Servet Pëllumbi: I bëj nder Berishës po ta quaj stalinist

84

sali-berisha-ne-makine-me-dorePas reagimit të djeshëm të Berishës lidhur me Katovicën, ku ai e quan Prof. Servet Pëllumbin ‘sovjetiku i fundit në politikë’ dhe e këshillon të lexojë Zhukovin, zoti Pëllumbi i pyetur për të komentuar këtë deklaratë të ish-Kryeministrit, për Gazetën ‘DITA’ deklaron:  “Jam duke hyrë në Teatrin e Operas të ndjek një shfaqje, por më përgjigjen që kam dhënë për Fatos Nanon, mund të gjejë veten edhe Berisha. Si, ta quaj Berishën stalinist? Jo, se i bëj nder.

Sic kam thene me pare ne gazeten tuaj, për Nanon e Berishën, si për çdo protagonist ngjarjesh të rëndësishme historike, fjalën e fundit do ta thonë historianët mbi bazën e dokumenteve. Dhe kjo do kohën e vet. Megjithatë, nuk mendoj se bëjnë ndonjë mëkat ata, që venë shenjën e barazimit midis Nanos dhe Berishës. Qenia për disa vjet e Nanos në krye të PS-së, apo  thirrja nga disa socialistë “si lider historik”, nuk e bën të paprekshëm nga “kritika historike” dhe as u ndalon socialistëve e jo socialistëve të shohin pika takimi në binomin Nano-Berisha. Ka plot të dhëna që u japin të drejtë të dy palëve. Realisht, të zhveshur nga  glorifikimet, duhet thënë, se midis Nanos e Berishës, ka ndryshime jo to vogla pozicioni politik, interesash, karakteri, niveli intelektual, etj, siç ka dhe gjera të përbashkëta të shfaqura në disa marrëveshje të fshehta, pse jo dhe  pazare midis tyre. Lexuesi apo dhe telespektatori i vëmendshëm, nuk e kanë  të vështirë të kujtojnë disa prej tyre. Të dy, në heshtje, kanë qenë të përzgjedhurit e Presidentit Ramiz Alia për të ndjekur zbatimin e klauzolave të Katovicës dhe për të drejtuar, majtas-djathtas, dy partitë e mëdha në vend”.

*****

Berisha per Katovicen

Katovica eshte prekur edhe me pare, por nuk i ka ngacmuar si kesaj here Nanon e Berishen. Berisha, pas Nanos, nuk i ka shpetuar dot sot ngacmimit prej debatit te fundit per ‘Katovicen shqiptare’, nje ceshtje e prekur nepermjet publikimit te nje dokumenti nga Servet Pellumbi.

Berisha qe sipas atij dokumenti supozohet se bashke me Fatos Nanon ishin “udheheqesit e klonuar” prej Ramiz Alise e ka quajtur ish kreun e Kuvendit, Servet Pellumbi, si sovjetikun e fundit ne politike.
“Për sa i përket përrallave me mbret, Pëllumbi është sovjetiku i fundit në politikë. Ramiz Alia ka qenë gjallë dhe është pyetur shumë herë. Ka pësuar edhe atë që meritonte. Është arrestuar dhe dënuar për krime kundër njerëzimit. Është pyetur edhe pasi është dënuar dhe… këto janë fantazi të një sovjetiku ta lëmë të lexojë Zhukovin”, tha Berisha.

Respublica