Obama kërkon reforma të thella për imigracionin

Barack ObamaPresidenti Barack Obama bëri dje thirrje për një angazhim të ri dypartiak në përgjigje të sfidave kombëtare dhe sinjalizoi se do t’i bënte presion Kongresit për të miratuar reforma të thella për imigracionin.

Më herët këtë vit Senati miratoi një sistem reformash në politikat amerikane të imigracionit. Projekt-ligji do të forconte kontrollin kufitar dhe do të ofronte një rrugë drejt shtetësisë për miliona imigrantë pa dokumenta.

Por, kjo nismë ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë anëtarë e konsiderojnë presionin për legalizim si amnisti për shkelësit e ligjit. Dje Presidenti Obama tha se reforma në imigracion mbetet përparësi:

“Duhet të mbarojmë detyrën e ndreqjes së sistemit defektoz të imigracionit. Shumica e amerikanëve mendojnë se ky është veprimi i duhur. Dokumenti pret miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve”. 

Megjithë vëmendjen ditët e fundit mbi përparësitë fiskale, aktivistët kanë vazhduar përpjekjet për të siguruar mbështetje publike dhe për presion mbi ligjvënësit. Nëse ligjvënësit duan të arrijnë sukses ata duhet të veprojnë brenda këtij viti, pasi tradicionalisht ligjvënësit ngurojnë të votojnë për tema të nxehta politike në vit zgjedhjesh. Zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe një pjesë të Senatit zhvillohen vitin e ardhshëm. Aktivisti pro reformave Frank Sharry thotë se koha është shumë e rëndësishme.

“Mendoj se do të jetë me rëndësi kritike që Dhoma e Përfaqësuesve të fillojë ta shqyrtojë këtë çështje, ta hedhë në votë. Mendoj se është e rëndësishme që të veprohet këtë vit”. 

Zoti Sharry shton se mbetet kohë e mjaftueshme deri në dhjetor, nëse ligjvënësit duan ta realizojnë këtë reformë.

Kundërshtarët e projektligjit të Senatit thonë se do të ballafaqohet me rezistencë të fortë në Dhomën e Përfaqësuesve. Kreu i Qendrës për Studime mbi Imigracionin me seli në Uashington, Mark Krikorian, thotë se ligjvënësit mund të shqyrtojnë një propozim që nuk ofron shtetësi për personat pa dokumenta të rregullta:

“Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve mund të jenë dakord t’u japin këtyre individëve viza pune, që i shndërrojnë ata në persona me dokumenta të ligjshëm, por pa të drejtën e shtetësisë”. 

Aktivistët pro reformave, përfshirë Presidentin Obama, kanë kundërshtuar idenë e çdo propozimi që nuk përfshin rrugën drejt shtetësisë. Presidenti tha dje se projekt-ligji i Dhomës së Përfaqësuesve mund të ndryshojë nga ai i Senatit, por mjafton të fillojnë negociatat.

Pas komenteve të Presidentit, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nxorën një deklaratë ku bënin thirrje për veprim. Por analisti Mark Krikorian thotë se republikanët e Dhomës kanë vizion tjetër për reformat në imigracion nga ato të demokratëve dhe konsensusi mund të jetë i vështirë.

Nëse nuk realizohen reformat në imigracion këtë vit, analistët thonë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Kongres do të përcaktojnë fatin e reformave në 2015./VOA/

 

Tjetër shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës

f1_18shperth1382083559Në pjesën veriore të Mitrovicës sot  në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, nga i cili për fat s’kishte viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme  materiale. Tanjug raporton, se shpërthimi ka ndodhur në orën 3 e 15 minuta të mëngjesit në rrugën Sutjeska, nga i cili janë dëmtuar tri lokale. Por, shënjestër thuhet të ketë qenë një lokal i ushqimit të shpejtë – “Do koske”, ndërsa kanë pësuar edhe një kafiteri dhe një bastore afër tij.

Burime nga kjo pjesë e qytetit bëjnë të ditur se lokali në të cilin ndodhi shpërthimi është pronë e Lubisha Kostiqit, ish-kandidat për këshilltar i SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit, që ndërkohë ka dalë nga kjo listë.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe aty po zhvillon hetimet. Shefi i Policisë Rajonale të Kosovës, Zhelko Bojiq u ka deklaruar medieve se ende nuk mund të thotë, se çfarë lloji mjeti shpërthyes është përdorur e as për motivet e shpërthimit.

Ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës ndodhi një shpërthim tjetër në shtëpinë e Nebojsha Mariqit, po ashtu kandidat i LSL për këshilltar në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Mustafaj: Berisha po pengon rivitalizimin e PD dhe ringjalljen e saj

besnik-mustafajBesnik Mustafaj, një nga drejtuesit e lartë të PD-së, në një intervistë për TCH ka apeluar për një opozitë, konstruktive që t’i shkojë profilit dhe potencialit që ajo ka. Mustafaj i shprehur kundër bojkotit dhe pro ndjekjes së rrugës institucionale, ka deklaruar gjithashtu se, Berisha po pengon rivitalizimin e PD dhe ringjalljen e saj.

A shihni një strategji të opozitës shqiptare pas një muaji me një qeverisje të majtë?

Nuk shoh një opozitë me strategji. Shohim një opozitë reaktive që nuk përkon me faktin që PD është e vjetër në skenën politike shqiptare, e sprovuar në opozitë dhe qeverisje dhe është e pafalshme që nuk ka një strategji në opozitën e saj, që nuk i shkon profilit dhe potencialit të saj. Sot PD është me kokë, por pa trup. Një pjesë e madhe e demokratëve janë të mërzitur me udhëheqjen e PD, një pjesë janë në punë dhe janë të trembur.

A shihni dualitet në drejtimin e Partisë Demokratike midis Berishës dhe Bashës?

Mendoj që ka diçka më shumë se dualitet. Ka një lënie në hije të Bashës nga ana e Berishës, që është në dëm të Bashës. Kjo bëhet për arsye pragmatiste nga ana e Berishës, që mendoj unë bëhet sepse lënia dorë të lirë ndaj kreut të ri të PD do të thotë një analizë për humbjen. Berisha po pengon rivitalizimin e PD dhe ringjalljen e saj.

Si shihni debatin politik për çështjen e aktit normativ dhe a është kjo një betejë që duhet zhvilluar?

Sigurisht. Me këtë akt ka ndodhur një gjë e rëndë që është prishur një konsensus i arritur me shumë mundim. Prishja e tij është një dëm që i bëhet klimës politike. Mazhoranca e mori parasysh prishjen e klimës, PD duhet ta zhvillonte ndryshe mbrojtjen e këtij ligji, në parlament që shqiptarët të merrnin vesh argumentet. Ne s’i njohim argumentet e PD për këtë qëllim.

Zgjidhet Administratori i ri i Përgjithshëm i CEZ Shpërndarje, Arben Seferi

cezh-shperndarjeArben Seferi është kandidatura fituese për postin e Administratorit të Përgjithshëm të CEZ Shpërndarje. Anëtarët e bordit të ERE, kanë përzgjedhur midis tre kandidaturave, Arqile Kokëdhima, Arben Seferi dhe Myrteza Myftari. Në mbledhjen e bordit, e cila u zhvillua një ditë më parë, është bërë prezantimi i tre kandidaturave, të cilat janë kualifikuar për të konkurruar për pozicionin e Administratorit të Përgjithshëm të CEZ Shpërndarje.

Vendi kishte ngelur vakant, pas dorëheqjes së Sahit Dollapit, një javë më parë.

Ja si i shkarkonte Nishani njerëzit nga puna

dokument presDeputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar disa shkresa të cilat tregojnë se si i pushonin punonjësit e administratës publike nga puna në vitin 2005. Ndër to shumica janë të firmosura nga ish-deputeti i PD, Bujar Nishani, në atë kohë Sekretar i PD-së dega Tiranë.

“Është hera e fundit që po nxjerrim disa dokumente që nga arkiva e paudhësive të qeverisë së kaluar po i nxjerrim sot përsëri për ti kujtuar publikut sesi janë sjellë këta ish-ministra me administratën publike që sot derdhin lot krokodili. U ndërrofshin mazhorancat zgjedhje pas zgjedhjesh por kurrë mos ndodhtë ashtu siç ka ndodhur me administratën publike 8 vitet e shkuara. Kam një letër tjetër këtu, akoma më e rëndë se personi që e dërgon është sot, Presidenti i Republikës në fakt”, u shpreh Balla.

Dokumenti i paraqitur prej tij që mbante firmën e Nishanit i drejtohej Sokol Olldashit dhe Ridvan Bodes, ku kërkonte shkarkimin nga puna të personave të angazhuar me PS-në dhe LSI-në.

Kuvendi miraton me 84 vota pro, Aktin Normativ për Nëpunësin Civil

96140Kuvendi ka miratuar me 84 vota pro dhe katër kundër, Aktin Normativ “Për nëpunësin civil”. Ashtu siç kishin premtuar deputetët e PDIU-së kanë marrë pjesë në votim, por vota e tyre ishte kundër.

Paloka: Me Ramën jo drejt BE-së, por Senegalit

Opozita ka braktisur Kuvendin sot kur pritet të kalohet për miratim Akti Normativ për Nepunësin Civil. Përjashtim nga ky bojkot kanë bërë deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të cilët nuk kanë braktisur punimet e Kuvendit.

Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo, kanë vendosur të mos i bashkohen bojkotit opozitar, pavarësisht se janë shprehur se nuk do të votojnë pro Aktit Normativ.

Në hapje të seancës parlamentare ishin prezent vetëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deputeti Gent Strazimiri dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Paloka, gjatë fjalës së tij akuzoi Kryeministrin Rama, se nën udhëheqjen e tij nuk do të shkohet në BE, por drejt vendeve si Senegali.

Nishani: Mazhoranca deformim qëllim-ulët ndaj meje

Bujar NishaniMenjëherë pas akuzave të deputetit të mazhorancës, Taulant Balla, ndaj presidentit Bujar Nishani, për periudhën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, reagon presidenti.

Përmes një njoftimi për shtyp, presidenti Nishani, thotë se është sulmuar nga deputetët e mazhorancës dhe e quan deformim qëllim-ulët dhe shpreh keqardhje të thellë ndaj sulmit politik.

Reagimi i plotë i presidentit:

“Presidenti i Republikës shpreh keqardhje të thellë ndaj sulmit politik që shumica qeverisëse adresoi sot kundër tij në aulën e lartë të parlamentit duke e përdhosur atë.

Presidenti i republikës demaskon dhe dënon deformimin qëllim-ulët ndaj angazhimeve të tij kundër mos-zbatuesve dhe shkelësve të ligjit në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Jo vetëm tani dhe në këtë rast. Në çdo periudhë, në të gjitha rastet, në çdo detyrë që ka pasur në të kaluarën dhe do ketë në të ardhmen.

Duke cënuar besueshmërinë dhe duke inkurajuar sjelljen e papërgjegjshme, ky sulm me shtysë të qartë politike, është një tjetër atentat i rëndë që shumica qeverisëse i bën komunikimit normal ndërinstitucional.

Presidenti i Republikës, ka qenë, është, dhe do jetë, i bindjes së thellë dhe të patundur, se pavarësisht nga pozicioni shoqëror, hierarkia shtetërore, dhe çdo rrethanë tjetër, denoncimi i shkelësve të ligjit dhe në përgjithësi mbrojtja e ligjshmërisë, është një akt civil, një detyrim njerëzor i vetvetishëm, i cilitdo qytetar të vendit”.

Opozita bojkot Kuvendit. Paloka: Me Ramën jo drejt BE-së, por Senegalit

edi-palokaOpozita ka braktisur Kuvendin sot, kur pritet të kalohet për miratim Akti Normativ për Nëpunësin Civil. Përjashtim nga ky bojkot kanë bërë deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të cilët nuk kanë braktisur punimet e Kuvendit.

Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo, kanë vendosur të mos i bashkohen bojkotit opozitar, pavarësisht se janë shprehur se nuk do të votojnë pro Aktit Normativ.

Në hapje të seancës parlamentare ishin prezent vetëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deputeti Gent Strazimiri dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Paloka, gjatë fjalës së tij akuzoi Kryeministrin Rama, se nën udhëheqjen e tij nuk do të shkohet në BE, por drejt vendeve si Senegali.

 

 

 

Hoxha: Gruaja nuk ka të drejtë ta lërë burrin (VIDEO)

tipi-zeriDeri tani, disa imam kosovarë e kanë folur për sjelljen e gruas shqiptare, për të cilën kanë përdorur edhe terma ofenduese. Për mënyrën se si duhet të sillet një grua së fundi ka folur edhe hoxha i Pejës, Enis Rama i cili e thotë hapur që gruaja nuk është e barabartë me burrin, prandaj edhe nuk duhet të kërkojë të drejta njëlloj si burrat.

Hoxhë Enis Rama, në një ligjëratë që fillimisht është publikuar në rrjetin social, YouTube më 30 shtator dhe një pjesë e saj është ri-publikuar të mëkurën, akuzon gratë për mos respektim të bashkëshortit. Sipas tij “është e njohur se zakonisht gruaja është më e dobët se burri”, e cila “nuk mundet të durojë sa një burrë” prandaj ju bën thirrje grave që mos të kërkojnë të drejta të barabarta më burrat.

Ndër të tjera, Enis Rama beson se ky “degjenerim” ka ardhur nga serialet latino-amerikane, duke shtuar se gratë sot nuk e dëgjojnë bashkëshortin. “Pse me e digju burrin? Dua të dal, unë e dua jetën time etj. Unë mendoj se kemi ardhur në këtë gjendje sa gruaja e lë burrin, ky është diskriminim, sepse te ne burri e ka në dorë shkurorëzimin”, thotë hoxhë Enis Rama. Hoxha thotë se ato gra që e mbrojnë nderin, që ruajnë bashkëshortin e tyre, ato gra hyjnë në parajsë dhe secila derë e tyre është e hapur.

Hoxha thotë se gratë para se me qenë një grua intelektuale duhet me qenë një grua shtëpie. Këtë “barazi” sipas definicioneve parahistorike të disa hoxhallarëve e kanë përfolur edhe hoxhallarë të tjerë të Kosovës.

Hoxha i xhamisë kryesore të Prishtinës, Shefqet Krasniqi në një nga postimet e tij të mëhershme, thoshte se gruaja është e barabartë me burrin, atëherë kur burri punon, ndërsa ajo kujdeset për punët e shtëpisë dhe nderin e burrit të saj. Shumë më i rëndë në fjalorin e përdorur për gratë shqiptare ka qenë hoxha i Prizrenit, Irfan Salihu i cili thoshte se shumica e femrave shqiptare janë “k***a”. /Zëri/

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=yfy9Hy_eEFI

Reforma territoriale, Rama: Dialog me të gjithë aktorët

Rama-ne-konferencen-per-territorinKonferenca “Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri”, e organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është fillimi i punës për qeverinë Rama, në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e një prej reformave më të rëndësishme të vendit.

Reforma administrativo-territoriale do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila do të rrisë efikasitetin e njësive vendore përmes mirëqeverisjes, rritjes së efiçencës në menaxhimin e burimeve të këtyre njësive, menaxhimin e kapaciteteve, përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, si dhe fuqizimin e qytetarëve dhe komuniteteve. Reforma do të jetë një gur themeli për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rezultat i reformës do të jetë kalimi i Shqipërisë nga fragmentarizimi në decentralizim. Sipas tij, qeveritë e trazicionit kanë dështuar në sfidën e administrimit të teritorit. “Disa më pak dhe disa më shumë qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e administrimit të territorit. Nga ky copëzim lindin të vdekura shërbimet publike dhe dëmtohet potenciali i zhvillimit të këtyre hapësirave. Ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur sot këtë reformë, është e pa pranueshme në kushtet e Shqiperisë që administrata e komunave tu kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5000 banorë dhe 70 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe qëndrojnë vetëm fal pagave të financuara nga buxheti i shetit. Kemi një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë një makrostrukturë që është e paralizuar në lidhje me këto komunitete,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se realizimi i kësaj reforme do ti japë fund një rrënimi që po vazhdon prej 20-vitesh. “Decentralizimi duhet të jetë një proces që e afron qeverisjen me qytetarin. Kjo nuk mund të ndodh në kushtet e një decentralizimit që është fragmentarizim dhe sjell copëzim deri në paralizë dhe jo efiçiencë të buxhetit. Territori është ekonomi dhe zhvillim. Është trupi i një shteti. Ndaj në menaxhimin e territorit rolin qëndror e ka lidershipi pavarësisht nëse flitet për diktaturë apo demokraci. Lidershipi për të mbajtur aktorë heterogjenë në një bashkëjetese,” tha Rama.

Ai tha se problemet me menaxhimin e territorit nuk janë veçori unikale të Shqiperisë. Me to janë përballur edhe e vende të BE-së dhe rajonit. Kryeministri Rama theksoi se Reforma Administrative Territoriale është prioritet i qeverisë që ai drejton. “Reforma Administrative Territoriale është prioritet i yni dhe ne do e çojmë para duke u bazuar në tre pika kyçe.

1. Dialog me të gjithë aktorët. Është një proces që duhet dhe do bëjmë çmos të jetë gjithë përfshirës dhe ta mbështesim në një dialog shumë të hapur në një frymë konsesuale me gjithë forcat politike, njësitë vendore, grupet e interesit etj.

2. Kompleksitet në qasje por me një synim të përbashkët, shtresëzim në ndarjen territoriale. Nuk është reforma e një shumice qeverisëse po është reformë ku të gjitha forcat të marin pjesë dhe të thonë fjalën e tyre.

3. Fuqizimi i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore në funksion të fuqizimit tërësor të vendi”, sqaroi Rama.

Së fundi ai tha se reforma në vetvete nuk është një reformë që e frenon por që e çliron decentralizimin. “Kjo do të bëjë që Shqipëria të kalojë nga fragmentarizimi në decentralizim”, tha Rama.