Pas grabitjes u shndërrua në një gjeni te matematikës

52

article-2136513-12CF2F5E000005DC-721_306x346Jason Padgett, u kthye nga një person i cili ishte gati të braktiste kolegjin, në një gjeni në fushën e matematikës, pas sulmit te grabitësve.

Duke rënë së tepërmi ne nota dhe për shkak të punës jashtë shkollës ai ishte pothuajse gati për të hequr dore nga kolegji, jeta e tij ishte kthyer mbrapsht, kur një natë, tek sa po dilte nga një klub u qellua nga disa grabitës, të cilët i rrëmbyen xhaketën e tij prej lëkure.

Pasi i mbijetoi sulmit vetëm me disa tronditje, Jason zbuloi se diçka shkonte ndryshe. Jo shume kohe pas sulmit, ai u bë i fiksuar me vizatime komplekse dhe ishte në gjendje për të dalluar formula matematikore, kudo qe ai shikonte.

Sindromi është zhvillimi i një aftësie të veçantë që mund të jetë matematikore, hapësinore ose me autizëm që zhvillohet në një shkalle ekstreme dhe e shndërron personin në një super human,” vlerëson neuro shkencëtari Berit Brogaard. Aftësitë e sapo shfaqura nga Jason janë krahasuar me ato të shfaqura nga John Nash, i cili është luajtur nga Russell Crowe në filmin “A Beautiful Mind”.

Jason Padgett nuk ka as doktoraturë dhe as ndonjë diplomë. Në fakt ai ishte shumë dobët në kolegj dhe punon si shitës në një dyqan, por ai është një gjeni matematike dhe ka qenë kështu, që nga momenti kur disa grabitës e sulmuan duke e goditur me shqelma në kokë disa herë për ti marrë xhaketën.