Jessica Wright e lumtur në plazhet e Ibizës

Jessica Wright-Ibiza
Jessica Wright-Ibiza

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jessica Wright-Ibiza
Jessica Wright-Ibiza

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jessica Wright-Ibiza
Jessica Wright-Ibiza

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jessica Wright-Ibiza
Jessica Wright-Ibiza

 

Operacion i madh policor në SHBA, shpëtohen 105 fëmijë nga rrjeti i prostitucionit

ezxchild0730web5Një operacion i suksesshëm policor në SHBA ka bërë të mundur lirimin e 105 fëmijëve nga rrjeti i prostitucionit të fëmijëve. Brenda 72 orësh, policia federale në bashkëpunim Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Shfrytëzuar dhe të Zhdukur kanë ndaluar më shumë se 150 persona gjatë një operacioni të kryer ditët e fundit në hapësirat çlodhëse për ato që udhëtojnë me makina, nëpër kazino dhe motele të 75 qyteteve në të gjithë vendin.

150 tutorë jane arrestuar nga forcat policore. Viktimat e trafikut ishin kryesisht vajza nga mosha 13-17 vjeç. Viktima më e re ishte nxjerrë në rrugë nga i ati i saj.

Një fitore në luftën ndaj pedofilisë, që rikujton fatkeqësisht zgjerimin e rrjetit siç edhe deklaron drejtori i FBI-së Ronald Hosko, i ngarkuar për çështjet penale.

“Trafiku i fëmijëve për prostitucion është një nga krimet më të dhunshme dhe më të pafalshme në vend. Pavarësisht sfidave që ne duhet të ngremë, ato që shfrytëzojnë fëmijë duhet ta dinë, që ekipi ynë do të vazhdojë t’i ndjekë për t’i çuar përpara drejtësisë.”

 

Berisha: Ndryshimi është padije, vrer dhe urrejtje në veprim

kryeministri-sali-berisha-11Pas publikimi të planit që PS bëri në lidhje me skemën e raportimit financiar të sektorit publik, vjen dhe reagimi i Kryeministrit në ikje Berisha.

Berisha deklaron se, piktori i ngatërron financat me ngjyrën mavi, zymtësi dhe vrer. Ai thotë se ky është ndryshimi, padije vrer dhe urrejtje në veprim.

“Piktori lexon financat publike si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit! 

Të dashur miq, në fletë rrufenë e tij për financat “piktori” dëshmon padije, vrer dhe injorancë totale në çdo fjalë dhe frazë të tij. Për çdo njeri që njeh abc-në e financave publike është e qartë si drita e diellit se në financat publike të Shqipërisë çdo qindarkë hyn nëpërmjet bankave dhe vetëm bankave dhe çdo qindarke shpenzohet nëpërmjet thesarit dhe vetëm thesarit, i cili mund të kontrollohet on-line nga çdo qytetar.

 Për Shqipërinë dhe për çdo vend tjetër të lirë të botës, përfshirë këtu dhe SHBA, prodhimi i brendshëm, borxhi publik dhe tregues të tjerë kryesorë fiskal ekonomike përllogariten dhe publikohen së paku një herë në vit nga Banka Botërore, FMN dhe për vendet europiane edhe nga Komisioni Europian. Por “piktori” financat i ngatërron me ngjyrat mavi, zymtësi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisini, prisni, ky është ndryshim!! Padije, vrer dhe urrejtje në veprim! Sb”, deklaron Berisha.

Ngacmimi i femrës dhe vrasja për të ruajtur ‘nderin’ e saj

Nga Eni Kondi

Pse shqiptari preket kaq shumë kur i ngacmojnë motrën? Pse revoltohet dhe e ndjen si detyrim moral që të vejë në vend nderin e cenuar edhe pse kjo mund të mbart kosto të rënda në jetë njerëzish? Ç’është ky ‘nder’ që duhet të ruhet me çdo kusht dhe për çfarë arsyesh? Pse mbështetet nga shoqëria dhe opinioni social në heshtje, duke e përkrahur këtë fenomen?

Një serë pyetjesh të vinë ndër mend, kur përpiqesh të analizosh një fenomen të tillë, i cili nuk shtrihet vetëm në këtë drejtim, por prek dhe sfera të tjera të jetesës në një ambient social.

Ngjarja e rëndë e bregdetit shqiptar, solli në vëmendje të opinionit publik, sërish problematikat që ekzistojnë brenda shoqërisë shqiptare. Pse ndodh ky fenomen? Pse një shqiptar arrin të vrasë kur i ngacmojnë subjektin femër (motër, grua, të dashur, rrallë herë edhe nënën)? Pse një europian nuk vret në këto raste? Çfarë ndryshon në këto kultura?

Fillimisht për të kuptuar arsyen, pse meshkujt në shoqërinë shqiptare vrasin për arsye të cilat në shoqërinë perëndimore konsiderohen banale, duhet të kuptojmë rrënjët e formimit kulturor dhe social në këtë aspekt. Që në periudhën kur jeta e shoqërisë shqiptare rregullohej nëpërmjet kanuneve zonale, roli i femrës në të ishte i një aspekti zhvlerësues. Zhvlerësimi dhe mos konsiderimi i saj ishte kanunizuar në rregullat e shkruara, të cilat e konsideronin femrën si një objekt, që duhej të ruhej dhe ‘nderi’ i saj, i përkiste burrit dhe familjes së saj. Burri kishte të drejtë ta vriste gruan në rast se, ajo cenonte ‘nderin’ e saj, që automatikisht ishte i përkthyer në nder të burrit, që e përfaqësonte atë. Familja e saj, po ashtu vendoste për vdekjen e femrës duke i dhenë një fishek në pajë, bashkëshortit të saj. Pra, e thënë ndryshe vrasja e subjektit femër, miratohej nga institucioni familjar (nëpërmjet futjes së fishekut në pajë) dhe ekzekutohej nga bashkëshorti. Pra, kishte një konsensus social të vendosur nëpërmjet normave kanunore për konsiderim të qenies femërore si një subjekt pa të drejta themelore, si e drejta për jetë dhe se kjo e drejtë mund t’i cenohej sa herë gjykohej se ‘nderi’ i saj është cenuar. Nderi në formë paradoksale i ruhej vetëm femrës, pra për nderin e saj vritej, ndërsa ‘nderi seksual mashkullor’ ishte një koncept abstrakt.

Sigurisht në momentet kur këto zakone, u shndërruan në norma kanunore, burimi i tyre përgatitej si nga doket dhe zakonet që përfshinin shoqërinë në ato periudha, po ashtu edhe nga kuvendet e burrave nga ku dihet, se gruaja s’kishte aspak rol në to.

Këto forma kanunore të rregullimit të jetës në ato kohëra, të cilat për aktualitetin lindnin si një nevojë e domosdoshme, me ndryshimin e periudhave filluan të zbehen, duke marrë trajtat përshtatëse të evoluimit të shoqërisë. Format të hapura dhe të fshira të përcjelljes së këtyre normave ekzistojnë në shoqëri, të cilat sipas filtrimeve sociale, personale dhe familjare përcillen brez pas brezi. Këtë e dëshmojnë dhe një sërë proverbash, të cilat përdoren rëndom por që mbartin kodifikim të normave të hershme sociale, si: ‘ Nderin e gruas e ruan burri’, ‘Burri o të fal, o të var’, ‘Burri që të rreh, të do’, etj. Shprehje të cilat, kanë ndikimin e tyre në formësimin e individit, si brenda familjes ashtu dhe në shoqëri.

Periudha e post-tranzicionit, e cila duket se nuk ka mbaruar akoma, solli një kaos në këtë aspekt, duke ringjallur në zona të caktuara dhe në pjesë të veçanta të shoqërisë shqiptare elementë kanunorë, të cilët nuk kishin aspak përputhje me realitetin e shumë viteve më pas, por që u riaktivizuan si pasojë e ndërhyrjes së disa faktorëve.

Faktori kryesor ka qenë ndikimi politik. Filmimet e periudhës postkomuniste (sot gjenden në arkivin e TVSH-së) tregojnë se, si ish Kreu i PD-së Berisha, u premtonte malësorëve, se do t’i rikthente Kanunin, si një vlerë e pamohueshme e shoqërisë dhe që sipas tij, Komunizmi e kishte shkatërruar barbarisht atë. Paralelisht me këtë faktor ndikues politik, elementi tjetër që po ndihmonte në riaktivizimin e normave kanunore ishte dhe dobësimi i elementit shtet. Efikasiteti dhe roli i tij, ka pësuar një dobësim të konsiderueshëm, duke bërë që elementë kanunorë të riaktivizohen paralelisht me këtë përkrahje politike, si mënyrë për të mbijetuar në një shoqëri ku shteti e ka humbur rolin e tij, të vendosjes së rregullit dhe arbitrit asnjanës në gjykimin e çështjeve që rrethojnë problematikat e përditshme. Sa më shumë dobësohet roli shtetëror aq më shumë vlerësohet zgjidhja e problemeve në forma personale, të cilat e kanë bazën frymëzuese në mënyrë të ‘pavetëdijshme’ tek Kanuni.

Një faktor tjetër, që të ndihmon të kuptosh këtë fenomen është mënyra e formimit të individit brenda bërthamës familjare. Rëndom në familjet shqiptare shikon që fëmijët e sekseve të ndryshëm, trajtohen në forma të ndryshme. Ndryshe nga kultura perëndimore, që nuk bën diferencë në trajtim, shoqëria shqiptare injekton që në fëmijëri një diskriminim gjinor, përballë sekseve, duke i dhënë prioritet si në gjykim, vlerësim, trajtim, fëmijës së seksit mashkull. Rëndom, diskriminimi dhe zhvlerësimi ndaj femrës, shikohet që në dëshirën për shkatërrim të embrionit, kur ai kuptohet që është femër dhe dëshira që primon për të lindur mashkull.

Djali në familjen shqiptare edukohet, që të ketë prioritet mbi elementin femër, duke u pozicionuar në një ‘ruajtës dhe mbrojtës’ i nderit të saj. Nga ana tjetër edhe elementi femër edukohet me një inferioritet përballë superioritetit mashkullor, duke e gjykuar si normale, që mashkulli t’i mbrojë nderin, që të hidhet në luftë kur ‘nderi’ i saj cenohet. Të bën përshtypje gjithashtu që, ndonëse në moshë madhore femra duhet të presë që mashkulli (vëllai, babai, burri) të vendosë dhe t’i japë leje për kryerjen e shumë aktiviteteve, që në botën perëndimore duken absurde, pasi cenojnë lirinë individuale dhe personale të menduarit, të vepruarit dhe të gjykuarit.

Në shoqërinë shqiptare rëndom, vëllai mashkull nuk e kapërdin dot faktin që motra ka të dashur. Çfarë e shqetëson këtë mashkull? Pse shqetësohet nga jeta seksuale e së motrës? Pse mashkulli evropian nuk shqetësohet në këtë aspekt? Sepse, roli këtu qëndron tek edukimi që në familje. Mashkulli, i cili do të edukohet që në fëmijëri me superioritet dhe se duhet të kontrollojë jetën ‘seksuale’ të subjektit femër, pra ‘nderin’ e saj,  ai do të kuptojë vetëm këtë formë sjellje dhe komunikimi. Nëse shoqëria perëndimore i edukon në formë të barabartë të dy sekset e ndryshme, duke i edukuar që të kuptojnë që gjithsecili duhet të vendosë për jetën dhe veprimet e tij dhe se askush s’duhet të sundojë mbi tjetrin, as në aspektin seksual, sigurisht do të kemi të bëjmë me një individ i cili do të rritet pa komplekse dhe i hapur përballë pranimit të lirisë së veprimit, qoftë edhe seksual i qenies femërore.

Deri këtu kemi të bëjmë me mënyrën, se si mashkulli shqiptar i ndikuar nga formimi familjar, social dhe më gjerë, koncepton raportet përballë seksit femër, të cilat janë raporte dominuese dhe kontrolluese. Në momentin, që ky lloj formimi dhe edukimi dominues mashkullor, përballet më një shtet të dobësuar dhe që ka humbur rolin kryesor të tij, të arbitrit dhe rojtarit të drejtësisë në çështjen e zgjidhjeve të konfliktit si civil dhe penal, atëherë ky karakter mashkullor i formësuar në shoqërinë shqiptare, do të kërkojë vetë zgjidhjen e konfliktit nëpërmjet normave ‘kanunore’ tashmë të përthithura nga struktura familjare dhe sociale që në fëmijërinë e hershme.

Nëse në një situatë analoge në Europë, dikush do të ngacmonte seksualisht një femër, kjo femër do të vepronte në këtë mënyrë: do të telefononte direkt forcat policore duke raportuar incidentin në fjalë dhe do të depozitonte një ankimim. Një femër perëndimore nuk mund të mendojë dot që kur dikush e ngacmon të thërrasë familjen apo klanin familjar për ndihmë. Forcat policore, pasi të identifikonin autorin do të procedonin kundër tij, sipas rregullave në fuqi. P.sh në Europën e civilizuar në rast se e ngacmon seksualisht një femër në rrugë, minimumi dënohesh me një gjobë prej 250 euro dhe nëse ngacmimi është i vazhdueshëm apo më i rëndë t’i mund të kalosh edhe një javë i izoluar për riedukim. Disa vende, po forcojnë më tej kuadrin ligjor në këtë aspekt, duke ia lënë barrën e të provuarit të fajit, atij që akuzohet dhe jo denoncuesit.

Pra, nëse në kulturën perëndimore, familja është e kujdesshme të edukojë në forma të barabarta, jodiskriminuese të dy sekset e ndryshme që në fëmijërinë e hershme, në shoqërinë shqiptare ky fenomen është i rrallë. Ky aspekt përforcohet në kahe të kundërta më pas edhe nga mjedisi social dhe ai shkollor. Së fundmi, roli fuqizues i shtetit është pikërisht kufiri, ku lejohet kalimi apo moskalimi i tij. Në një shtet të fortë, individi e gjen zgjidhjen tek strukturat vepruese shtetërore, në një shtet të dobët dhe jo funksional, individi do t’i nënshtrohet zgjidhjes së konfliktit në forma personale, pasi gjykon se shteti është i pafuqishëm dhe nuk mund të sigurojë mbrojtjen e jetës dhe pacenueshmërisë së qytetarit.

 

 

 

 

 

Kreu i PD-së Basha takohet me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Sekui

Hipoteka-per-5-mije-banesaKreu i ri i PD-së Lulëzim Basha ka zhvilluar një takim sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë Etore Sekui. Sipas njoftimit të selisë blu, takimi do të zhvillohej në selinë e PD-së dhe ky cilësohet të jetë takimi i parë, që Basha po kryen në funksionin e Kryetarit të PD-së, me ambasadorin Sekui.

Pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, Kryetari i saj Sali Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit duke shpallur garën që do vijonte më pas, midis dy kandidaturave Lulëzim Basha dhe Sokol Olldashi.

Zgjedhjet e përfolura si të manipuluara dhe të denoncuara nga segmente të lartë politik të Partisë Demokratike sollën në krye të PD-së, Lulëzim Bashën aktualisht Kryetar i Bashkisë së Tiranës, po nëpërmjet një procesi të diskutueshëm zgjedhjeje.

Basha i cilësuar gjithashtu si benjamini i Berishës,  arriti të merrte kreun e PD-së me 80% të votave kundrejt 20% të kundërshtarit të tij Sokol Olldashi.

 

Ban Ki Moon: Zbatimi i marrëveshjes në veri mbetet sfida kryesore

ban-ki-moon-2011-2-4-7-10-11Zhvillimet tremujore në Kosovë sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, në raportin e tij më të fundit i vlerëson hapa pozitivë, të ndërmarrë nga Prishtina dhe Beogradi, që çuan ‘në marrëveshjet historike dhe në një progres fundamental drejt normalizimit të marrëdhënieve.’

Siç raporton RTK-ja, ai përgëzon udhëheqjet politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan siç thotë ‘angazhim serioz dhe të palëkundur gjatë dialogut.’

“Zbatimi i marrëveshjeve midis Beogradit dhe Prishtinës në veri të Kosovës mbetet një sfidë kryesore,” shkruan në raportin e tij sekretari Ban për të shtuar se ‘në këtë drejtim angazhimi i Beogradit me serbët e Kosovës mbetet i rëndësishëm.’

Ai thotë se këto përpjekje ‘duhet të plotësohen me shtrirje të dorës nga ana Prishtinës, duke i ofruar siguri popullsisë lokale.’

Në mënyrë që të shmangen tensionet dhe arrihet sukses, Ban thotë se është e rëndësishme që ‘edhe serbët lokalë të Kosovës ta shohin veten si palë e interesuar në proces.’

“Trashëgimitë e pazgjidhura të konfliktit, përfshirë edhe rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës dhe vepra të tjera penale, duhet të mbeten prioritete kyçe,’ thuhet në raportin mbi Kosovën të sekretarin Ban ki Moon, që përfshin një periudhë të zhvillimeve prej 23 prillit deri më 15 korrik.

Raporti do të shqyrtohet në një seancë të veçantë të Këshillit të Sigurimit më 29 gusht nën kryesimin e Argjentinës, takim ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq./kohanet/

Berisha: Edi Rama ka vjedhur votat nëpërmjet krimit dhe parave të pista

berisha sadKryeministri i humbur Berisha, në një komentim sot në rrjetin social Facebook, ka ringritur sërish teorinë e alibisë së humbjes së tij. Berisha thekson se zgjedhjet janë vjedhur nga Rama, sepse sipas tij Rama tërhoqi kërkesën për ripërsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. 

Mesazhi i Berishës

“1200 votat dhe mandati i vjedhur i Lezhes, simboli i shemtuar i 23 qershorit!

Te dashur miq, Edi Rama sot pranoi boterisht se ka vjedhur 1250 vota ne Lezhe. Ai papritmas terhoqi kerkesen e paraqitur ne gjykate per perseritjen e zgjedhjeve ne qarkun e Lezhes pasi u gjet se ne 14 kuti te ketij qarku kishte vjedhur me dhune, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me perseritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kerkohej ndjese qytetareve te Lezhes. Natyrisht, terheqjen ai e beri vetem e vetem se perseritja e zgjedhjeve do te sillte ndeshkimin e tij shembullor nga lezhianet per vjedhjen e votes me 23 qershor dhe do hapte rrugen per perseritjen e tyre ne Shkoder ku jane vjedhur rreth 700 vota dhe ne qarqe te tjera. Por pavarsisht nga kjo terheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fundekrye te manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku jane perdorur krimi dhe parate e pista jane vendimtare per stabilitetin e vendit. Perpara per voten e lire te shqiptareve! sb”

 

Sam Faiers feston ditën e fundit në Ibiza me shoqërine

Sam Faiers
Sam Faiers

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sam Faiers
Sam Faiers

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sam Faiers
Sam Faiers

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sam Faiers
Sam Faiers
Sam Faiers
Sam Faiers

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sam Faiers
Sam Faiers

Biberaj: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, situata e krimit në vend alarmante

Aleksander-Biberaj-14PrillIsh deputeti demokrat Aleksandër Biberaj ka lëshuar një apel për mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në vend nga Presidenti Nishani, pasi krimi po merr përmasa të frikshme dhe jeta e qytetarëve nuk është më e sigurt.

“Presidenti i Republikës z. Nishani duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Të nderuar miq!

Në situatën e krijuar gjatë ditëve dhe javëve të fundit pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku krimi po godet çdo ditë jetë të pafajshme qytetarësh, më shumë dashamirësi dhe larg çdo sfondi politik, do t’i sugjeroja Presidentit të Republikës z. Nishani, si komandant i forcave të armatosura por edhe si përfaqësues i unitetit kombëtar, që të thërriste një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në këtë mbledhje ku merr pjesë Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe drejtues të institucioneve të tjera përgjegjëse, mund të ftohej edhe lideri i opozitës z. Rama (me statusin e kryeministrit të ardhshëm), në mënyrë që secili të merrte përgjegjësitë e veta dhe të ushtronte këto përgjegjësi deri në afatet që përcakton Kushtetuta. Dihet që në rastet e rotacioneve politike, por edhe në kushtet kur ka një proces të tejzgjatur tranzitor 2-3 mujor për ndërrimin e qeverive, ka tendenca për shthurjen e shtetit dhe krimi gjen terren të favorshëm”.

Prokurori i Hagës: Vendimet tronditën Ballkanin

Serge-Brammertz0610Vendimet e Tribunalit kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa në Ballkanin Perëndimor, të vënë në pikëpyetje punën e Gjykatës së Hagës, tha prokurori Serge Brammertz. Tribunali Ndërkombëtar për Krime Luftë në ish-Jugosllavi pritet që të përfundojë punë pas pak vitesh, mirëpo vendimet kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor të vënë në pikëpyetje punën e Gjykatës së Hagës, tha në intervistën për shërbimin qendror të Radios Evropa e Lirë, prokurori i këtij Tribunali, Serge Brammertz.

“Fakt është se tribunali apo zyra jonë ka padi kundër 161 personave. Shumica e këtyre proceseve janë përfunduar dhe unë besoj se një numër i madh i vendimeve tashmë janë marrë. Tani, askush nuk mund ta mohojë se vendimet e fundit e kanë lëkundur, nëse mund të them kështu, tribunalin”,- ka thënë Brammertz, për Radio Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se si pjesë e këtyre proceseve, ne duhet të pranojmë vendimet që merren prej gjykatësve, por ne e kemi bërë shumë të qartë se ne nuk mendojmë që ato kanë qenë vendime të duhura dhe se nuk mendojmë se ato vendime e reflektojnë realitetin e dëshmive, por, siç e thashë, ne jemi pjesëmarrës në ato procese. Se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i trashëgimisë së tribunalit, kjo mbetet të shihet, por zyra ime është kryesisht e përqendruar në një numër të proceseve të apeleve ku e njëjta pyetje e drejtimeve specifike që ka çuar deri te lirimi në rastin e Perishiqit, diskutohet prapë.

“Pra, ne e kemi përqendruar energjinë tonë në përpjekjet për të ndryshuar jurisprudencën e ankesave dhe, natyrisht, se ne kemi tri procese shumë të rëndësishme që janë duke u mbajtur, atë të Karaxhiqit, procesin e Ratko Mladiqit dhe ish-liderin e serbëve të Kroacisë në kohën e luftës, Goran Haxhiq. Ne, natyrisht se do të sigurohemi që këto procese të vazhdojnë dhe se jemi të sigurt se ato do ta kenë rezultatin e duhur”, ka thënë ai./kohanet/