Shkarkohen nga detyra të gjithë zv/drejtorët e Krimeve të Rënda

46

policiaNdryshime të tjera janë bërë në kupolën e Policisë së Shtetit, ku rreth 12 zv/drejtorë të hetimit të Krimeve të Rënda janë shkarkuar nga detyra.

Ky vendim ka ardhur pas ndryshimeve në strukturën e Policisë së Shtetit dhe emërimit të drejtorëve të rinj të policisë në të gjitha qarqet e vendit.

Urdhri është firmosur ditën e sotme, ku të gjithë zv/drejtorëve të hetimit të Krimeve të Rënda, në të 12 drejtoritë e policive në 12 qarqe u është komunikuar shkarkimi nga detyra.

Lajmi nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga autoritetet, ndërsa nuk dihen ende emrat e zv/drejtorëve të rinj të hetimit të krimeve të rënda.