrejta:  “ Shokët dhe partnerët tanë punojnë pas kurrizit tonë dhe peshkojnë të dhënat e qytetarëve tanë, kjo është dramatike. Nuk është e vërtetë se, këto të dhëna përdoren vetëm për të luftuar terrorizmin. Ato përdoren gjithashtu për kontrollin e imigracionit. Ne kemi nevojë të sigurojmë, se të dhënat e njerëzve janë të ruajtura, edhe nëse janë apo jo, të dyshuar për një krim”.

Në të njëjtën linjë, ka reaguar edhe eurodeputetja Sophia in’t Veld: “Aleatët tanë nuk na trajtojnë si miq, por si të dyshuar. BE duhet të tregojë fuqinë e saj dhe të tregojë, se ku janë limitet”.

Komisionerja Reding e pyetur, në lidhje me një propozim për ruajtjen e transferimit të të dhënave, që mund të detyrojë autoritetet e vendeve të treta, të kërkojnë të dhënat nëpërmjet kanaleve legale, ajo u përgjigj: ” Pse midis draftit të parë që  ka ‘rrjedhur’, dhe draftit zyrtar(…) është fshirë juridiksioni? “A kanë kaluar amerikanët mbi draft, me një stilolaps të kuq?

Komisionerja Reding deklaroi gjithashtu se, vija e kuqe ‘ nuk është rënë dakord kurrë të shkojë nën standardet e direktivës 1995 (mbi ruajtjen e të dhënave)”. Ajo shtoi se ruajtja e transferimit të të dhënave është thjesht një recital në draft- legjislacion, por nëse Parlamenti ‘ dëshiron ta shndërrojë në nen, ajo nuk kishte vërejtje.

Programi PRISM vjen nën kuadrin ligjor të FISAA (Foreign Intelligence Surveillance Amendment Act) dhe është adoptuar për herë të parë më 2008, nën qeverinë Bush dhe më pas është miratuar edhe për 5 vjet të tjerë, më 29 dhjetor 2012. Kjo kornizë ligjore përcakton kuadrin e survejimit numerik të qytetarëve amerikanë dhe jo amerikanë. Neni 1881a autorizon de facto,  në kuadrin e Politikës së Jashtme të vendit, një survejim në masë të  personave, që jetojnë jashtë SHBA-së dhe që nuk kanë kombësi amerikane.

Çka do të thotë, se të gjithë të huajt, jashtë territorit amerikan mund të jenë objekt i një survejimi politik, që vjen nga përtej Atlantikut. Dhe ky survejim mund të bëhet në veçanti përmes infrastrukturës  të furnizuesve amerikanë si Google, Microsoft, Amazon, Apple, Dropbox, Facebook, PalTalk, Skype, AOL, etj. Investigimet e kryera nga ‘Wired’, kishin zbuluar gjithashtu, ndërtimin e një baze të dhënash gjigante në Utah, nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar. Kjo bazë do të jetë e fuqishme për grumbullimin e miliarda të dhënave në rrugë elektronike.

 

 

 

DASH: Shqiperia dështoi me luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore

photo_verybig_114116Departamenti amerikan i Shtetit nxorri dje, raportin vjetor të Trafikut Njerëzor për vitin 2013. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se ajo është burim trafiku për burra, gra dhe fëmijë, të cilët shfrytëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë si dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Britaninë e Madhe.

Qeveria shqiptare, thuhet në raport, nuk i përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithë masat e konsiderueshme që ka marrë për të luftuar këtë dukuri. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, qeveria nuk mundi të paraqiste prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës që mbulon raporti dhe për këtë arsye Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’.

Në raport, qeveria shqiptare kritikohet se hoqi koordinatorin kombëtar kundër trafikimit, i cili ishte shumë efikas në bashkëpunimin me OJQ-të për të zhvilluar mekanizmin kombëtare të referimit (MKR) dhe procedurat standarde të veprimit, dhe e la këtë pozicion bosh për pesë muaj. Kjo bëri që zyra e koordinatorit kombëtar të mos kishte autoritetin të organizonte takime ndërmjet agjencive. Disa ministri nuk caktuan përfaqësues për të marrë pjesë në MKR dhe mungesa e koordinimit pengoi  zbatimin e ligjit kundër trafikimit. Ndihma për fëmijët viktima të trafikimit nuk ishte e vazhdueshme.

Raporti i parashton këto rekomandime Shqipërisë:

Të ulë shkallën e lartë të qarkullimit mes zyrtarëve të qeverisë, veçanërisht brenda forcave lokale të policisë, për të ruajtur kapacitetin e përftuar nga zyrtarë me trajnim të veçantë për shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Të shpërndajë të ardhura për zyrën e koordinatorit kombëtar kundër trafikimit në mënyrë që të ulë varësinë e tij ndaj donatorëve të huaj dhe të shtojë përpjekjet për parandalim.

Të trajnojë rregullisht policë dhe zyrtarë në nivel lokal për procedurat standarde të veprimit me qëllim rritjen e numrit të viktimave të identifikuara dhe ndihmuara në Shqipëri.

Të garantojë se viktimat e trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual nuk do të dënohen për prostitucion.

Të garantojë zbatimin e plotë të MKR-së duke caktuar përfaqësues të përgjegjshëm nga secila ministri.

Të trajnojë zyrtarët në njësitë e mbrojtjes së fëmijëve për të shtuar identifikimin e treguesve të trafikimit dhe t’i dërgojë viktimat drejt shërbimeve përkatëse.

Të financojë shërbime mbrojtëse për viktimat fëmijë të trafikimit.

Të hetojë fuqishëm dhe të ndjekë penalisht shkelësit trafikues.

Të zbatojë procedura favorizuese për viktimat për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Të zgjerojë shërbimet komunitare për riintegrimin dhe fuqizimin e viktimave për të ndihmuar në heqjen e stigmës së ‘turpit’ lidhur me trafikimin.

Të vazhdojë të shtojë përpjekjet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj trafikimit për punësim./VOA/

IFIMES: 7 arsyet pse Berisha del në pension

Ifimes“Shqipëria, Berisha del në pension, rikthehet e majta” titullohet analiza e radhës e Institutit Ndërkombëtar për Studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, IFIMES, me qendër në Slloveni.

IFIMES thekson se, tendenca e elektoratit për të votuar majtas, bazohet mbi faktorët e mëposhtëm:

-Së pari, Partia Demokratike ka qenë për tetë vite në pushtet, duke sunduar në mënyrë arbitrare dhe duke përkeqësuar situatën ekonomike.

-Së dyti, Partia Socialiste po përdor një ofensivë zgjedhore duke përdorur një retorikë politike moderne.

-Së treti, PS po përdor një fjalor politik që thekson përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

-Së katërti, mbi Partinë Demokratike rëndon barra e akuzave se ka fiksuar rezultatin zgjedhor në të shkuarën.

-Së pesti, qeveria aktuale e ka larguar Shqipërinë nga anëtarësimi për në BE gjatë tetë viteve të fundit.

-Së gjashti, lirimi i dy oficerëve që morën pjesë në vrasjen e demonstruesve më 21 janar ka shtuar mosbesimin tek votuesit.

-Së shtati, surpriza më e këndshme është lideri i PS, Edi Rama, që ka modernizuar konceptin e tij politik dhe aspiron të bëhet kryeministër i ardhshëm, ndryshe nga Berisha që ka marrë rrugën e nacionalizmit.

Në raport thuhet se nëse kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë do të votonin në Shqipëri, atëherë Berisha do ishte sërish kryeministër. IFIMES thekson se Berisha bëri shumë përpjekje që ata të kenë mundësi të votojnë, por nuk ia doli.

Në analizë theksohet se Edi Rama simpatizohet nga komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri dhe jashtë. Po ashtu në analizë thuhet se ish- kryeministri britanik Toni Bler thuhet se do jetë këshilltar i Ramës.

 

 

Dhunë policore në sheshin nënë Tereza, kundër protestuesve me parrulla “poshtë fashizmi”

DHUNA2ok (1)Ndërsa në Sheshin Nënë Tereza ishin duke protestuar një grup të rinjsh në mbështetje të protestuesve në Turqi, duke u solidarizuar me padrejtësitë që po kryhen atje, një grup tjetër protestonte në mbështetje të Erdogan.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë, se policia i mori të rinjtë zvarrë dhe i rrahu ato me grushta. Të rinjtë sipas dëshmitares mbanin në duar parrulla « Poshtë fashizmi ». Disa të rinj të tjerë sipas dëshmitarëve në vendngjarje u është përplasur koka te furgoni teksa policia i tërhiqte zvarrë.

Sipas raportimit të Gazetës Dita avokatët Dorjan Matlija dhe Andi Kananaj, gjenden aktualisht në Komisariatin nr.1, ku raportojnë se policët po vazhdojnë të dhunojnë brenda 3 të ndaluarit. Disa dhjetera te rinj jane mbledhur aktualisht para drejtorisë së Tiranës në rrugen Myslym Shyri. Ka patur në vendngjarje vetëm një grup xhirimi të Vizion Plus dhe fotografë të agjencisë LSA.

Berisha: Ndryshe nga Rama, nuk kam veçse një apartament të thjeshtë

June-19-15-29-32A77R0798Nga qarku i Korçës, Kryeministri Berisha premtoi sërish rritje pagash dhe pensionesh në mandatin e ardhshëm. Berisha deklaroi nga Korça, se Edi Rama do të sjellë rrënimin e vendit. Ai akuzoi sërish Ramën për fshehje të ardhurash duke i përmendur rastin e tij personal se pavarësisht, se merr rrogë të kënaqshme nga taksat e shqiptarëve, ai nuk ka veçse një apartament modest.

“Kam 20 vjet në politikë dhe marr rrogë nga taksat tuaja dhe marr rrogë të mirë, e vetmja që kam arritur të bëj është të kaloj nga një apartament me 83 metra2 që kisha, në një  apartament me 125 metra2 . Paratë  e mia kaq mjaftonin. Nga i dalin atij këto para. Unë i them atij ndërto pesë vila, por trego paratë nga i merr, kjo është e rëndësishme dhe je i detyruar ti tregosh. Se këtu nuk tregon paratë. Në vendin e madh të lirisë njëri nga personalitetet më të mëdha të kongresit amerikan kërkon hetimin tënd për larje parash, se edhe atje nuk tregon origjinën, por politikanët nuk i fshehin dot paratë, politikanët janë të detyruar ti bëjnë publike”,- deklaroi Berisha.