Pas Palokës edhe Trashani sulmon Patozin, pse foli për problemet e PD-së

61

trashaniPas akuzave që ish Kryetari i Grupit Parlamentar Astrit Patozi, bëri ndaj mënyrës së zgjedhjes së kreut të PD-së, Bashës kanë ardhur edhe reagimet kundër tij.

Pas Palokës, është prononcuar edhe ish deputetja Arenca Trashani e cila i kujton Patozit që duhet të jetë mirënjohës ndaj PD-së, pasi sipas saj Patozi ka marrë shumë nga PD. Ajo i kujton atij, të njëjtën gjë që i përmendi edhe deputeti Paloka, se duhet të merret me Ramën.

Nuk u habita as edhe një fije… Ka njerëz të cilët, pasi kanë marrë shumë nga PD-ja, tamam si ndonjë paraardhës i tyre, mirënjohja i kthehet në urrejtje për PD-në. E kështu, gjëja e parë që dinë të bëjnë në opozitë është të sulmojnë PD-në, pa nxjerrë hala as edhe një fjalë për kundërshtarin”,-ka deklaruar Trashani.