70 të vdekur dhe 600 te plagosur në Egjipt, Policia dhe Ushtria qëllojnë mbi manifestuesit

egypt-violence-GETTYDhjetëra militantë të Vëllezërve Myslymanë janë vrarë të shtunën në mëngjes në rrugën e aeroportit të Kajros. Lëvizja islamiste jep një bilanc prej 70 të vrarësh. Përplasjet kanë filluar midis përkrahësve të presidentit egjiptian Morsi dhe forcave të sigurisë. Këto të fundit kanë qëlluar me plumba realë mbi manifestuesit.

‘Të gjithë të plagosurit që vijnë këtu janë në gjendje shumë të rëndë. Personat janë të qëlluar me plumba”,- deklaron për euronews përgjegjësit e spitalit në Nasr City në verilindje të kryeqytetit egjiptian. Sipas Vëllezërve Myslymanë, të shtënat e ushtrisë dhe të policisë egjiptiane kanë plagosur të paktën 600 persona në radhët e tyre.

“Ne manifestojmë paqësisht-, shpjegon lideri i lëvizjes islamiste, për Euronews. Ne kemi të drejtën t’i themi botës që populli egjiptian mund ta zgjedhë presidentin e tij, parlamentin e tij dhe Kushtetutën e tij, por asnjë ushtri nuk ka të drejtë të privojë popullin nga kjo”.

Një tjetër përplasje midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Morsit ka degjeneruar gjatë natës së të premtes duke u gdhirë dita e shtunë në Aleksandri, në veri të Egjiptit. Një bilanc i pakonfirmuar bën fjalë për të paktën 7 të vdekur si pasojë e këtyre përplasjeve.

 

 

Aleksandër Vulin: Zgjedhjet lokale në Kosovë-Metohi për të gjithë serbët e provincës

Aleksandar-VulinShefi i zyrës qeveritare për Kosovë-Metohi, në Republikën serbe Aleksandër Vulin ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të organizohen në të tëra lokalitetet ku ka serbë të lindur, apo serbe të zhvendosur, raporton RSI.

Sipas Vulin, përgjatë zgjedhjeve, misioni i OSBE-së do të jetë instanca me të cilin serbët do të komunikojnë, pasi Republika e Serbisë nuk i njeh institucionet e shtetit të vetëshpallur i pavarur në Kosovë-Metohi

Vulin ka theksuar se, serbët do të kenë përfaqësuesit e tyre në të tërë komisionet elektorale për arsye të kontrolleve gjatë numërimit të votave. Ai përsëriti pozicionin, se lista elektorale unike ishte zgjidhja më e mirë për ruajtjen e interesave dhe të drejtave të popullit serb në Kosovë-Metohi.

Duke deklaruar se Kryeministri serb Ivica Dacic do të ketë të drejtën e votës, sepse ai ka lindur në Prizren, Vulin ka shtuar, se do t’i kërkojë Kryeministrit që ta bëjë këtë.

 

Paloka: Astrit Patozi ka njollosur procesin, duke dëmtuar PD-në

edipalokaokPas akuzave të rënda që hodhi ish Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi mbi një proces zgjedhjeje të deformuar për kreun e PD-së dhe për kandidatura të paraselektuara për të fituar garën nga Berisha, vjen dhe reagimi i deputetit demokrat Eduart Paloka.

Paloka deklaron, se qëndrimet e Patozit janë subjektive, pasi ai është mik i ngushtë i Olldashit dhe të gjithë e dinë këtë. Gjithsesi vazhdon ai, kjo nuk e justifikon qëndrimin e tij.

“Procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike, për mendimin tim ishte një nga proceset më të mira që mund të zhvillohej ndonjëherë. Kjo, për më tepër që u zhvilluan për herë të parë përmes parimit “një anëtar-një votë”, dhe u realizuan në një kohë relativisht të shkurtër për shkak të dorëheqjes së z. Berisha nga posti i kreut të partisë.  Procesi zgjedhor ishte transparent dhe mbi bazë rregullash qartësisht demokratike, rregulla këto që u pranuan nga të gjithë”,- deklaron Paloka për “GSH”.

Paloka akuzon Patozin, se ka njollosur procesin duke dëmtuar PD-në. AI thotë gjithashtu se në dy orë intervistë, Patozi në vend që të merrej me Ramën u mor me PD-në.

“Ta njollosësh këtë proces në një kohë që u mor me entuziazëm nga të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, nuk është aspak në favor të PD-së dhe as të atyre që presin një ringritje të PD-së.  Për më tepër kjo njollosje bëhet për arsye subjektive. Arsyeja është e thjeshtë: Të gjithë e dinë që z.Olldashi është mik i afërt i tij, por kjo nuk e justifikon një qëndrim të tillë të nënkryetarit të PD-së. Më erdhi keq kur ndoqa intervistën dy orë të nënkryetarit të PD-së, i cili, në vend që të merrej me kundërshtarin politik Edi Rama dhe me PS-në, gjithë kohën u mor me sulme ndaj procesit zgjedhor të PD-së. Një humbje e thellë e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, vërtet mund të të mërziste, dhe, nuk flet për një proces të rregullt të garës në PD, por për të kundërtën. Ndaj dëshiroj që të gjithë demokratët ta kalojnë këtë moment dhe të bashkohen për të ringritur sërish Partinë Demokratike. Të gjithëve u bëj thirrje që t’i lënë mënjanë simpatitë personale dhe të punojnë bashkërisht për rikthimin sërish të PD-së në pushtet”,- thotë ai.

 

Ambasadori italian: Berisha të mos shpërbëjë pozitivitetin e pas-procesit elektoral

ambasadoriNga Muhamet Veliu, TCH

Zoti Ambasador cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet e 23 Qershorit?

Ju falenderoj dhe ndjej shumë kënaqësi që po i drejtohem, spektatorëve të Top Channel. Sa i takon zgjedhjeve, mund të themi me siguri se ishte një sukses, që procesi elektoral u zhvillua në mënyrë  të rregullt. Kemi patur për fat të keq disa incidente, edhe të rënda, që na trishtojnë, por sigurisht pjesëmarrja dhe sjellja e popullit  shqiptarë  ka qenë absolutisht positive dhe ka dëshmuar një shpirt të madh demokratik.

Kryeministri Berisha fillimisht e pranoi rezultatin e zgjedhjeve por duket se ai ndërroi mendje kur deklaroi se ai nuk do ta njohë rezultatin pa patur një transparencë të plotë të rezultatit. Si e shikoni këtë zhvillim?

Një prej elementeve që goditi  pozitivisht bashkësinë ndërkombetare, përveç zhvillimit të procesit electoral, ishte ajo që erdhi pas, vazhdimi, pranimi reciprok dhe respekti që palët i dëshmuan njëra-tjetrës. Nga njëra anë duke pranuar rezultatin, nga ana tjetër duke njohur meritat e qeverisë së mëparshme dhe asaj që ishte arritur. Nuk dëshirojmë që ky element kaq pozitiv të shpërbëhet me kalimin e kohës. Nëse nga njëra anë, sigurisht është e rëndësishme të sigurohet tranparenca maksimale e procesit, nga tjetra duhet të evitohet zgjatja e tepruar të afateve dhe në paraqitjen- të dinamikave dhe politikave që mund të ndotin pak këtë analizë të tranparencës. Kësisoj  kërkojmë me forcë që procesi të mund të mbyllet shpejt. E para, edhe në  respekt të popullit shqiptar, i cili u impenjua fuqimisht në procesin elektoral, e dyta për të ruajtur këtë besim të madh që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare.

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri publik strukturën e qeverisë së re. Cili është impresioni juaj i parë rreth kësaj structure?

Na duket sigurisht pozitive. Disa ministri që ndoshta kishin një gamë të gjërë detyrash, u ndanë dhe kjo natyrisht do të favorizoje ndarjen e punës në mënyrë të barbartë mes strukturave të ndryshme.Nga ana tjetër, natyrisht vleresohët një model që përdoret edhe në Itali prej vitesh, që është ajo e ministrave pa portofol, janë tre, ndersa ne qeverine e mëparshme ishte një. Dy entitetet e reja i përgjigjen paralajmerimit tonë  për disa domosdoshmëri. Raporti me parlamentin dhe ura e qeverisë me parlamentim, dhe nga ana tjeter autonomite lokale,  territori që është dicka shumë e rëndësishmë. Nga një analizë ë parë e strukturës së qeverisë kemi një përshtypje sigurisht shumë positive.

Sipas jush cilat janë disa prej sfidave më kryesore të qeverisë Rama?

Do të përmendja dy gjera; rritje ekonomike dhe punësimin. Është shumë e thjesht, sepse ndër të tjera është problemi qe duhet të përballojmë të gjithë. Shqipëria njohu një periudhë të gjatë rritjeje ekonomike por ajo u ngadëlsua shumë. Tani bëhet fjalë të rinisim rritjen dhe te krijojme punësim, është thelbesor mendoj, ka shumë nevojë. Elementi i tretë që dua të nënvizoj është ribashkimi dhe riforcimi i marëdhënieve me vendet e rajonit, dicka që është i një rendesie të madhe dhe që do të kishte ndër të tjera, një pasojë shumë positive në termat ekonomik të Shqipërisë.

Cilat janë prishmëritë tuaja nga qeveria e re?

Dua të them vazhdimësi e raporteve të shkeqyera që kemi patur gjithnjë me Shqipërinë.  Gjykojmë që Italia dhe Shqiperia janë dy partnerë strategjikë. Gjeografia është, ekzistojnë një seri faktorësh të tjerë të rëndësishmë që e bëjnë lidhjen tonë unike dhe kërkojmë fuqimisht që kjo të mund të forcohet më tej. Nga pala italiane është gadishmëria maksimale dhe kemi mundur të kuptojmë nga batutat e para të qeverisë së ardhshme,se thotë të njëjtën gjë nga ana e Shqipërisë.

Ku do të koinsistojë vijimi i ndihmës së Italisë ndaj Shqipërisë?

Sigurisht synojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të favoriuar forcimin e marëdhënieve ekonomike. Ka një interes të fortë nga ana italiane për të investuar. Kriza ka vënë në lëvizje shumë gjëra edhe nga ana e sipërmarrësve italianë. Shqiperia shihet me vëmendje shumë të madhe. Mendoj se është një mundësi që duhet të  kapet megjithëse logjikisht duhet të përmirësohet klima sipërmarrësve si dhe kushtet për ti pritur këto investime. Natyrisht ne jemi të gatshëm ti japim mbështetjen maksimale qeverisë së re, me qëllimin që të organizojë masat për lehtesimin e tërheqjes së këtyre investimeve.

Zgjedhjet e kanë ndaluar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas jush si mund të rinisë ky proces?

Përpara zgjedhjeve, pati një voneseë në afrimin e Shqipërisë me Europen. Aprovimi i tre ligjeve dha dhe krijojë kushtet e mira për ta nisur këtë rrugë. Ne gjysmën e Tetorit  komisioni do të paraqesë raportin e tij. Mendoj se këto muaj që janë mes marrjes së detyrës nga qeveria e re dhe vendimit te Këshillit të Europës,  rreth fundit të Dhjetorit- janë thelbësore. Mendoj se është e nevojshme një vëmendje shumë e madhe për shtetin e së drejtës, për funksionimin e drejtësisë, për luftën kundër korrupsionit, luftës kundër krimit, për forcimin e administratës publike. Këto janë mës të tjerash disa nga 12 prioritetet. Mendoj se nëse do të ketë impenjim të fortë në këto sektorë ekzistojnë të gjithë kushtet për të patur një përgjigje të favorshme nga ana e Europës. Nga ana e Italisë, ne nuk do të mungojmë se kryeri cdo veprim, por i kërkojmë Shqipërisë, që t’na ndihmojë ta ndihmojmë.

Në çfarë këndvështrimi Italia i shikon përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë në përmbushjen e 12 prioriteve të vendosuara nga BE-ja?

Nuk ka dyshim për këtë, që Italia është  vendosur në favor të rrugës europiane të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë progrese të medha në këto 20 vite, besojmë, pjesërisht edhe në sajë të kontributit dhe ndihmës së Italise. Ne jemi të bindur absolutisht për vendin që Shqipëria duhet të zërë në Europë. Logjikisht do të jetë një vendim i karakterit të përgjithshëm. Ne do të jemi avokatët e Shqipërisë, por e rëndësishme është që kemi elementët për ta vleresuar.

Sa i  mundshëm është marrja e statusit të vëndit kandidat në muajn dhjetor? 

Mendoj se kushtet ekzistojnë. Nese muajt përpara nesh do të përdoren plotësisht për të përmirësuar, shtetin e së drejtës, për të forcuar drejtësinë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin, shanset (mundësite) janë shumë të mira. Procesi zgjedhor shkoi shumë mirë dhe do të jetë sigurisht një faktor që do të peshojë shumë në vendimin e Dhjetorit, por ka shumë gjëra të tjera që duhet përmbushen dhe shumë do të varet se si do të përdoret kjo periudhë, nga tani deri në  fund të Dhjetorit.

Rama: Çfarë turpi, Strategjia Kombëtare e Sigurisë ka ende si objektiv anëtarësimin në NATO

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Në një intervistë për Gazetën Dita, Kryeministri që pret të marrë detyrën në shtator Edi Rama, ka folur edhe mbi situatën në Ministrinë e Mbrojtjes ku strukturat e saj janë tej mase të fryra, duke përfshirë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në NATO.

Rama thekson se kjo strukturë aq shumë është trashur, jo vetëm nga trupi por edhe nga truri sa në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë të këtij vendi ende shkruhet se ‘kemi objektiv anëtarësimin në NATO’. 

“Po ju jap vetëm një shembull: Administrata civile e Ministrisë së Mbrojtjes ka sot më shumë njerëz se ç’kishte në periudhën pas kapjes së “grupit armiqësor” në ushtri gjatë Luftës së Ftohtë! Një kapicë me struktura parazite që thithin përditë para nga xhepat e popullit e gjak nga trupi i Shqipërisë dhe në këmbim kthejnë korrupsion e kalbëzim të shtetit. Ose raprezentanca jone ushtarake në NATO është më e fryrë në numër se përfaqësitë e thuajse gjysmës së vendeve te NATO-s. Ndërkohë, e gjithë kjo mbipeshë e kësaj ministrie ka trashur jo vetëm trupin po edhe trurin e shtetit ne atë sektor deri në pikën ku në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë së këtij vendi, ende shkruhet se kemi objektiv anëtarësimin ne NATO (!) Kuptohet mund të thotë dikush, sepse as ministri e as shefi i shtabit s’kanë kohë të merren me mbrojtjen se janë të zënë prej vitesh të tëra me sulmin në xhepat e në pronat e ushtrisë… Çfarë turpi kombëtar në sytë e NATO-s dhe çfarë talljeje propaganda shurdhuese “Shqipëria ne NATO!”

Berisha në vend të analizojë humbjen, i bën bilancin njëmujor Ramës

berisha sadKryeministri i humbur Berisha, pa i bërë akoma analizën humbjes së tij në të gjithë Shqipërinë, ka nxituar t’i bëjë analizën një mujore Edi Ramës, duke i numëruar se çfarë nuk ka realizuar deri më tani.

Një situatë absurde, ku Kryeministri nga froni i tij, i kërkon llogari Kryeministrit që nuk e ka marrë akoma pushtetin.

“Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi.

Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon:

1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën.

2 – Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete.

3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqësor.

4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushërirës Koleka.

5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria.

6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të drogës dhe krimit

Ky është ndryshim, por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit”, -deklaron Berisha.

 

Braçe denoncon: Arka e shtetit është bosh, ky është krimi i Sali Berishës

Erion-Brace1Deputeti socialist Erjon Braçe denoncon sërish publikisht, boshatisjen e arkës shtetërore nga qeveria Berisha. Braçe deklaron, se qeveria ka marrë borxh 273. 000. 000 dollarë borxh për tre muaj dhe për 6 muajt e tjerë kanë ngelur vetëm 28 milionë dollarë.

Ai i drejton një pyetje Berishës: Çfarë u ndërtua në këto 3 muaj me kaq para?

“Arka e shtetit eshte bosh!! Ky eshte krimi i Sali Berishes dhe bashkepunetoreve te tij! Kjo eshte arsyeja pse Berisha flet per “bilancin qeverises”, 1 mujor, te Rames pa pushtet; Kjo eshte arsyeja pse “nen teja e tij” Basha, flet per “INSTAT-in” dhe kundershton pavaresine e tij.

Lexoini keto shifra:

Ne 6 muajt e vitit te ikjes, veçmas ne Mars, Prill, Maj, Berisha nuk mblodhi:

130. 000. 000 DOLLARE TE ARDHURA TATIMORE!!
(Parate ju falen klienteve te Sali Berishes per nevoja elektorale)

Ne 6 muajt elektorale, veçmas ne Mars, Prill, Maj, Berisha mori:

380. 000. 000 DOLLARE BORXH DHE E COI NE KETE NIVEL DEFICITIN E BRENDSHEM
(Eshte 155 milion dollare me shume se plani)

(Parate e mara borxh, u perdoren per shpenzime elektorale, “investime”:
122 milion dollare ne mars-prill, 80 milion dollare ne prill-maj, 67 milion dollare ne maj-qershor;
NE TOTAL: 269. 000. 000 DOLLARE TE PAGUARA NE VETEM 3 MUAJ)

NJE PYETJE E RENDESISHME ENDET NE AJER E PERPLASET ME SURRATIN E BERISHES: CFARE U NDERTUA NE 3 MUAJ ME KETO PARA?

Ne ane tjeter, te kthehemi tek arka bosh;

Parate u morren borxh ne shumice nga marsi ne qershor: 
94 milion dollare ne mars-prill, 91 milion dollare ne pril-maj, 88 milion dollare ne maj-qershor; 
TOTALI 273. 000. 000 DOLLARE BORXH PER TRE MUAJ.

NE 6 MUAJ HUAMARRJA E BRENDSHME ESHTE SA 91% E PLANIT VJETOR!!

PER 6 MUAJT E TJERE KANE MBETUR VETEM:

28 MILION DOLLARE!!

Banka e Shqiperise, Guvernatori i saj e lejoi dhe pagoi qindarke me qindarke nevojen elektorale te Qeverise se Sali Berishes per te marre borxh!!

NUK I THA ATE QE E DETYRONTE LIGJI TA BENTE: N D A L!

Ne menyre te perseritur ai “bashkepunoi” dhe pagoi shpenzimet elektorale te Sali Berishes, deri ne qindarken e fundit, por me parate e popullit.

LEXOINI EDHE KETO SHIFRA:

Ne 2009-ten, VITI I ZGJEDHJEVE POLITIKE, ai e lejoi Qeverine dhe pagoi deri ne nivelin e deficitit:
293. 000. 000 dollare;

Ne 2010-ten, VITI NORMAL, ai e lejoi Qeverine dhe pagoi deri ne nivelin e deficitit:
124. 000. 000 dollare;

Ne 2011-ten, VITI I ZGJEDHJEVE LOKALE, ai e lejoi Qeverine dhe pagoi deri ne nivelin e deficitit:
228. 000. 000 dollare;

Ne 2012-ten, VITI NORMAL, ai e lejoi Qeverine dhe pagoi deri ne nivelin e deficitit:
128. 000. 000 dollare;

Ne 2013-ten, VITI I ZGJEDHJEVE POLITIKE, ai e lejoi Qeverine dhe pagoi deri ne nivelin e deficitit:
380. 000. 000 dollare 

KA BASHKEPUNUAR ME QEVERINE NE CDO VIT ZGJEDHJESH; Ky eshte viti kur ka qene me bashkepunues se kurre; KY ESHTE VITI KUR U HODH ME KOKE!!

POR: KY ESHTE SHPERDORIMI ME I MADH I PUSHTETIT TE BANKES SE SHQIPERISE DERI NE VARESI TOTALE NDAJ QEVERISE!!”,- deklaron deputeti socialist Erjon Braçe.

 

Avokati i Popullit Totozani, thirrje shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalasë që të dorëzohen

Igli-Totozani-Deklarate-NOAAvokati i Popullit në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje të arratisurve nga burgu i Trikalasë në Greqi, tre javë më parë, që të dorëzohen.

Pas vrasjes së tre prej tyre gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë greke, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin e tij për humbjen e jetëve njerëzore duke theksuar se e drejta për jetën ka përparësi ndaj çdo lloj mase.

“Tre prej të arratisurve nga burgu i Trikalasë kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit, po kështu kanë humbur jetën edhe një polic dhe një shtetase greke. Avokati i Popullit shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore. Bëj thirrje për shmangien e përdorimit të mëtejshëm të forcës. E drejta e jetës ka përparësi ndaj çdolloj mase. Vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangë përdorimin e mëtejshëm të forcës, që të mos humben jetë të tjera”,- ka deklaruar Totozani.

Pas ekzekutimit të Ermir dhe Flamur Lika, një shtetas i tretë shqiptar është ekzekutuar nga forcat policore greke.

Marian Kola, 36 vjeç i arratisur nga burgu i Trikalasë në Greqi, është ekzekutuar pas një dyluftimi me armë me palën greke. Shkëmbimi i zjarrit midis Kolës dhe policisë greke ka ndodhur pranë fshatit Frosini të Sulit. Policia greke ka raportuar se, pranë trupit të Marian Kolës është gjetur një armë tip kallashnikov, një krehër me fishekë, një granatë si edhe ushqime të gatuara, çka tregon sipas policisë greke se persona të tjerë e kane ndihmuar shqiptarin Kola të arratiset.

I arratisuri tjetër, që ndodhej në shoqërinë e Marian Kolës, Ilir Kupa ka arritur t’i shpëtojë sërish policisë.

Policia greke ka raportuar gjithashtu, se vazhdon operacioni për kapjen e të arratisurit Ilirian Kupa. Nga hapja e zjarrit nga shqiptarët e arratisur, ka ngelur i plagosur edhe një polic grek, i cili pasi është dërguar me urgjencë në spital, raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

Sharon Stone në formë të përkryer në plazhet e Italisë

Stone-Italy-Dailymail
Stone-Italy-Dailymail

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stone-Italy-Dailymail
Stone-Italy-Dailymail
article-2378037-1AFDF781000005DC-544_306x539
Stone-Italy-Dailymail

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

article-2378037-1AFDF6DD000005DC-514_634x421
Stone-Italy-Dailymail

 

 

 

 

 

 

 

 

Stone-Italy-Dailymail
Stone-Italy-Dailymail

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stone-Italy-Dailymail
Stone-Italy-Dailymail

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stone-Italy-Dailymail
Stone-Italy-Dailymail

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stone-Italy-Dailymail
Stone-Italy-Dailymail

 

 

 

 

Donald Lu konfirmohet si ambasador i SHBA në Shqipëri

donaldPresidenti Barak Obama njoftoi kandidatura të tjera për poste administrate e misione diplomatike. Presidenti emëroi diplomatin Donald Lu si ambassador i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Përmes një deklarate për shtyp, Presidenti Obama shprehet për kandidaturën e zotit Lu si dhe kandidaturat e tjera për poste të rëndësishme administrative të njoftuara të enjten: “Këta individë kanë treguar njohuri dhe pëkushtim gjatë gjithë karrierës së tyre. Ndjehem mirënjohës që kanë pranuar të marrin mbi vete role të rëndësishme dhe mirëpres punën me ta në muajt dhe vitet në vijim”.

Zoti Donald Lu është një diplomat karriere dhe aktualisht është Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkur me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009.

Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Cështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent I Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001.

Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit.

Zoti Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit. / VOA