Kontrabanda e naftës, 8.4 milionë euro gjobë për “ADA Petrol”

nafteKompania e naftës “ADA Petrol” do të duhet t’i paguajë shtetit shqiptar  8.4 milionë euro.

Përmes një njoftimi për mediat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se pas zbulimit të trafikut të 4400 tonëve naftë, e ka penalizuar kompaninë “Ada Petrol” me 1.17 miliardë lekë të reja ose 8.4 milionë euro, ku përfshihen 390 milionë lekë detyrim i munguar dhe 780 milionë lekë gjobë

Kjo kompania u zbulua më 2 tetor në doganën e Lezhës, ku detyrimet e shmangura arrinin vlerën e rreth 4 milionë dollarëve. Karburanti prej 4400 tonë ndodhej në depozitat e Shëngjinit.

Mësohet se, karburanti i është shmangur detyrimit doganor në doganën e Lezhës, për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pezulluar nga puna kreun e doganës së Lezhës.

Për kompaninë “ADA Petrol” është depozituar edhe kallzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë”, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, të majtët gjejnë mbyllur sallën

bashkia tiraneKëshilli Bashkiak i Tiranës vazhdon situatën kaotike. Për këtë javë, anëtarët e këshillit ishin njoftuar për dy mbledhje. Njëra mbledhje u zhvillua dje, rreth orës 18:15 vetëm me praninë e këshilltarëve të djathtë, mbledhje e thirrur nga zv/kryetari i Këshillit Bashkiak Zamir Ndroqi,

Ndërsa, mbledhja tjetër ishte lajmëruar për sot nga kryetari i këshillit, Aldrin Dalipi. Por Këshilltarët e majtë, nuk kanë gjetur të hapur sallën e mbledhjeve të këshillit Bashkiak.

Bashkia e Tiranës, sqaron se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar për thirrjen e Këshillit, për pasojë në orën 16:00 është mbyllur zyrtarisht dita e punës. Bashkia e Tiranës, njoftoi se mbledhjet ishin programuar për të enjten dhe të hënën.

28 Këshilltarët e majtë e zhvilluan mbledhjen në paradhomën e Këshillit Bashkiak. Sipas burimeve nga brenda Këshillit, kreu Aldrin Dalipi pasi e deklaroi të hapur mbledhjen, shprehu keqardhjen që mbledhja u zhvillua në paradhomë, keqardhje edhe për fshehjen e vulës.

Aldrin Dalipi është shprehur se: “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve”.

Në mbledhjen e sotme, e cila zgjati për rreth 20 minuta, u bë e ditur se janë miratuar vendimet sipas programit. Menjëherë pas mbledhjes, për mikrofonin e News24, Këshilltari Viron Bezhani deklaroi se: “Mbledhja e sotme ishte lajmëruar nga kryetari Dalipi, ashtu si edhe nga sekretari i përgjithshëm. Në mbledhje u miratuan ato vendime që kishim në program, u zëvendësuan edhe 3 këshilltarët e rinj”.

Gjithashtu, Bezhani njoftoi se: “U vendos për një mbledhje tjetër urgjente me kryetarët në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më sepse është në dëm të qytetarëve, shumë qytetarë presin vendimet, ata presin të streohen. Mbledhja e radhës do të jetë me të gjithë këshilltarët, sepse duhet t’i shërbejnë patjetër qytetit të Tiranës”.

Në mbledhjen e djeshme, të Këshillit Bashkiak, ku munguan këshilltarët e majtë, Njazi Kosovrasti njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Këshillit, në kushtet e realitetit të ri që ka sjellë ndryshimi i mazhorancës në Këshillin Bashkiak, pas bashkimit të këshilltarëve të LSI-së me ata të PS-së.

“Me synimin që të përmirësojmë klimën e komunikimit dhe mbarëvajtjen e punëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tu shërbejmë sa më mirë qytetarëve të kryeqytetit, unë kam njoftuar në 26 shtator, në kushtet e realitetit të ri që ka sjellë ndryshimi i mazhorancës njoftoj dorëheqjen nga detyra”- deklaroi Kosovrasti.

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të Djathtë, Ferdinand Poni, tha se, “ne jemi këtu për t’u shërbyer qytetarëve, si rezultat iu mazhorancës së re, por në mënyrë të ligjshme të zgjidhet një kryetar tjetër, z. Dalipi apo kushdo tjetër”. Sipas tij, vendimi për zgjedhjen e kryetrarit dhe shkarkimit të kryetarit merret në një mbledhje të ligjshme, kur ajo njoftohet nga kryetari i këshillit.

Referuar mbledhjes së këshilltarëve të majtë në muajin maj, kur zgjodhën si kryetar kreun e Këshilltarëve të Majtë, Aldrin Dalipi, Poni e konsideroi atë jo të ligjshme. “Ky është një atentat tjetër që i bëhet shtetit ligjor dhe ligjit, qytetarëve dhe interesave të tyre. Këshilli Bashkiak ka nevojë për një kryetar të ligjshëm”, tha Poni.

Sipas këshilltarëve të djathtë, mbledhja e muajit maj – ku ishin prezentë vetëm këshilltarët e majtë dhe bënë shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti e në vendin e tij zgjodhën këshilltarin e PS-së Aldrin Dalipi – është e paligjshme. Për çështjen e shkarkimit dhe votimit të kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Tiranës të dyja palët i janë drejtuar prokurorisë për të bërë hetime. Po ashtu kjo çështje ka përfunduar edhe në gjykatë, por ende nuk është dhënë një vendim përfundimtar.

Zv/kryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi u bëri apel këshilltarëve të majtë që të bashkëpunojnë për të zgjidhur ngërçin e krijuar, në mënyrë që siç tha ai, Këshilli të nisë punën për vendimet të rëndësishme për qytetarët e Tiranës.

Harito: Javën e ardhshme nisin konkurset për administratën publike

milena haritoNë një deklaratë për mediet, ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito ka njoftuar se, javën e ardhshme do të nisin procedurat për rekrutimin e punonjësve të rinj në administratën publike. Harito theksoi se të gjithë do të kenë mundësin të provohen për t’u bërë pjesë e administratës.

Ministrja siguron se emërimet e reja në administratën shtetërore do të bazohen në një proces me rregulla shumë të forta, ndërsa përzgjedhjet do të varen vetëm nga merita e kandidatëve.

“Kemi nisur të funksionojmë sipas frymës së ligjit të ri dhe konsensusit, mbi faktin se merita duhet të përcaktojë punësimin në administratë. Konkurset kanë nisur. Kandidatët kanë nisur të lajmërohen nëpërmjet faqes zyrtare të institucioneve por edhe nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, deklaroi Harito.

Shkarkohen nga detyra të gjithë zv/drejtorët e Krimeve të Rënda

policiaNdryshime të tjera janë bërë në kupolën e Policisë së Shtetit, ku rreth 12 zv/drejtorë të hetimit të Krimeve të Rënda janë shkarkuar nga detyra.

Ky vendim ka ardhur pas ndryshimeve në strukturën e Policisë së Shtetit dhe emërimit të drejtorëve të rinj të policisë në të gjitha qarqet e vendit.

Urdhri është firmosur ditën e sotme, ku të gjithë zv/drejtorëve të hetimit të Krimeve të Rënda, në të 12 drejtoritë e policive në 12 qarqe u është komunikuar shkarkimi nga detyra.

Lajmi nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga autoritetet, ndërsa nuk dihen ende emrat e zv/drejtorëve të rinj të hetimit të krimeve të rënda.

Raporti i ri: 30 mln skllevër në botë

Slavery around the worldMë shumë se sa 30 milionë njerëz në botë jetojnë në skllavëri.

Ky është konkluzioni i nxjerrë nga një studim i shoqatës për të drejtat e njeriut, i cili rendit Indinë, Kinën dhe Pakistanin, si shkelësit më të mëdha të të drejtave të njeriut.

Sipas fondacionit për të drejtat e njeriut “Walk Free”, rezulton se në 162 shtete të botës, ndodh trafikimi i qenieve njerëzore, ku spikat më tepër, trafikimi i femrave si punonjëse seksi dhe puna e pakualifikuar.

Raporti e cilëson skllavërimin modern, punën e detyruar, martesat me forcë dhe shitjen e fëmijëve, si trafikim të qenieve njerëzore.

Bashkia e Tiranës përplaset me tregtarët, ndërhyn Policia e Shtetit

florenc-hoxha1Policia e Bashkisë së Tiranës ka bllokuar tregun e shumicës tek ish-Uzina Dinamo. Inspektorët bashkiakë dhe inspektorët e INUV-it janë përplasur verbalisht me tregtarët për shkak se, autoritet e bashkisë pretendojnë se tregtarët po bëjnë ndërtime pa leje.

Prej muajsh ka një konflikt të hapur mes Bashkisë së Tiranës dhe tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre tek ish-Uzina Dinamo.

Pas tensionimit të situatës dhe konfrontimit fizik mes tregtarëve dhe policisë së bashkisë, ka ndërhyrë forca e Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.

Tregtarët shprehen se, ndërhyrjet e bashkisë janë tendencioze pasi synohet shpërngulja e tyre prej andej.

Nis procesi i liberalizimit i tregut të fluturimeve

belle airSituata monopol e tregut të fluturimeve ajrore, ka marrë sërish vëmendjen e qeverisë Rama. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, është duke negociuar me një sërë kompanish, që operojnë në këtë sektor në mënyrë që të bëhet i mundur zgjerimi i tregut dhe afrimi i kompanive, të cilat operojnë me kosto shërbimi më të ulët, duke simuluar në këtë mënyrë rrëzimin e monopoleve dhe liberalizimin e tregut.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Transporteve ka hedhur idenë e shfrytëzimit të dy aeroporteve të tjerë, si ai i Kukësit dhe i Sarandës. Kjo do të bëjë të mundur gjithashtu shtimin e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, se qeveria do të godasë së shpejti monopolet në këtë sektor duke theksuar edhe abuzivizmin që ekziston në treg me privilegjimin e kompanisë ajrore ‘Belleair’.

Monopoli aktual në treg përveçse kostove të larta që sjell për qytetarin ka si pasojë edhe mungesën e cilësisë së shërbimit, si mashtrime me orarin e nisjes, zgjatje përtej pritjes normale, papërgjegjshmëri e transportit dhe mirëmbajtjes së bagazheve, etj.

 

 

Dukesha e Kembrixhit, Kate në formë të shkëlqyer pas lindjes

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

Dukesha e Kembrixhit, 31 vjeçarja Kate, është shfaqur në një formë elegante mahnitëse, pas lindjes së djalit të saj Princit George. Në një aktivitet sportiv në Parkun Olimpik Mbretëresha Elizabet, Kate nuk i ka rezistuar dot volejbollit duke tentuar disa gjuajtje të lira me dorë. Kjo është dalja e saj e parë publike vetëm, që pas lindjes së djalit të saj George.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail
Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

 

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

 

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

 

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

 

 

 

 

 

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

 

Kate-DailyMail
Kate-DailyMail

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Servet Pëllumbi: I bëj nder Berishës po ta quaj stalinist

sali-berisha-ne-makine-me-dorePas reagimit të djeshëm të Berishës lidhur me Katovicën, ku ai e quan Prof. Servet Pëllumbin ‘sovjetiku i fundit në politikë’ dhe e këshillon të lexojë Zhukovin, zoti Pëllumbi i pyetur për të komentuar këtë deklaratë të ish-Kryeministrit, për Gazetën ‘DITA’ deklaron:  “Jam duke hyrë në Teatrin e Operas të ndjek një shfaqje, por më përgjigjen që kam dhënë për Fatos Nanon, mund të gjejë veten edhe Berisha. Si, ta quaj Berishën stalinist? Jo, se i bëj nder.

Sic kam thene me pare ne gazeten tuaj, për Nanon e Berishën, si për çdo protagonist ngjarjesh të rëndësishme historike, fjalën e fundit do ta thonë historianët mbi bazën e dokumenteve. Dhe kjo do kohën e vet. Megjithatë, nuk mendoj se bëjnë ndonjë mëkat ata, që venë shenjën e barazimit midis Nanos dhe Berishës. Qenia për disa vjet e Nanos në krye të PS-së, apo  thirrja nga disa socialistë “si lider historik”, nuk e bën të paprekshëm nga “kritika historike” dhe as u ndalon socialistëve e jo socialistëve të shohin pika takimi në binomin Nano-Berisha. Ka plot të dhëna që u japin të drejtë të dy palëve. Realisht, të zhveshur nga  glorifikimet, duhet thënë, se midis Nanos e Berishës, ka ndryshime jo to vogla pozicioni politik, interesash, karakteri, niveli intelektual, etj, siç ka dhe gjera të përbashkëta të shfaqura në disa marrëveshje të fshehta, pse jo dhe  pazare midis tyre. Lexuesi apo dhe telespektatori i vëmendshëm, nuk e kanë  të vështirë të kujtojnë disa prej tyre. Të dy, në heshtje, kanë qenë të përzgjedhurit e Presidentit Ramiz Alia për të ndjekur zbatimin e klauzolave të Katovicës dhe për të drejtuar, majtas-djathtas, dy partitë e mëdha në vend”.

*****

Berisha per Katovicen

Katovica eshte prekur edhe me pare, por nuk i ka ngacmuar si kesaj here Nanon e Berishen. Berisha, pas Nanos, nuk i ka shpetuar dot sot ngacmimit prej debatit te fundit per ‘Katovicen shqiptare’, nje ceshtje e prekur nepermjet publikimit te nje dokumenti nga Servet Pellumbi.

Berisha qe sipas atij dokumenti supozohet se bashke me Fatos Nanon ishin “udheheqesit e klonuar” prej Ramiz Alise e ka quajtur ish kreun e Kuvendit, Servet Pellumbi, si sovjetikun e fundit ne politike.
“Për sa i përket përrallave me mbret, Pëllumbi është sovjetiku i fundit në politikë. Ramiz Alia ka qenë gjallë dhe është pyetur shumë herë. Ka pësuar edhe atë që meritonte. Është arrestuar dhe dënuar për krime kundër njerëzimit. Është pyetur edhe pasi është dënuar dhe… këto janë fantazi të një sovjetiku ta lëmë të lexojë Zhukovin”, tha Berisha.

Respublica

Debati brenda PD,Topalli: Shumica na ka shpallur luftë. Doda: Jeni totalisht gabim

largea_grupi-pd_11379584296Mesila Doda dhe Jozefina Topalli kanë debatuar dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me vendimin e opozitës për të bojkotuar punimet e seancës së Kuvendit, ku në rend dite ishte miratimi i Aktit Normativ për “Nëpunësin Civil”.

Doda, deputete e qarkut të Elbasanit ka kundërshtuar një vendim të tillë me argumentin se, opozita mungon në Kuvend në një kohë kur Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë dhe kjo falë reformave të PD-së.

Por ish-Kryetarja e Kuvendit, Topalli ka kundërshtuar një gjë të tillë duke theksuar se, mazhoranca aktuale i ka shpallur luftë opozitës.

Basha: Deputetët duhet të jenë të pranishëm në media, pasi ky moment debati për Aktin Normativ do të jetë i pranishëm.

Doda: Është një ditë e madhe pasi KE i ka rekomanduar Shqipërisë statusin kandidat për në BE dhe është vlerësuar puna jonë kur ishim në mazhorancë. Ky është progresraporti më i mirë i bërë ndonjëherë, prandaj ne duhet të jemi në parlament për të treguar të gjithë punën tonë. Demokratët na kanë votuar që të jemi një parlament për të mbrojtur interesat e tyre dhe të mos jemi pjesë vetëm e debateve mediatike. Qeveria ka marrë vendim antikushtetues me aktin normativ, por ne si opozitë s’po bëjmë asgjë për ta ndalur. Bojkoti nuk është zgjidhje.  Nuk i duhet lënë hapësirë bosh PS-së.

Topalli: Nuk ka asnjë rëndësi progres-raporti në këto momente. Në këto momente nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa fakti që opozita ka prishur konsensusin me opozitën për ligjin e Nëpunësit Civil. Akti Normativ është përmbysja e konsensusit apo ta shohësh opozitën armike e si e tillë t’i shpallësh luftë asaj. Kjo nuk është vetëm arrogancë prej tirani në sjellje. Në planin politik është akt pothuaj fundor.

Basha: Ne do të rikthehemi në parlament bojkoti është i përkohshëm, është një gjest. Ne do të mbrojmë interesat e qytetarëve që na kanë votuar, atyre që ne përfaqësojmë.

Doda: Unë bashkë me Majlinda Bregun, sa herë që kemi shkuar në Bruksel, kemi thënë që nuk bojkotojmë dhe se bojkoti nuk është zgjidhje