Berisha: Ndryshe nga Rama, nuk kam veçse një apartament të thjeshtë

53

June-19-15-29-32A77R0798Nga qarku i Korçës, Kryeministri Berisha premtoi sërish rritje pagash dhe pensionesh në mandatin e ardhshëm. Berisha deklaroi nga Korça, se Edi Rama do të sjellë rrënimin e vendit. Ai akuzoi sërish Ramën për fshehje të ardhurash duke i përmendur rastin e tij personal se pavarësisht, se merr rrogë të kënaqshme nga taksat e shqiptarëve, ai nuk ka veçse një apartament modest.

Kam 20 vjet në politikë dhe marr rrogë nga taksat tuaja dhe marr rrogë të mirë, e vetmja që kam arritur të bëj është të kaloj nga një apartament me 83 metra2 që kisha, në një  apartament me 125 metra2 . Paratë  e mia kaq mjaftonin. Nga i dalin atij këto para. Unë i them atij ndërto pesë vila, por trego paratë nga i merr, kjo është e rëndësishme dhe je i detyruar ti tregosh. Se këtu nuk tregon paratë. Në vendin e madh të lirisë njëri nga personalitetet më të mëdha të kongresit amerikan kërkon hetimin tënd për larje parash, se edhe atje nuk tregon origjinën, por politikanët nuk i fshehin dot paratë, politikanët janë të detyruar ti bëjnë publike”,- deklaroi Berisha.