Nis procesi i liberalizimit i tregut të fluturimeve

59

belle airSituata monopol e tregut të fluturimeve ajrore, ka marrë sërish vëmendjen e qeverisë Rama. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, është duke negociuar me një sërë kompanish, që operojnë në këtë sektor në mënyrë që të bëhet i mundur zgjerimi i tregut dhe afrimi i kompanive, të cilat operojnë me kosto shërbimi më të ulët, duke simuluar në këtë mënyrë rrëzimin e monopoleve dhe liberalizimin e tregut.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Transporteve ka hedhur idenë e shfrytëzimit të dy aeroporteve të tjerë, si ai i Kukësit dhe i Sarandës. Kjo do të bëjë të mundur gjithashtu shtimin e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, se qeveria do të godasë së shpejti monopolet në këtë sektor duke theksuar edhe abuzivizmin që ekziston në treg me privilegjimin e kompanisë ajrore ‘Belleair’.

Monopoli aktual në treg përveçse kostove të larta që sjell për qytetarin ka si pasojë edhe mungesën e cilësisë së shërbimit, si mashtrime me orarin e nisjes, zgjatje përtej pritjes normale, papërgjegjshmëri e transportit dhe mirëmbajtjes së bagazheve, etj.