Aksident rrugor në Itali, 36 të vdekur dhe 11 të plagosur

824918286_B97810213Z.1_20130729061136_000_G9R12P92O.2-036 persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur dje, pranë Avelinos, në rajonin e Napolit. Autobusi transportonte mbi 40 pasagjerë të gjithë me origjinë nga provinca e Napolit. Ato po ktheheshin nga një pelegrinazh në qytetin e Padre Pio, shumë i famshëm në jug të Italisë.

Autobusi që po ecte me shpejtësi të lartë është përplasur me shumë makina përpara, se të fluturonte në një greminë prej 30 metrash të thellë.

Sipas dëshmitarëve, konfirmohet se autobusi kishte pasur probleme me frenimin. Gazetarët lokalë ngrenë hipoteza të tjera, si mundësia që shoferi mund të ishte i përgjumur, ose shpërthimi i mundshëm i ndonjë prej gomave.

 

Identifikohet autori i masakrës në Vlorë, Leo Osmani 18 vjeç

hotel-liro

Burimet policore kanë konfirmuar se autori i dyshuar i vrasjes është Leo Osmani, 18 vjeç. Osmani ka qenë së bashku me një person tjetër, për identifikimin e të cilit po punohet nga ana e policisë. Mendohet se mbi shënjestrën Isufi ka qëlluar personi që ka qenë në shoqërinë e Osmanit.

Sipas burimeve policore viktima Isufi, ka pasur nje konflikt me vrasësin 18 vjeçar Leo Osmani.

Ndërkohë një tjetër akuzë vjen nga familjarët e viktimës 17 vjeçare Skerdi Bajlozi, të cilët akuzojnë autoritetet e morgut se pasi djali i tyre ka shkuar në morg, ato i kanë hapur barkun atij për t’i bërë autopsinë, ndërkohë që ligji shpjegon qartë që kur shkaku i vdekjes është i njohur, nuk bëhet autopsia. Familjarët dyshojnë se hapja e barkut djalit 17-vjeçar, i është bërë për marrjen e organeve të brendshme. Akuzat për trafik organesh janë bërë tashmë publike nga familjarët e adoleshentit Bajlozi.

Masakër në Vlorë në mes të plazhit tek Uji i Ftohtë, 3 të vrarë dhe dy të plagosur

Në këto ditë të nxehta vere, duket se rendi po shndërrohet në një fenomen të pakontrollueshëm.

Në mes të plazhit dhe plazhistëve, që pushonin në zonën e Ujit të Ftohtë, një person me automatik në dorë ka qëlluar duke ekzekutuar tre persona dhe plagosur dy të tjerë.

Viktimat janë një grua rreth të 50-ave e identifikuar si Diana Ademi, e cila po pushonte në shezllonin e saj buzë detit. Skerdi Bajlozi 17 vjeç, i cili po shkonte të lahej në det, dhe Ermal Isufi rreth 30 vjeç.

Autori i krimit, pasi ka qëlluar me automatik, është larguar në drejtim të paditur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

 

Kokalari: Procesi ndaj krimeve të Berishës nuk është Hakmarrje por Drejtësi

‘Dita’

Në një intervistë në DITA tri javë më parë Kokalari analizonte arsyet e rezultatit të fortë kundër Berishës më 23 qershor. Në këtë intervistë të dytë ai ndalet në zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Kokalari shpreh habinë se si një person anësor, nga më pak të talentuarit, si Basha, mund të marrë një peshë të tillë në PD. Takimi i parë i Kokalarit me Bashën në hotel Sheraton në vitin 2005 dhe përshtypja negative për të. Sidoqoftë, këtë ai e quan edhe një lajm të mirë pasi, sipas tij, “kjo mund të bëjë që baza e PD-së dhe militantët e saj të kuptojnë se caktimi i Bashës për të udhëhequr Partinë përfaqëson metastazat e kancerit Berisha në Shqipëri”. Ja krimet përse duhet hetuar Basha dhe pse dënimi i Berishës nuk është hakmarrje.

–  Zoti Kokalari, ne besojmë se jeni njohur me faktin që Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, duke zëvendësuar Berishën. A është kjo zgjedhja e duhur për demokratët për një fillim të ri të tyre pas humbjes së 23 qershorit?

PD-ja është drejtuar si diktaturë nga Sali Berisha. Ata qw tani besojnë se PD-ja po përjeton një fillim të ri, për shkak se Dr Berisha ka kryer kirurgji plastike apo një ndryshim kozmetik në udhëheqjen e saj,  – janw duke besuar në ekzistencën e Santa Claus. Realiteti është se Basha është pak më shumë se një djalë i sajuar për familjen Berisha. Por, pavarësisht nga kirurgjia plastike e Dr Berishws, Basha kurrë nuk do të jetë në gjendje për të hequr etiketimin si marionetë që shqiptarët e mendojnë sa herë që ai shfaqet në publik. Është ende e çuditshme për mua që një person anësor, i pa vënë re, nga më pak të talentuarit, si Basha, mund të marrë një peshë të tillë në PD. Megjithatë, ka një shpjegim për këtë fenomen, dhe kjo është për shkak se talenti i vetëm i vërtetë i Bashës është se ai është një mjeshtër lajkatar. Por ky zhvillim në PD mund të jetë lajm i mirë, sepse kjo mund të bëjë që baza e PD-së dhe militantët e saj të kuptojnë se caktimi i Bashës për të udhëhequr Partinë përfaqëson metastazat e kancerit Berisha në Shqipëri. Le të shpresojmë se mbështetësit e PD-së do të zgjohen një ditë dhe të kryejnë kimioterapi për sëmundjen Berisha / Basha, që ishte arsyeja e disfatës së tyre poshtëruese në 23 qershor.

– Nga komentet tuaja, kuptohet se ju nuk keni një mendim pozitiv për zotin Basha. Mund të na thoni pse e keni këtë opinion?
– Menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2005, kur u njoftua se Basha do të bëhej Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, e kam takuar atë, në Hotel Sheraton në Tiranë. Në kohën e zgjedhjeve, ishte i njohur fakti që unë po ndihmoja në ekspozimin e marrëveshjeve të padrejta të interkonjeksionit të Telekomit, që ishin bërë një barrë financiare për të gjithë shqiptarët. Ishte gjithashtu e njohur mirë se Berisha kishte përdorur informacionin tim si pjesë të platformës së tij për të sulmuar Fatos Nanon. Unë u takova me Bashën në barin e Sheraton-it, dhe e përdora mundësinë për t’i sugjeruar që ai ta bënte çështjen e Telekomit një përparësi të zyrës së tij ministrore, sic ishte premtuar në fushatë nga Sali Berisha, që e kishte mbështetur denoncimin tim për të vënë në dukje këtë skandal. Basha më siguroi mua se kjo do të ishte një prioritet i zyrës së tij. Unë i thashë atij se do t’i përcillja informacion shtesë mbi këtë çështje dhe se do të isha përherë i gatshëm për të ndihmuar për ta ndrequr këtë problem. Pas atij takimi, i kam dërguar e-maile atij që përfshinin detaje rreth të metave të sistemit të Telekomit si dhe rekomandimet specifike për të zgjidhur problemin. Rikujtoj që bëhet fjalë për të njëjtën çështje, të cilin PD-ja e përdori për të diskredituar Nanon. Por kurrë nuk mora më përgjigje nga Basha. M’u bë e qartë se për Berishën dhe Bashën, vëmendja e tyre në fushatë për skandalin e Telekomit ishte pak më shumë se një maskaradë. Sinqerisht, po ju them se përshtypja ime e parë për Bashën ishte se ai ishte një person pompoz, egoist. Por në atë kohë, unë nuk e dija ende se ai ishte gjithashtu – ashtu si mentori i tij – një gënjeshtar i përkryer. Tani – më shumë se tetë vjet më vonë – shumë pak ka ndryshuar me industrinë e Telekomit të Shqipërisë. Pra Basha më gënjeu mua, por ajo që është më e keqe, ai gënjeu popullin e Shqipërisë. Kjo përvojë më ka mësuar edhe diçka:  se mënyra më e mirë për të ditur nëse Basha është duke thënë një gënjeshtër është të shihni buzët e tij në lëvizje. Por në retrospektivë, unë duhet të falënderoj Bashën. Sepse mashtrimi i tij mbi çështjen e Telekomit më bëri të kuptoj shumë herët Berishën si kryeministër. Më bëri të kuptoj qysh atëherë se fushata e tij premtuese për të reformuar Shqipërinë ishte një mashtrim i madh. Kjo ishte pjesë e asaj që më ka motivuar mua për të luftuar kundër marrëveshjeve të korruptuara si AEY dhe Albpetrol.

– Zoti Basha është akuzuar për së paku tri vepra të rënda: Vrasjet e 21 janarit, për paktin detar me Greqinë dhe për shpërdorimet në rrugën e kombit. A duhet të shkojë ai para drejtësisë për këto vepra?

– Më 21 janar, Basha ishte ministër i Brendshëm. Pra, ata që qëlluan mbi protestuesit ishin nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. Prandaj, nuk mund të kontestohet se ai kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë për veprimet e tyre, dhe më e pakta, ai duhet të merret në pyetje për këtë nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. Dhe, në vend të injorimit të konkluzioneve të hetuesve të FBI-së, duhet të ketë tani një hetim të gjerë për të përcaktuar nëse ka prova për të mbështetur pretendimet se ministri i Punëve të Brendshme – ose një autoritet më i lartë – ka dhënë urdhra të drejtpërdrejta për të hapur zjarr mbi protestuesit. Sa për akuzat për korrupsion që mbështjellin kontratën e ndërtimit të rrugës, natyrisht që Basha duhet të përgjigjet për ato akuza, sepse, si më 21 janar, ai ishte autoriteti kryesor i ministrisë që është në qendër të skandalit. Sa për paktin detar me Greqinë, kjo është më shumë se një krim i thjeshtë – kjo është tradhti! Por krimi më i madh për të cilin Basha duhet të akuzohet është vjedhja e rëndë që ai ka kryer kur u zgjodh Kryebashkiak i Tiranës. Së pari, është e vështirë për mua të besoj se një qytet i madhësisë së Tiranës, të prezantonte diferencë me një grusht të vogël votash. Dhe është gjithashtu e vështirë për mua të besoj se në Tiranë, ku Rama ka një imazh të pëlqyeshëm në masë të madhe për shkak të përmirësimeve që ai bëri në kryeqytet, që një person i paplotësuar si Basha të ketë marrë më shumë vota. Për fat të keq, të dhënat për këtë rast u shkatërruan kohë më parë nga lakejtë e Berishës. (ato kuti u dogjën)

– Ka zëra të mazhorancës së re që kanë kërkuar që zoti Berisha të vihet para drejtësisë veçanërisht për ngjarje tragjike si Gërdeci dhe 21 janari. A konsiderohet si hakmarrje politike ndaj tij?

Më 23 Qershor, shqiptarët i dhanë Ramës një mandat që kërkon që një përparësi për qeverinë e tij duhet të jetë në çuarja përpara në mënyrë agresive e hetimit dhe dhënien e drejtësisë për këto raste. Populli ka folur. Fokusi i vërtetë duhet të jetë në faktin se 26 njerëz vdiqën në Gërdec dhe 4 njerëz u vranë më 21 janar, ndërsa familjet e të gjithë këtyre viktimave meritojnë drejtësi dhe mbylljen e çështjes. Pra, PS-ja duhet të përqendrohet në atë nëse se drejtësia është duke funksionuar. Nëse, përmes një procesi transparent, të paanshëm gjyqësor, vendoset që Berisha është fajtor për këto krime, atëherë ai duhet të dënohet. Dhe në qoftë se ky proces është kryer në përputhje me sundimin e ligjit, atëherë kjo nuk duhet të quhet një hakmarrje – kjo është drejtësi.

 

Plagosje me thikë në mes të Tiranës, 24 vjeçari Suparaku në gjendje të rëndë

skene-krimi-mos-kalo1Një tjetër konflikt në mes të Tiranës. Dy të rinj pasi kanë debatuar, konflikti mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur tek pallatet 9-katëshe në Tiranë, pranë qendrës së kryeqytetit. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se autori i ngjarjes është Indrit Zebi, 25-vjeç ndërsa i plagosuri Jurfjon Suparaku, 24 vjeç. Autori i ngjarjes Zebi është arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ pak larg vendit të ngjarjes.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Policia është duke punuar për zbardhjes e arsyes së konfliktit dhe paraprakisht dyshohet se shkak i tij kanë qenë mosmarrëveshjet për punë parash.

 

Aksident rrugor, vdes një grua dhe plagoset djali me nusen

aksidentNjë tjetër aksident rrugor ka marrë jetën e një gruaje në Shkozet të Durrësit.

Dallëndyshe Kovaçi, 55 vjeç, ka gjetur vdekjen ditën e sotme në rrethrrotullimin e Shkozetit të Durrësit, ndërsa djali i saj Ismail Kovaçi, 28 vjeç dhe nusja e tij Gerta Kovaçi, 25 vjeç, janë plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur, ndërsa ato ishin duke u kthyer nga një ceremoni martesore.

Mbasi janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, çifti i ri raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën,ndonëse me plagë në trup dhe në kokë.

 

 

Kreu i PD-së Berat: Patozi hedh baltë mbi procesin

pd2Vijojnë sulmet ndaj ish Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi i cili denoncoi publikisht manipulimet e zgjedhjes së kreut të PD-së Basha.

Pas deputetit Paloka dhe ish deputetes Trashani, një tjetër sulm ndaj tij vjen kësaj radhe nga kreu i PD-së në Berat, Arenc Berati.

Ai akuzoi Patozin, se po hedh baltë mbi procesin dhe deklaroi se vetë ai ishte i habitur nga deklarata e Berishës për paanshmëri dhe transparencë.

“Nuk mendoj se gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, nuk ishte reale. Ajo ka qënë transparente në çdo drejtim. Vetë ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha na kishte kërkuar si nëpërmjet udhëzimeve ashtu edhe me sms, që të shmangnim parapëlqimet për kandidatët dhe se drejtuesit e PD-së që do të shfaqnin preferenca për njërin apo tjetrin kandidat duhej që më parë të dorëhiqeshim nga postet drejtuese në PD. Na ka habitur deklarata e tij. I gjithë procesi ishte në sy të publikut, duke filluar nga momentet e para e deri në përfundim, ka qenë tepër korrekt, ndaj nuk është mirë që të hidhet baltë, për më tepër nga drejtues që kanë mbajtur poste të larta në PD siç është Astrit Patozi”, – ka thenë Arenc Berati për GSH.

 

 

Pas Palokës edhe Trashani sulmon Patozin, pse foli për problemet e PD-së

trashaniPas akuzave që ish Kryetari i Grupit Parlamentar Astrit Patozi, bëri ndaj mënyrës së zgjedhjes së kreut të PD-së, Bashës kanë ardhur edhe reagimet kundër tij.

Pas Palokës, është prononcuar edhe ish deputetja Arenca Trashani e cila i kujton Patozit që duhet të jetë mirënjohës ndaj PD-së, pasi sipas saj Patozi ka marrë shumë nga PD. Ajo i kujton atij, të njëjtën gjë që i përmendi edhe deputeti Paloka, se duhet të merret me Ramën.

“Nuk u habita as edhe një fije… Ka njerëz të cilët, pasi kanë marrë shumë nga PD-ja, tamam si ndonjë paraardhës i tyre, mirënjohja i kthehet në urrejtje për PD-në. E kështu, gjëja e parë që dinë të bëjnë në opozitë është të sulmojnë PD-në, pa nxjerrë hala as edhe një fjalë për kundërshtarin”,-ka deklaruar Trashani.

 

 

 

 

Përfundon rinumërimi në Kukës, asnjë ndryshim rezultati

kuti-votimiKa përfunduar procesi i rinumërimit për 13 kutitë të qarkut të Kukësit nga Kolegji Zgjedhor. Rinumërimi ka nxjerrë në pah ndryshime nga 1 deri në 2 vota në raport me përputhshmërinë e shifrave që pasqyronin PV e ZAZ.

Përfaqësuesit e LSI kanë deklaruar, se dy kutitë e fundit kanë mospërputhje të kodeve, përkatësisht kutia me nr. 0441 dhe 0464.

“Problemet me kutitë janë thelbësore.  Është cenuar integriteti i tyre”, – tha Ilirian Muho. Për këtë arsye LSI ka kërkuar pezullimin e rinumërimit. Por, Kolegji pasi u mblodh për disa minuta ka vendosur të hapen edhe këto kuti, pavarësisht pretendimit të LSI-së. Rezultati nuk ka ndryshuar as pas hapjes së dy kutive të fundit.

LSI-së i duheshin vetëm 15 vota për të fituar mandatin.

Misteri i vajzës që i vë zjarrin objekteve, vetëm me forcën e trurit

imagesHistoria e një vajze 11-vjeçare,  që ka aftësi mbinatyrore  t’i vejë zjarrin objekteve të ndryshme, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, në Vietnam.

Vajza, familja e së cilës deklaron se ka një fuqi të pazakontë mendore për t’i venë flakën objekteve, ka tërhequr vëmendjen e mediave Vietnameze.

Babai i vajzës thotë se ai u ndërgjegjësua mbi këtë fenomen të pazakontë kur rrjeti elektrik i shtëpisë së tij, bëri disa masa elektrike të shkurtra, rreth një muaj më pare. Elektricistët u thirrën për të riparuar dëmet, por nuk e gjenin dot shkakun që fshihej pas kësaj.

Ai tha se vajza ishte çuar dhe në shtëpi të tjera, ku I njëjti fenomen përsëritej çdo herë. Dyshekët, ventilatorët dhe çdo pajisje tjetër merrte flake. Dhoma e hotelit ku qëndronte familja e saj gjatë dy javëve të pushimeve në plazhin e Vung Tau, gjithashtu mori flakë.

Familja atëherë kuptoi se objektet digjeshin kur vajza iu afrohej atyre, megjithëse trupi i saj nuk rrezatonte ndonjë shkëndijë elektrike, konfirmoi i ati i saj.

Vajza u ekzaminua nga doktorët e Spitalit të Cho Ray dhe Spitalit të Fëmijëve n°2, por asgjë anormale nuk u gjet.

Një ekip shkencëtarësh nga Qendra e Kërkimit dhe Aplikimit të Energjisë Gjeo-Biologjike Radio-aktive e Universitetit të Hong Bang, kreu testet e saj mbi vajzën duke konfirmuar, se kjo ishte diçka e pazakontë.

Prof. Nguyen Manh Hung, drejtues i Universitetit, tha se vajza ishte a aftë t’i vinte flakën objekteve që e rrethonin. ‘Kjo është një çështje shumë e çuditshme jo vetëm në Vietnam, por në mbarë botën” tha Hung.

‘Skanimi i trurit zbuloi një vijë të pazakonshme në pjesën e djathtë të trurit të vajzës’,- tha doktori.

‘Ajo digjte objektet që ishin të lokalizuara afër saj dhe larg saj, kështu që nuk ka një limit distance specifike”,- tha Hung.

Kampione të gjakut, të urinës dhe qeliza të lëkurës si edhe objekte nga shtëpia e vajzës janë marrë për kryerjen e mëtejshme të analizave, tha ai.

Nguyen Phuc Giac Hai, një shkencëtar i Qendrës se Kërkimit për Potencial Njerëzor, tha se vajza është një fenomen shkencor global.

‘Ky rast është special pasi ka zgjatur më shumë se një muaj dhe zjarre kanë rënë kudo që ajo ka qenë,”- tha Hai.

Ai tha gjithashtu, se do të mbajë një Konferencë  për të gjetur shkaqet e gjendjes së vajzës dhe të diskutojë mënyra për sigurimin e saj.

Shkencëtarë në Institutin e Vietnamit po studiojnë gjithashtu rastin dhe priten konkluzionet e tyre.

Hung tha, se vajza do të dërgohet në shkollë apo në vende të tjera me një makinë me shoqërues dhe shtëpia e saj dhe shkolla do të pajisen me objekte antizjarr./liveleak/

Pas grabitjes u shndërrua në një gjeni te matematikës

article-2136513-12CF2F5E000005DC-721_306x346Jason Padgett, u kthye nga një person i cili ishte gati të braktiste kolegjin, në një gjeni në fushën e matematikës, pas sulmit te grabitësve.

Duke rënë së tepërmi ne nota dhe për shkak të punës jashtë shkollës ai ishte pothuajse gati për të hequr dore nga kolegji, jeta e tij ishte kthyer mbrapsht, kur një natë, tek sa po dilte nga një klub u qellua nga disa grabitës, të cilët i rrëmbyen xhaketën e tij prej lëkure.

Pasi i mbijetoi sulmit vetëm me disa tronditje, Jason zbuloi se diçka shkonte ndryshe. Jo shume kohe pas sulmit, ai u bë i fiksuar me vizatime komplekse dhe ishte në gjendje për të dalluar formula matematikore, kudo qe ai shikonte.

“Sindromi është zhvillimi i një aftësie të veçantë që mund të jetë matematikore, hapësinore ose me autizëm që zhvillohet në një shkalle ekstreme dhe e shndërron personin në një super human,” vlerëson neuro shkencëtari Berit Brogaard. Aftësitë e sapo shfaqura nga Jason janë krahasuar me ato të shfaqura nga John Nash, i cili është luajtur nga Russell Crowe në filmin “A Beautiful Mind”.

Jason Padgett nuk ka as doktoraturë dhe as ndonjë diplomë. Në fakt ai ishte shumë dobët në kolegj dhe punon si shitës në një dyqan, por ai është një gjeni matematike dhe ka qenë kështu, që nga momenti kur disa grabitës e sulmuan duke e goditur me shqelma në kokë disa herë për ti marrë xhaketën.