Përfaqësuesit e LSI kanë deklaruar, se dy kutitë e fundit kanë mospërputhje të kodeve, përkatësisht kutia me nr. 0441 dhe 0464.
“Problemet me kutitë janë thelbësore. Është cenuar integriteti i tyre”, – tha Ilirian Muho. Për këtë arsye LSI ka kërkuar pezullimin e rinumërimit. Por, Kolegji pasi u mblodh për disa minuta ka vendosur të hapen edhe këto kuti, pavarësisht pretendimit të LSI-së. Rezultati nuk ka ndryshuar as pas hapjes së dy kutive të fundit.
LSI-së i duheshin vetëm 15 vota për të fituar mandatin.