Harito: Javën e ardhshme nisin konkurset për administratën publike

47

milena haritoNë një deklaratë për mediet, ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito ka njoftuar se, javën e ardhshme do të nisin procedurat për rekrutimin e punonjësve të rinj në administratën publike. Harito theksoi se të gjithë do të kenë mundësin të provohen për t’u bërë pjesë e administratës.

Ministrja siguron se emërimet e reja në administratën shtetërore do të bazohen në një proces me rregulla shumë të forta, ndërsa përzgjedhjet do të varen vetëm nga merita e kandidatëve.

“Kemi nisur të funksionojmë sipas frymës së ligjit të ri dhe konsensusit, mbi faktin se merita duhet të përcaktojë punësimin në administratë. Konkurset kanë nisur. Kandidatët kanë nisur të lajmërohen nëpërmjet faqes zyrtare të institucioneve por edhe nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, deklaroi Harito.