Juventus dhe Monako kërkojnë talentin shqiptar

elvir_maloku_603508S1Ekipi kampion në Itali, Juvendus dhe Monako janë vënë në kërkim të talentit Elvir Maloku.

Lojtari i Hajdukut në Kroaci konsiderohet si një nga talentet më premtues dhe që në ndeshjet e para ka treguar potencial.

Maloku është vëzhguar nga shumë zbulues në Kupën e Botës U17.

Përveç Juventusit për të janë interesuar përfaqësues të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës. Maloku ka shprehur interes për të luajtur për Shqipërinë ose për Kosovën, ndërsa mbetet për t’u parë se për cilin ekip do të zgjedhë të luajë, Juventus apo Monako.

Askush mbi ligjin, gjobiten deputetët

kuvendi-i-shqiperise1Ligjvënësit janë shpesh shkelësit e parë dhe më flagrantë të ligjeve. Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, sa që tashmë është bërë një fakt i pranuar nga të gjithë: Ata janë të privilegjuar.

Por jo! Policia ka gjobitur makinat e deputetëve të cilat gjithmonë parkohen në shkelje të rregullave mbi trotuaret para Kryesisë së Kuvendit.

Parkimi i tyre mbi trotuare ka qenë gjithmonë objekt diskutimi dhe kronikash, por kësaj radhe policia dhe një punonjës i Kuvendit me listë në dorë jo vetëm i ka sistemuar makinat me lejen e kuvendit, por edhe i kanë gjobitur ato mbi trotuar.

Dy police femra kanë lëshuar fletët e gjobave duke bërë një minishow me shoferët që telefononin të irrituar deputetët që ndodheshin në komisione të ndryshme parlamentare, raporton portali “Kurajo”.

Kemi aksion dhe është urdhër të gjobiten sot deputetët shprehen policet nën zë, tolerancë zero nga shteti mbi ligjvënësit duket sikur vlerëson rolin e munguar të zbatimit të ligjit.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka bërë të qartë punonjësve të Policisë së Shtetit se mbi ligjin nuk qëndron askush.

Berisha dhunon sërish Kushtetutën Shqiptare, pranon se ka përgjuar Ramën opozitën dhe familjarët e tyre

HOMAZHE-PER-21-JANARINDeputeti Sali Berisha në një komunikim në FB ka bërë të ditur, se ka shkelur të gjitha ligjet në fuqi në funksionin e Kryeministrit duke përgjuar Kryetarin e opozitës socialiste Edi Rama, deputetë opozitarë dhe familjarët e tyre.  Veprime këto, të cilat e kalojnë çdo përmasë ligjore duke u shndërruar në një kërcënim serioz për liritë dhe të drejtat themelore në vend.

Pas ngjarjeve të ripërsëritura me synim sistematik mohimin dhe shkatërrimin e elementit opozitar në vend, si dhunimet opozitare të 26 majit 1996 dhe vrasjeve opozitare të bulevardit më 21 janar 2011, duket se mendja e sëmurë e ish Kryeministrit të ndëshkuar me votë plebishitare më 23 qershor, vazhdon  të jetë aktive duke përdhosur çdo nen të Kushtetutës Shqiptare.

Më poshtë teksti i plotë që ka publikuar Berisha në rrjetin social Facebook:

Te dashur miq, keto dite, ne nje akt tjeter hakmarrjeje dhe denimi kolektiv, Rama shkriu policine kriminale qe merrej me hetimin e krimit ekonomik, e cila me hetimet, teknikat dhe pergjimet e saj ka vendosur para ligjit qindra trafikante, bandite, kontrabandiste por dhe qindra zyrtare te korruptuar te maxhorances tone. Kjo polici kishte te gjitha pergjimet e komunikimeve elektronike te kryera nga organet tona dhe partneret tane, te anetareve dhe boseve te bandave kriminale te Hakmarrjes per Drejtesi, Bandes se Lushnjes apo Durresit, ne te cilat lakohej dhe implikohej edhe direkt emri i Rames. Njesia kishte dhe dokumenta dhe pergjime te shumta per ministra, deputete aktual te PS, familjare te tyre te implikuar ne larje parash te pista, kontrabande, trafik droge etj

Shkak tjeter madhor i denimit kolektiv te oficereve te policise kriminale eshte se ata ligji i ngarkon per luften kunder korrupsionit te qeverise dhe administrates publike. Rama dhe ministrat e tij, ne nje muaj po bejne baterdine me investime pa tender dhe me prokurim direkt, natyrisht eshte kjo polici qe duhet te hetoje aktet kleptokratike te Rames dhe Ekipit te tij ndaj dhe me urgjence duhet zevendesuar me militante te tipit Didi qe per Ramen nuk njohin ligjin.

Si pretekst per shkrirjen e policise kriminale Rama perdori nje pergjim ne te cilin dy oficere te policise kriminale ishin shprehur se operacioni i policise kunder lojrave te fatit motivohej fund e krye nga vendosmeria e Rames per te krijuar monopolin ne kete fushe per vellaçkon e tij te rilindur nga SHBA dhe Hakmarrjen per Drejtesi. Ketij i thone zemerim! Vrapim drejt kleptokracise! sb

 

PD kërkon në interpelancë Kryeministrin Rama për emërimin e Kreut të Policisë së Shtetit

largea_grupi-pd_11379584296Partia Demokratike kërkon interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi. Sipas PD-së, emërimi i Didit vjen në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit për Policinë e Shtetit, pasi personi i emëruar nuk përmbush kriteret ligjore.

“Këshilli i Ministrave nën kryesimin e Kryeministrit Edi Rama, me propozim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, emëroi Artan Didin në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. 

Neni 21 i ligjit “Për Policinë e Shtetit” përcakton qartësisht kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

1. Të ketë shërbyer në Policinë e Shtetit për një periudhë prej të paktën 3 vjeçare, me gradën “Drejtues i Parë” ose më lart, ose ekuivalente me të.

2. Të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë, në përputhje me nenin 50 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për arsimin e lartë, të barasvlershme me nivelin e shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji.

3. Të ketë kryer të paktën 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetenca policore brenda 20 viteve të fundit. 

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht, në mënyrë të përsëritur se emërimi i z. Artan Didi është kryer në kundërshtim flagrant me nenin 21 të Ligjit Për Policinë e Shtetit, sepse personi i emëruar nuk plotëson asnjë nga kriteret taksative të këtij neni për funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën e PD.

 

Zana Xhuka tenton manipulimin e të dhënave dhe kërcënon punonjësit

zana-xhuka-03-2Stafi i ILDKP-së akuzon sërish Drejtuesen e këtij Institucioni Kryeinspektoren Zana Xhuka për kërcënim. Stafi këtij institucioni ka bërë të ditur se Kryeinspektorja pas kallëzimit penal që ato kanë bërë ndaj saj, i ka kërcënuar me pushim nga puna, me synim t’i detyronte të tërhiqnin kallëzimin penal. Stafi i ILDKP-së njofton gjithashtu opinion publik se në këtë institucion kanë nisur menjëherë tentativat për manipulimin e të dhënave në serverin qendror. Ato i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe Prokurorisë të marrë në mbrojtje dokumentacionin zyrtar dhe serverin qendror të të dhënave.

“E ndodhur përballë refuzimit, kryeinspektorja nisi manipulimin e deklaratave të interesave private dhe dosjeve objekt hetimi administrative. Në institucion kanë hyrë persona të jashtëm që kanë filluar ndërhyrjet dhe manipulimin e të dhënave në serverin qendror të të dhënave, gjithashtu po sot në zyrën e protokollit është emëruar shefja e re e zyrës, e cila ka filluar ndërhyrjet për manipulimin e të dhënave në sektorin e protokoll-arkivës”, thuhet në deklaratë. Stafi kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë dhe Kuvendit me qëllim marrjen në ruajtje dhe sigurimin e zyrave, dokumentacionit zyrtar dhe serverit qendror të të dhënave.

 

Aksident rrugor në Shkodër, pas lajmit vdes edhe nëna e viktimës

aksident-rrugorAksidentit të rëndë të ditës së sotme në Shkodër i shtohet një tjetër viktimë. Nëna e njërit prej adoleshentëve që kanë humbur jetën Raevl Duli , ka vdekur si pasojë e një goditje të rëndë në zemër.

Aksidenti që mori jetën e 4 të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat. Sipas të dhënave paraprake të policisë automjeti ‘BMW’ me targë SH1818D është përplasur me një kamion me targa PU1463A, i cili transportonte lëndë drusore.

Përplasja fatale ka sjellë humbjen e jetëve për katër adoleshentë dhe plagosjen e një personi të pestë.

Viktimat janë Raevl Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18 vjeç, Ledio Pirani, Orlend Mreca 17 vjeç, Ledio Pirani 18 vjeç, Osman Mraja 18 vjeç, drejtuesi i i automjetit i cili është në gjendje të rëndë në spital.

Shkak i këtij aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e madhe e të dy automjeteve

Basha: Ndryshimi i buxhetit është minë me sahat

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të paraqesë vendin në krizë ekonomike. Basha ka krijuar gjithashtu ndryshimet e qeverisë në buxhet duke theksuar, se kjo do thellojë më tej borxhin publik.

“ Për çdo muaj parashikojnë të mbledhin 80 milionë dollarë më pak se plani. Qeveria e kaluar ka mbledhur vetëm 15 milionë dollarë më pak se plani në 8 muaj. 4 herë më pak qeveria e tyre, për pjesën e mbetur të vitit. Kësaj i thonë të të zërë mallkimi i gënjeshtrave dhe mashtrimeve që i ke bërë popullit tënd për t’i marrë votat. Në e parashikuam dhe i thamë shqiptarëve se ato do t’i braktisin një më një premtimet e tyre populiste dhe demagogjike.

Parashikuam se në përballjen e tyre me ekonominë reale dhe në qeverisjen reale do të ndaheshin nga tralala-të dhe do të uleshin me këmbë në tokë. Kishim menduar dhe shpresuar se do të vinin mend, por nuk kishim parashikuar, se do t’u iknin në drejtimin e kundërt, se do të kërkonin ta bënin keq e më keq me dorën e tyre me dashjen e tyre, se do të kërkonin t’i vinin zjarrin për të zhdukur çdo gjurmë të gënjeshtrave elektorale, pse jo, të abuzimeve dhe korrupsionit që pritet të pasojnë këto ndryshime në buxhet,” – deklaroi Basha.

Kreu i opozitës  Basha ka theksuar gjithashtu gjatë fjalës së tij se, ndryshimi i buxhetit të vitit 2013 është minë me sahat, duke i bërë thirrje qeverisë të mos marrë borxh për të paguar rrogat.

 

 

BE-Turqi, pritet hapja e një kapitulli të ri të negocimeve të aderimit

eu_turkey_flagGjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme i cili mbahet sot në Luksemburg, Ministrat e Punëve Europiane të BE-së duhet të adoptojnë një vendim pozitiv mbi hapjen e një kapitulli të ri të negocimeve, në negociatat e aderimit me Turqinë.

Është parashikuar që Këshilli të marrë një vendim mbi hapjen e kapitullit 22 (Politika Rajonale dhe Instrumentet Strukturor) në negocimet me Turqinë dhe të fiksojë datën e konferencës së ardhshme ndërqeveritare. Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, kanë rënë dakord mbi këtë avancim më 21 tetor, pasi Komisioni Europian lajmëroi më 16 tetor paketën vjetore të dokumenteve të zgjerimit të Bashkimit Europian. Ky vendim shënon hapjen e një kapitulli të ri të negocimeve, pas një ndërprerje që prej tre vitesh.

Negociatat e aderimit të Turqisë në BE janë hapur formalisht më 2005, ku filloi dhe procesi i hapjes së kapitujve, që kanë të bëjnë me kuadrin legjislativ të BE-së. Më qershor 2006, hapen përkohësisht negociatat mbi kapitullin 25 Shkenca dhe Kërkimi dhe më dhjetor 2010, Këshilli vendos të bllokojë hapjen e 8 kapitujve të tjerë, pasi Turqia nuk kishte aplikuar ndaj Qipros Protokollin shtesë të Marrëveshjes së Ankarasë. Vetëm në qershor të 2010-s u hap formalisht kapitulli 12 mbi Sigurinë Ushqimore dhe Politikat Veterinare. Mbledhja e sotme e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, pritet të vendosë mbi hapjen formale të një kapitulli të ri të negocimeve, në negociatat e aderimit të Turqisë në BE.

Tërësia e të drejtave dhe detyrimeve që lidhen një Shtet Anëtar me BE janë të grumbulluara në 35 kapituj. Këto kapituj kanë të bëjnë konkretisht me përmbajtjen, principet, objektivat e traktateve, legjislacionin e adoptuar në aplikim të traktateve dhe jurisprudencës përkatës, deklarimet dhe rezolutat e adoptuara nga Unioni, instrumentet e politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët, marrëveshjet ndërkombëtare të konkluduara nga Unioni, etj.

Për tu bërë vend anëtar i BE-së, vendet kandidate duhet të pranojnë dhe të integrojnë kuadrin e së drejtës së BE-së, në legjislacionet përkatëse kombëtare. Adoptimi dhe vënia në jetë e kësaj të drejte e përmbledhur në 35 kapituj, përbën bazën e negociatave të aderimit./i.t/

 

 

 

 

 

BE heq regjimin e vizave për vende të botës së tretë

26670en_USI_schengenShtetasit e Kolumbisë, Perusë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, do të autorizohen së shpejti të udhëtojnë në hapësirën Shengen pa viza. Komisioni i Lirive Civile në Parlamentin Europian, votoi dje projektin e azhurnimit të rregullores evropiane mbi vizat. Propozimi fillestar i Komisionit Europian synonte heqjen e vizave vetëm për shtetasit e Karaibeve, dhjetë shteteve ishullorë të Paqësorit dhe Timorit Lindor.

Komisioni i Lirive Civile ka shtuar Kolumbinë dhe Perunë në listën e vendeve që përjashtohen nga detyrimi i vizave duke konfirmuar nëpërmjet një njoftimi për shtyp, se këto vende i përgjigjen kushteve të fiksuara nga rregullorja për heqjen e vizave. PE ka hapur dritën jeshile për marrëveshjet e shkëmbimit të lirë me këto dy vende të Amerikës Latine, në dhjetor 2012. Në listën pozitive janë shtuar edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Vendosja e vendeve të treta, shtetasit e të cilëve i nënshtrohen detyrimit të vizave dhe të atyre që janë të përjashtuar nga ky detyrim, bëhet nëpërmjet një mekanizmi vlerësimi rast për rast të kritereve të ndryshme të lidhura kryesisht me imigracionin klandestin, rendin publik dhe sigurinë si edhe me marrëdhëniet e jashtme të Unionit me vendet e treta, në veçanti respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, duke mbajtur parasysh gjithashtu implikimin e koherencës rajonale dhe të reciprocitetit”,- kanë theksuar eurodeputetët.

Teksti parashikon gjithashtu edhe reciprocitetin e përjashtimit nga regjimi i vizave, konform marrëveshjeve në këtë fushë. Të gjithë qytetarët evropianë që dëshirojnë të udhëtojnë në këto vende, nuk do të kenë më nevojë për viza.

Disa kategori që i përkasin shtetësisë britanike, që aktualisht duhet të pajisen me viza ( rreth 300 mijë persona banues kryesisht në territoret britanike përtej detit, si Bermuda ishujt Turks dhe Kaikos) do të përjashtohen gjithashtu.

Votimi  i Komisionit të Lirive Civile  me 51 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime i dha raportuesit Mariya Gabriel, një mandat për të filluar negociatat me Këshillin me synimin arritjen e një marrëveshje./i.t/

 

Bushati: Anëtarësimi në BE prioritet i politikës së jashtme

Ditmir-BushatiNë forumin publik të zhvilluar sot  “Politika e Jashtme dhe Diplomacia e Shqipërisë” Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi se, procesi i anëtarësimit të vendit në BE është prioritet i politikës sonë të jashtme. Ai tha gjithashtu se marrja e statusit në dhjetor është proces i mundshëm, por jo i përfunduar, pasi raporti i KE-së shikohet si nxitje për të përmbushur reformat dhe jo si medalje.

“Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është një nga përparësitë kryesore të politikës sonë të jashtme dhe një objektiv kombëtar i mbështetur nga i gjithë spektri politik në vend. Anëtarësimi në BE është një instrument për të krijuar kushtet e favorshme për përmirësimin e nivelit ekonomik, kulturor të vendit në përputhje me standardet e Europës së bashkuar. Javën e kaluar KE-ja rekomandoi dhënien e statusit për Shqipërinë dhe përcaktoi shinat në të cilat duhet të ecim. Për ne marrja e statusit në dhjetor është proces i mundshëm, por jo i përfunduar. Pasi e konsiderojmë raportin e KE-së si nxitje për përmbushjen e reformave dhe jo si medalje”, – është shprehur Bushati.