Dhunë policore në sheshin nënë Tereza, kundër protestuesve me parrulla “poshtë fashizmi”

53

DHUNA2ok (1)Ndërsa në Sheshin Nënë Tereza ishin duke protestuar një grup të rinjsh në mbështetje të protestuesve në Turqi, duke u solidarizuar me padrejtësitë që po kryhen atje, një grup tjetër protestonte në mbështetje të Erdogan.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë, se policia i mori të rinjtë zvarrë dhe i rrahu ato me grushta. Të rinjtë sipas dëshmitares mbanin në duar parrulla « Poshtë fashizmi ». Disa të rinj të tjerë sipas dëshmitarëve në vendngjarje u është përplasur koka te furgoni teksa policia i tërhiqte zvarrë.

Sipas raportimit të Gazetës Dita avokatët Dorjan Matlija dhe Andi Kananaj, gjenden aktualisht në Komisariatin nr.1, ku raportojnë se policët po vazhdojnë të dhunojnë brenda 3 të ndaluarit. Disa dhjetera te rinj jane mbledhur aktualisht para drejtorisë së Tiranës në rrugen Myslym Shyri. Ka patur në vendngjarje vetëm një grup xhirimi të Vizion Plus dhe fotografë të agjencisë LSA.