Misteri i vajzës që i vë zjarrin objekteve, vetëm me forcën e trurit

55

imagesHistoria e një vajze 11-vjeçare,  që ka aftësi mbinatyrore  t’i vejë zjarrin objekteve të ndryshme, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, në Vietnam.

Vajza, familja e së cilës deklaron se ka një fuqi të pazakontë mendore për t’i venë flakën objekteve, ka tërhequr vëmendjen e mediave Vietnameze.

Babai i vajzës thotë se ai u ndërgjegjësua mbi këtë fenomen të pazakontë kur rrjeti elektrik i shtëpisë së tij, bëri disa masa elektrike të shkurtra, rreth një muaj më pare. Elektricistët u thirrën për të riparuar dëmet, por nuk e gjenin dot shkakun që fshihej pas kësaj.

Ai tha se vajza ishte çuar dhe në shtëpi të tjera, ku I njëjti fenomen përsëritej çdo herë. Dyshekët, ventilatorët dhe çdo pajisje tjetër merrte flake. Dhoma e hotelit ku qëndronte familja e saj gjatë dy javëve të pushimeve në plazhin e Vung Tau, gjithashtu mori flakë.

Familja atëherë kuptoi se objektet digjeshin kur vajza iu afrohej atyre, megjithëse trupi i saj nuk rrezatonte ndonjë shkëndijë elektrike, konfirmoi i ati i saj.

Vajza u ekzaminua nga doktorët e Spitalit të Cho Ray dhe Spitalit të Fëmijëve n°2, por asgjë anormale nuk u gjet.

Një ekip shkencëtarësh nga Qendra e Kërkimit dhe Aplikimit të Energjisë Gjeo-Biologjike Radio-aktive e Universitetit të Hong Bang, kreu testet e saj mbi vajzën duke konfirmuar, se kjo ishte diçka e pazakontë.

Prof. Nguyen Manh Hung, drejtues i Universitetit, tha se vajza ishte a aftë t’i vinte flakën objekteve që e rrethonin. ‘Kjo është një çështje shumë e çuditshme jo vetëm në Vietnam, por në mbarë botën” tha Hung.

‘Skanimi i trurit zbuloi një vijë të pazakonshme në pjesën e djathtë të trurit të vajzës’,- tha doktori.

‘Ajo digjte objektet që ishin të lokalizuara afër saj dhe larg saj, kështu që nuk ka një limit distance specifike”,- tha Hung.

Kampione të gjakut, të urinës dhe qeliza të lëkurës si edhe objekte nga shtëpia e vajzës janë marrë për kryerjen e mëtejshme të analizave, tha ai.

Nguyen Phuc Giac Hai, një shkencëtar i Qendrës se Kërkimit për Potencial Njerëzor, tha se vajza është një fenomen shkencor global.

‘Ky rast është special pasi ka zgjatur më shumë se një muaj dhe zjarre kanë rënë kudo që ajo ka qenë,”- tha Hai.

Ai tha gjithashtu, se do të mbajë një Konferencë  për të gjetur shkaqet e gjendjes së vajzës dhe të diskutojë mënyra për sigurimin e saj.

Shkencëtarë në Institutin e Vietnamit po studiojnë gjithashtu rastin dhe priten konkluzionet e tyre.

Hung tha, se vajza do të dërgohet në shkollë apo në vende të tjera me një makinë me shoqërues dhe shtëpia e saj dhe shkolla do të pajisen me objekte antizjarr./liveleak/