Debati brenda PD,Topalli: Shumica na ka shpallur luftë. Doda: Jeni totalisht gabim

51

largea_grupi-pd_11379584296Mesila Doda dhe Jozefina Topalli kanë debatuar dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me vendimin e opozitës për të bojkotuar punimet e seancës së Kuvendit, ku në rend dite ishte miratimi i Aktit Normativ për “Nëpunësin Civil”.

Doda, deputete e qarkut të Elbasanit ka kundërshtuar një vendim të tillë me argumentin se, opozita mungon në Kuvend në një kohë kur Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë dhe kjo falë reformave të PD-së.

Por ish-Kryetarja e Kuvendit, Topalli ka kundërshtuar një gjë të tillë duke theksuar se, mazhoranca aktuale i ka shpallur luftë opozitës.

Basha: Deputetët duhet të jenë të pranishëm në media, pasi ky moment debati për Aktin Normativ do të jetë i pranishëm.

Doda: Është një ditë e madhe pasi KE i ka rekomanduar Shqipërisë statusin kandidat për në BE dhe është vlerësuar puna jonë kur ishim në mazhorancë. Ky është progresraporti më i mirë i bërë ndonjëherë, prandaj ne duhet të jemi në parlament për të treguar të gjithë punën tonë. Demokratët na kanë votuar që të jemi një parlament për të mbrojtur interesat e tyre dhe të mos jemi pjesë vetëm e debateve mediatike. Qeveria ka marrë vendim antikushtetues me aktin normativ, por ne si opozitë s’po bëjmë asgjë për ta ndalur. Bojkoti nuk është zgjidhje.  Nuk i duhet lënë hapësirë bosh PS-së.

Topalli: Nuk ka asnjë rëndësi progres-raporti në këto momente. Në këto momente nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa fakti që opozita ka prishur konsensusin me opozitën për ligjin e Nëpunësit Civil. Akti Normativ është përmbysja e konsensusit apo ta shohësh opozitën armike e si e tillë t’i shpallësh luftë asaj. Kjo nuk është vetëm arrogancë prej tirani në sjellje. Në planin politik është akt pothuaj fundor.

Basha: Ne do të rikthehemi në parlament bojkoti është i përkohshëm, është një gjest. Ne do të mbrojmë interesat e qytetarëve që na kanë votuar, atyre që ne përfaqësojmë.

Doda: Unë bashkë me Majlinda Bregun, sa herë që kemi shkuar në Bruksel, kemi thënë që nuk bojkotojmë dhe se bojkoti nuk është zgjidhje