Kreu i PD-së Berat: Patozi hedh baltë mbi procesin

55

pd2Vijojnë sulmet ndaj ish Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi i cili denoncoi publikisht manipulimet e zgjedhjes së kreut të PD-së Basha.

Pas deputetit Paloka dhe ish deputetes Trashani, një tjetër sulm ndaj tij vjen kësaj radhe nga kreu i PD-së në Berat, Arenc Berati.

Ai akuzoi Patozin, se po hedh baltë mbi procesin dhe deklaroi se vetë ai ishte i habitur nga deklarata e Berishës për paanshmëri dhe transparencë.

Nuk mendoj se gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, nuk ishte reale. Ajo ka qënë transparente në çdo drejtim. Vetë ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha na kishte kërkuar si nëpërmjet udhëzimeve ashtu edhe me sms, që të shmangnim parapëlqimet për kandidatët dhe se drejtuesit e PD-së që do të shfaqnin preferenca për njërin apo tjetrin kandidat duhej që më parë të dorëhiqeshim nga postet drejtuese në PD. Na ka habitur deklarata e tij. I gjithë procesi ishte në sy të publikut, duke filluar nga momentet e para e deri në përfundim, ka qenë tepër korrekt, ndaj nuk është mirë që të hidhet baltë, për më tepër nga drejtues që kanë mbajtur poste të larta në PD siç është Astrit Patozi”, – ka thenë Arenc Berati për GSH.