Kokalari: Procesi ndaj krimeve të Berishës nuk është Hakmarrje por Drejtësi

63

‘Dita’

Në një intervistë në DITA tri javë më parë Kokalari analizonte arsyet e rezultatit të fortë kundër Berishës më 23 qershor. Në këtë intervistë të dytë ai ndalet në zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Kokalari shpreh habinë se si një person anësor, nga më pak të talentuarit, si Basha, mund të marrë një peshë të tillë në PD. Takimi i parë i Kokalarit me Bashën në hotel Sheraton në vitin 2005 dhe përshtypja negative për të. Sidoqoftë, këtë ai e quan edhe një lajm të mirë pasi, sipas tij, “kjo mund të bëjë që baza e PD-së dhe militantët e saj të kuptojnë se caktimi i Bashës për të udhëhequr Partinë përfaqëson metastazat e kancerit Berisha në Shqipëri”. Ja krimet përse duhet hetuar Basha dhe pse dënimi i Berishës nuk është hakmarrje.

–  Zoti Kokalari, ne besojmë se jeni njohur me faktin që Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, duke zëvendësuar Berishën. A është kjo zgjedhja e duhur për demokratët për një fillim të ri të tyre pas humbjes së 23 qershorit?

PD-ja është drejtuar si diktaturë nga Sali Berisha. Ata qw tani besojnë se PD-ja po përjeton një fillim të ri, për shkak se Dr Berisha ka kryer kirurgji plastike apo një ndryshim kozmetik në udhëheqjen e saj,  – janw duke besuar në ekzistencën e Santa Claus. Realiteti është se Basha është pak më shumë se një djalë i sajuar për familjen Berisha. Por, pavarësisht nga kirurgjia plastike e Dr Berishws, Basha kurrë nuk do të jetë në gjendje për të hequr etiketimin si marionetë që shqiptarët e mendojnë sa herë që ai shfaqet në publik. Është ende e çuditshme për mua që një person anësor, i pa vënë re, nga më pak të talentuarit, si Basha, mund të marrë një peshë të tillë në PD. Megjithatë, ka një shpjegim për këtë fenomen, dhe kjo është për shkak se talenti i vetëm i vërtetë i Bashës është se ai është një mjeshtër lajkatar. Por ky zhvillim në PD mund të jetë lajm i mirë, sepse kjo mund të bëjë që baza e PD-së dhe militantët e saj të kuptojnë se caktimi i Bashës për të udhëhequr Partinë përfaqëson metastazat e kancerit Berisha në Shqipëri. Le të shpresojmë se mbështetësit e PD-së do të zgjohen një ditë dhe të kryejnë kimioterapi për sëmundjen Berisha / Basha, që ishte arsyeja e disfatës së tyre poshtëruese në 23 qershor.

– Nga komentet tuaja, kuptohet se ju nuk keni një mendim pozitiv për zotin Basha. Mund të na thoni pse e keni këtë opinion?
– Menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2005, kur u njoftua se Basha do të bëhej Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, e kam takuar atë, në Hotel Sheraton në Tiranë. Në kohën e zgjedhjeve, ishte i njohur fakti që unë po ndihmoja në ekspozimin e marrëveshjeve të padrejta të interkonjeksionit të Telekomit, që ishin bërë një barrë financiare për të gjithë shqiptarët. Ishte gjithashtu e njohur mirë se Berisha kishte përdorur informacionin tim si pjesë të platformës së tij për të sulmuar Fatos Nanon. Unë u takova me Bashën në barin e Sheraton-it, dhe e përdora mundësinë për t’i sugjeruar që ai ta bënte çështjen e Telekomit një përparësi të zyrës së tij ministrore, sic ishte premtuar në fushatë nga Sali Berisha, që e kishte mbështetur denoncimin tim për të vënë në dukje këtë skandal. Basha më siguroi mua se kjo do të ishte një prioritet i zyrës së tij. Unë i thashë atij se do t’i përcillja informacion shtesë mbi këtë çështje dhe se do të isha përherë i gatshëm për të ndihmuar për ta ndrequr këtë problem. Pas atij takimi, i kam dërguar e-maile atij që përfshinin detaje rreth të metave të sistemit të Telekomit si dhe rekomandimet specifike për të zgjidhur problemin. Rikujtoj që bëhet fjalë për të njëjtën çështje, të cilin PD-ja e përdori për të diskredituar Nanon. Por kurrë nuk mora më përgjigje nga Basha. M’u bë e qartë se për Berishën dhe Bashën, vëmendja e tyre në fushatë për skandalin e Telekomit ishte pak më shumë se një maskaradë. Sinqerisht, po ju them se përshtypja ime e parë për Bashën ishte se ai ishte një person pompoz, egoist. Por në atë kohë, unë nuk e dija ende se ai ishte gjithashtu – ashtu si mentori i tij – një gënjeshtar i përkryer. Tani – më shumë se tetë vjet më vonë – shumë pak ka ndryshuar me industrinë e Telekomit të Shqipërisë. Pra Basha më gënjeu mua, por ajo që është më e keqe, ai gënjeu popullin e Shqipërisë. Kjo përvojë më ka mësuar edhe diçka:  se mënyra më e mirë për të ditur nëse Basha është duke thënë një gënjeshtër është të shihni buzët e tij në lëvizje. Por në retrospektivë, unë duhet të falënderoj Bashën. Sepse mashtrimi i tij mbi çështjen e Telekomit më bëri të kuptoj shumë herët Berishën si kryeministër. Më bëri të kuptoj qysh atëherë se fushata e tij premtuese për të reformuar Shqipërinë ishte një mashtrim i madh. Kjo ishte pjesë e asaj që më ka motivuar mua për të luftuar kundër marrëveshjeve të korruptuara si AEY dhe Albpetrol.

– Zoti Basha është akuzuar për së paku tri vepra të rënda: Vrasjet e 21 janarit, për paktin detar me Greqinë dhe për shpërdorimet në rrugën e kombit. A duhet të shkojë ai para drejtësisë për këto vepra?

– Më 21 janar, Basha ishte ministër i Brendshëm. Pra, ata që qëlluan mbi protestuesit ishin nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. Prandaj, nuk mund të kontestohet se ai kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë për veprimet e tyre, dhe më e pakta, ai duhet të merret në pyetje për këtë nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. Dhe, në vend të injorimit të konkluzioneve të hetuesve të FBI-së, duhet të ketë tani një hetim të gjerë për të përcaktuar nëse ka prova për të mbështetur pretendimet se ministri i Punëve të Brendshme – ose një autoritet më i lartë – ka dhënë urdhra të drejtpërdrejta për të hapur zjarr mbi protestuesit. Sa për akuzat për korrupsion që mbështjellin kontratën e ndërtimit të rrugës, natyrisht që Basha duhet të përgjigjet për ato akuza, sepse, si më 21 janar, ai ishte autoriteti kryesor i ministrisë që është në qendër të skandalit. Sa për paktin detar me Greqinë, kjo është më shumë se një krim i thjeshtë – kjo është tradhti! Por krimi më i madh për të cilin Basha duhet të akuzohet është vjedhja e rëndë që ai ka kryer kur u zgjodh Kryebashkiak i Tiranës. Së pari, është e vështirë për mua të besoj se një qytet i madhësisë së Tiranës, të prezantonte diferencë me një grusht të vogël votash. Dhe është gjithashtu e vështirë për mua të besoj se në Tiranë, ku Rama ka një imazh të pëlqyeshëm në masë të madhe për shkak të përmirësimeve që ai bëri në kryeqytet, që një person i paplotësuar si Basha të ketë marrë më shumë vota. Për fat të keq, të dhënat për këtë rast u shkatërruan kohë më parë nga lakejtë e Berishës. (ato kuti u dogjën)

– Ka zëra të mazhorancës së re që kanë kërkuar që zoti Berisha të vihet para drejtësisë veçanërisht për ngjarje tragjike si Gërdeci dhe 21 janari. A konsiderohet si hakmarrje politike ndaj tij?

Më 23 Qershor, shqiptarët i dhanë Ramës një mandat që kërkon që një përparësi për qeverinë e tij duhet të jetë në çuarja përpara në mënyrë agresive e hetimit dhe dhënien e drejtësisë për këto raste. Populli ka folur. Fokusi i vërtetë duhet të jetë në faktin se 26 njerëz vdiqën në Gërdec dhe 4 njerëz u vranë më 21 janar, ndërsa familjet e të gjithë këtyre viktimave meritojnë drejtësi dhe mbylljen e çështjes. Pra, PS-ja duhet të përqendrohet në atë nëse se drejtësia është duke funksionuar. Nëse, përmes një procesi transparent, të paanshëm gjyqësor, vendoset që Berisha është fajtor për këto krime, atëherë ai duhet të dënohet. Dhe në qoftë se ky proces është kryer në përputhje me sundimin e ligjit, atëherë kjo nuk duhet të quhet një hakmarrje – kjo është drejtësi.