Identifikohet autori i masakrës në Vlorë, Leo Osmani 18 vjeç

100

hotel-liro

Burimet policore kanë konfirmuar se autori i dyshuar i vrasjes është Leo Osmani, 18 vjeç. Osmani ka qenë së bashku me një person tjetër, për identifikimin e të cilit po punohet nga ana e policisë. Mendohet se mbi shënjestrën Isufi ka qëlluar personi që ka qenë në shoqërinë e Osmanit.

Sipas burimeve policore viktima Isufi, ka pasur nje konflikt me vrasësin 18 vjeçar Leo Osmani.

Ndërkohë një tjetër akuzë vjen nga familjarët e viktimës 17 vjeçare Skerdi Bajlozi, të cilët akuzojnë autoritetet e morgut se pasi djali i tyre ka shkuar në morg, ato i kanë hapur barkun atij për t’i bërë autopsinë, ndërkohë që ligji shpjegon qartë që kur shkaku i vdekjes është i njohur, nuk bëhet autopsia. Familjarët dyshojnë se hapja e barkut djalit 17-vjeçar, i është bërë për marrjen e organeve të brendshme. Akuzat për trafik organesh janë bërë tashmë publike nga familjarët e adoleshentit Bajlozi.

Masakër në Vlorë në mes të plazhit tek Uji i Ftohtë, 3 të vrarë dhe dy të plagosur

Në këto ditë të nxehta vere, duket se rendi po shndërrohet në një fenomen të pakontrollueshëm.

Në mes të plazhit dhe plazhistëve, që pushonin në zonën e Ujit të Ftohtë, një person me automatik në dorë ka qëlluar duke ekzekutuar tre persona dhe plagosur dy të tjerë.

Viktimat janë një grua rreth të 50-ave e identifikuar si Diana Ademi, e cila po pushonte në shezllonin e saj buzë detit. Skerdi Bajlozi 17 vjeç, i cili po shkonte të lahej në det, dhe Ermal Isufi rreth 30 vjeç.

Autori i krimit, pasi ka qëlluar me automatik, është larguar në drejtim të paditur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.