IFIMES: 7 arsyet pse Berisha del në pension

58

Ifimes“Shqipëria, Berisha del në pension, rikthehet e majta” titullohet analiza e radhës e Institutit Ndërkombëtar për Studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, IFIMES, me qendër në Slloveni.

IFIMES thekson se, tendenca e elektoratit për të votuar majtas, bazohet mbi faktorët e mëposhtëm:

-Së pari, Partia Demokratike ka qenë për tetë vite në pushtet, duke sunduar në mënyrë arbitrare dhe duke përkeqësuar situatën ekonomike.

-Së dyti, Partia Socialiste po përdor një ofensivë zgjedhore duke përdorur një retorikë politike moderne.

-Së treti, PS po përdor një fjalor politik që thekson përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

-Së katërti, mbi Partinë Demokratike rëndon barra e akuzave se ka fiksuar rezultatin zgjedhor në të shkuarën.

-Së pesti, qeveria aktuale e ka larguar Shqipërinë nga anëtarësimi për në BE gjatë tetë viteve të fundit.

-Së gjashti, lirimi i dy oficerëve që morën pjesë në vrasjen e demonstruesve më 21 janar ka shtuar mosbesimin tek votuesit.

-Së shtati, surpriza më e këndshme është lideri i PS, Edi Rama, që ka modernizuar konceptin e tij politik dhe aspiron të bëhet kryeministër i ardhshëm, ndryshe nga Berisha që ka marrë rrugën e nacionalizmit.

Në raport thuhet se nëse kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë do të votonin në Shqipëri, atëherë Berisha do ishte sërish kryeministër. IFIMES thekson se Berisha bëri shumë përpjekje që ata të kenë mundësi të votojnë, por nuk ia doli.

Në analizë theksohet se Edi Rama simpatizohet nga komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri dhe jashtë. Po ashtu në analizë thuhet se ish- kryeministri britanik Toni Bler thuhet se do jetë këshilltar i Ramës.