Kontrabanda e naftës, 8.4 milionë euro gjobë për “ADA Petrol”

60

nafteKompania e naftës “ADA Petrol” do të duhet t’i paguajë shtetit shqiptar  8.4 milionë euro.

Përmes një njoftimi për mediat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se pas zbulimit të trafikut të 4400 tonëve naftë, e ka penalizuar kompaninë “Ada Petrol” me 1.17 miliardë lekë të reja ose 8.4 milionë euro, ku përfshihen 390 milionë lekë detyrim i munguar dhe 780 milionë lekë gjobë

Kjo kompania u zbulua më 2 tetor në doganën e Lezhës, ku detyrimet e shmangura arrinin vlerën e rreth 4 milionë dollarëve. Karburanti prej 4400 tonë ndodhej në depozitat e Shëngjinit.

Mësohet se, karburanti i është shmangur detyrimit doganor në doganën e Lezhës, për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pezulluar nga puna kreun e doganës së Lezhës.

Për kompaninë “ADA Petrol” është depozituar edhe kallzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë”, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor.