“Fund Marrëzisë” 446 persona në ndjekje penale

policia...Operacioni “Fund Marrëzisë”, që prej datës 14 tetor, po vijon me intensitet punën në të gjithë vendin. Deri më tani, Ministria e Brendshme njofton se ka bllokuar 299 subjekte në rang kombëtar dhe janë proceduar penalisht 446 persona.

Rezultatet deri tani, sipas Ministrisë së Brendshme:

-Janë të bllokuara 299 subjekte

-Janë kontrolluar 1252 subjekte

-Janë proceduar penalisht 446 subjekte

-Janë proceduar 445 persona

-Janë sekuestruar 2396 makineri lojëra fati e pajisje

-Janë sekuestruar 190 kompjuter dhe 564 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve

Ndërsa për qarkun Tiranë janë dhënë këto rezultate:

– janë të bllokuar 216 subjekte

-janë kontrolluar 220 subjekte

– janë proceduar penalisht 144 subjekte dhe 142 persona

-janë sekuestruar 1016 pajisje lojëra fati

-janë sekuestruar, në pikat e basteve, 53 kompjuter dhe 154 monitorë

Cili nga drejtorët e administratës Berisha do arrestohet i pari?

zyra_anti_korrupsion_ne_univer“DITA”

Nga Gjergj Thanasi

Një pyetje dhe “precedenti Gorrea” i shkurtit 2006, kur prokuroria arrestoi Luiza Hoxhën  ish-deputete e PS-së, ish prefekte, ish-drejtoreshë të përgjithshme të postave dhe anëtare e KPD-së. Disa momente nga orët e dorëzimit të pushtetit në 2005 dhe ditët e fundit të Berishës. A ka nisur të furnizohet “me lëndë të parë” Prokuroria? A do shtrihet rasti Ksera? Sa milionë euro mund të rikuperohen nga ministrat Bode, Ruli, Imami e Noka? Çfarë presin shqiptarët pas dekorimit të zyrave dhe pastrimit të spitaleve?

Në 3 korrik 2005 PD-ja pas tetë vitesh në opozitë me ndihmën edhe të aleatëve fitoi ngushtë, mbi socialistët  e velur deri në kalbësi pas 8 vitesh pushteti. Fitorja ishte paralajmëruar nga i ndjeri Potter Goss, numri 2 i CIA-s, që pak javë para zgjedhjeve i kishte “prerë biletën” Nanos dhe qeverisjes socialiste.

Në 2005, periudha e tranzicionit deri në shtator u përdor nga administrata e lartë socialiste për të rikontrolluar dosjet, praktikat e ndryshme të punës me synimin për të eliminuar sa të ishte e mundur çdo gjurmë hajdutërie dhe korrupsioni. Në të folurën popullore ministrat dhe drejtorët e majtë po kopsisnin letrat me ngut dhe me shumë përkushtim..

Fitorja plebishitare e boshtit PS-LSI në zgjedhjet e qershorit të këtij viti pati tjetër efekt mbi administratën “Berisha”, shumëfish më të korruptuar se administrata Nano e vitit 2005. Ministrat, zyrtarët e lartë të administratës në vend të kopsitjes së letrave dhe fshirjes së gjurmëve të hajdutërisë iu futën vjedhjes e plaçkitjes me temp të përshpejtuar. Motoja e këtyre kolltukofagëve ishte: të vjedhim e të rrëmbejmë çfarë të mundim deri ditën e fundit, që të ndenjurat tona do ulen në kolltuqet e zyrave të pushtetit. Ky qëndrim kontrastonte dukshmë me qeverinë socialiste të vitit 2005. “Mamuthi i korrupsionit” përshembull, pastronte letrat në 2005, ndërsa financieri Bode në 2013 firmoste për emërimin në dogana edhe të kushërinjve të katërt apo të pestë. “Duka i krimit” mbyllte dosjet e punës në Ministrinë e Bujqësisë në 2005 ndërsa “druri i arrës” i Salës firmoste tendera edhe ditën e fundit të pushtetit në 2013  njëlloj si me kontratën e ACR-së në Bulqizë, në 2009. Madje edhe figura anektodike si Aldoja i fakseve gërdeciane të Shkëlzenit apo “Sherlok Holmsi” Mul Noka bënin emërime në vende pëllumbash dy muaj pasi kishin humbur zgjedhjet duke lënë litarët jashtë, që të pengohej e të thyente qafën kryeministri i ardhshëm Rama. Tipik është edhe emërimi me kohëzgjatje dy tre javore i Prefektes së Tiranës, apo emërimi djallëzor i Meidanit në drejtorinë e doganave.

Shkurt puna, këtyre myteberëve jo vetëm që u kishte plasur cipa, por kishin harruar edhe frikën. Ata kanë menduar që sekserë mediatiko-opozitarë pranë kryeministrit të ri Edi Rama do shërbejnë si zyra Aluizni e sekserllëku për të legalizuar veprimet e tyre antiligjore madje edhe ‘pas pilafit”, d.m.th., pas humbjes spektakolare të 23 qershorit.

Por Edi Rama ka folur për një mision të madh të jetës së tij në këtë mandat. Shqiptarët shpresojnë që ky mision të mos jetë thjesht dekorimi (plot shije) me harta mesjetare i mureve të Kryeministrisë apo spastrimi nga ambjentet e spitaleve i hale-mejhaneve. Por ndëshkimi-burgosja e fajtorëve dhe rivendosja e drejtësisë sociale.

Skota e hajdutëve të ish-qeverisë Berisha ka harruar një precedent të shkurtit 2006, kur prokuroria arrestoi Luiza Hoxhën  ish-deputete e PS-së, ish prefekte, ish-drejtoreshë të përgjithshme të postave dhe anëtare e KPD-së. Luiza u arrestua, gjykua dhe vuajti dënimin për një dëm të shkaktuar shtetit në vlerën 3 milion e 200 000 Euro. Arqile Gorreja drejtori demokrat i postave e kishte besuar me të vërtet parrullën demagogjike të Berishës: Qeverisje me duar të pastra. Në zbatim të kësaj parrulle duke shfrytëzuar edhe faktin, që zonjusha Hoxha kishte lënë si të thuash gjurmë elefanti në aferën 3,2 milion euroshe të pullave të postës, drejtori Gorreja pa ngurruar firmosi shkresën për të kallëzuar në prokurori paraardhësen e tij.

Ky është precedenti Gorreja. Ky precedent mund të shërbejë fare mirë si manual për Kryeministrin Rama për të shkuar përtej face liftit të kryeministrisë te furnizimi me ‘lëndë të parë” i prokurorisë.

Drejtorët dhe ministrat e rinj duhet të provojnë me vepra jo me fjalë, që rilindje nuk do të thotë, se shyqyr Zotit na erdhi rradha edhe neve për të vjedhur gjithçka që la pa vjedhur Berisha me të tijët këto tetë vite. Antidoti më i mirë kundra psikologjisë së radhës për të vjedhur është njohja e menjëhershme e situatës nga titullarët e rinj kuptohet pa e zgjatur maksimumi brenda pak  javësh. Më pas mbetet domosdoshmëri përgatitja e dokumentave për ndjekje penale  për abuzimet e paraardhësve.

Të tilla ndjekje penale mund të shërbejnë fare mirë edhe si një nga mënyrat për  të siguruar para për buxhetin e shtetit, që Sala e la siç i la Ramiz Alia dollapet e frigoriferët e shqiptarëve në vitin 1991.

Të tilla operacione mund të sigurojnë të ardhura modeste nën gjysëm milion Euro si në rastin e ministrisë së Kserës, ku çështja tashmë është në duart e drejtësisë, por mund të ketë  edhe “jack pot-e” prej 15-20 milion Eurosh në tatime si psh rasti i biznesmenëve fantazma kinezë dhe ustallarëve të Bodes te tatimet me efekt financiar 15-18 milion Euro. Dikasteri Imami i shndërruar në shpellën e Ali Babës mund të sigurojë rekuperimin në favor të shteti të miliona eurove të tjera. Mjafton të përmendim këtu afera të tilla si skrapet e metaleve me ngjyra në Mjekës, skrapet e mjeteve detare si nëndetëse, anije silur kapëse, rimorkjator, kater rade etj apo eksportin e 1000 (një mijë) tonëve lëndë eksplozive te “sivëllezërit” sllavë. T’i hysh pastaj hajdutërisë së rrugëve në kohën e Lulushit-Tuneli i Kalimashit dhe në kohën e Olldashit-Tuneli i Kërrabës do të thotë të rikuperosh dhjetra milion Euro.

Ministria e Brendshme përveç impaktit direkt te qytetari mund të prodhojë para për buxhetin, nëse njësia e super-prokurimeve e koncentruar në këtë dikaster kalohet në sitë. Aty krahas “xhevahireve” për prokurimin e uniformave të reja të policisë, furnizimit me karburante etj do peshkoheshin miliona Euro në tenderimet, që janë bërë  në favor të dikastereve të tjera. Edhe Ministria e Bujqësisë në duart e një hajduti veteran si Ruli mund të ofrojë çudira e të prodhojë miliona Euro për buxhetin nëse stafi i ri vërtet është për integrim europian jo për hajdutëri të stilit afrikan.

A është e lehtë të bëhet kjo? Sigurisht që jo! Por kryeministri i ri gjithsesi publikisht u ka bërë një premtim shqiptarëve: Po bëhem kryeministër që të le gjurmë. Me këtë premtim ai ka treguar se të paktën verbalisht ka këllqe t’i kundërvihet me kopaçe në dorë hajdutërisë, që trashëgoi nga qeveria Berisha. Të emëruarit e tij përgjithësisht nuk kanë hipoteka korrupsioni dhe hajdutërie nga e kaluara. Kanë rastin ta tregojnë veten.

Në këtë rast precedenti Gorrea fare mirë mund të shërbejë si referim. Fjala vjen, nëse zonjusha Spiropali si Drejtoreshë e Doganave arrin, të mbushë buxhetin me detyrimet doganore duke çuar njëkohësisht kontrabandistët dhe nëpunëist e korruptuar për ndjekje penale, atëhere Kryeministri Rama mund ta mbajë atë për tetë vjet drejtoreshë doganash, siç e mbajti Berisha Gorrenë për tetë vjet drejtor postash, pasi futi në burg paraardhsen e vet.

Kush thotë që shqiptarët nuk e duan këtë drejtësi pas 23 qershorit, gënjen veten dhe ata që ka përreth. Shqiptarët natyrisht dëshirojnë të jetojnë në paqe, gjithnjë e më mirë, njëlloj si europianët. Por gjithsesi shqiptarët janë gati të durojnë edhe sakrifica momentale me kusht, që të rivendoset drejtësia sociale dhe shteti i sundimit të ligjit.

Nuk duhet të ketë më drejtorë  e ministra të paprekshëm! Shprehur më shqip banorët e këtij vendi duan, që hajdutët të shkojnë në burg e të mos kapërdisen bulevardeve të Tiranës majë jaguar-it si mizat në majë të m….

Barroso: I gjithë Ballkani në BE

rama barrosoPresidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso , është shprehur për pranimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit.

Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje deklaratës së Barrosos për gazetën “Bild” .Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild” të mërkurën, Barroso u shpreh se nuk duhet të harrohet se shumë nga këto vende vetëm para pak vitesh kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin.

“Anëtarësimi në BE u ofron atyre më shumë perspektivë, ai është një instrument i rëndësishëm për paqen në rajon. Sigurisht është më mirë të anëtarësojmë vendet e Ballkanit në BE, se sa t’i lejojmë të bien humnerën e errët të destabilizimit. “Në plan afatgjatë ne duhet t’i pranojmë të gjitha shtetet e Ballkanit kur ato të plotësojnë kushtet e kriteret e duhura”, tha Barroso për gazetën Bild.

Deklarata e Barozos ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave gjermane. Kështu pjesë të deklaratës që lidhen me anëtarësimin e Ballkanit në BE kanë botuar disa media kryesore gjermane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Handelsblatt”, “Die Welt”, e televizione të ndryshme si nt-v, apo agjenci të ndryshme lajmesh.

Mediat gjermane përmendin hapat në rrugën drejt anëtarësimit të BE, ku Shqipëria përmendet si kandidatja e re në BE, ndërsa Kosova si një vend me perspektivë të hapur drejt unionit, transmeton Koha.

”Edhe për Turqinë dera e BE-së duhet të mbetet e hapur”, tha Barroso në intervistën për “Bild”.

Ky vend është një vend me rëndësi të madhe ekonomike, gjeopolitike, reformat e të cilit janë në interes të BE-së. Megjithatë është e qartë, u shpreh Barroso, se Turqia duhet të përmbushë më parë të gjitha kriteret.

Në fund të fundit të gjitha vendet e BE-së duhet të bien në ujdi për anëtarësimin e Turqisë. Kjo do të kërkojë disa kohë. BE hapi të mërkurën, pas tre vitesh më në fund një kapitull të ri negociimi me Turqinë.

 

Angeline Jolie gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit ‘Unbroken’

Jolie- Dailymail
Jolie- Dailymail
Jolie- Dailymail

Akorja hullivudiane Angeline Jolie është fotografuar teksa po xhironte skenat e filmit të saj të fundit ‘Unbroken’. Aktorja mbante një kapele për të mbrojtur fytyrën e saj kundër rrezeve të diellit, teksa dukej në formë të mirë fizike pas operacionit që sapo ka kaluar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jolie- Dailymail
Jolie- Dailymail

 

Jolie- Dailymail
Jolie- Dailymail

 

Jolie- Dailymail
Jolie- Dailymail

 

 

 

 

Rama, Erdogan dhe Thaçi takohen së bashku në Kosovë

rama-erdoganTre Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë janë takuar sot në Kosovë të ftuar për inaugurimin e terminalit të ri në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë, ndërsa kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro. Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për një periudhë 20-vjeçare.

Erdogan së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojnë qytetin e Prizrenit. Erdogan dhe Rama do të takohen edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kryeministri turk shoqërohet nga bashkëshortja e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Vrasja për një varëse: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Aldo Hoxhën

aldo-hoxha (1)Vetëm një vit më parë një ngjarje e rëndë do të trondiste opinion publik. Në mes të rrugës me kalimtarë, një djalë i ri sulmon një grua për t’i marrë varësen nga qafa dhe përfundon duke e vrarë atë.

Ngjarja e cila bëri bujë, jo vetëm për ezekutimin e ndodhur në mes të rrugës, por më tepër për motivin, që sillte një risi në fushën e kriminalitetit në vend. Fatbardha Tafa, vritet për t’i marrë varësen në qafë.

Ngjarja ka ndodhur në pasditen e 7 gushtit 2012, në afërsi të Fushës së Aviacionit në Tiranë. Aldo Hoxha i akuzuar për këtë vrasje, e ka mohuar se është ai autor i ngjarjes dhe familja e tij akuzon policinë për dhunë pas arrestimit.

Sipas skemës së rindërtuar të krimit nga organi i akuzës, në vendin e ngjarjes është gjetur një kapele që mendohet se është përdorur nga vrasësi. Analizat gjenetike të flokëve që janë gjetur në të janë përputhur me Aldo Hoxhën. Gjithashtu, pas arrestimit, Hoxha ka pasur shenja në trup, të cilat prokuroria thotë se janë shkaktuar nga fëmijët e viktimës, të cilët u përpoqën të mbronin nënën e tyre.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar nga trupi gjykues dënimin e Aldo Hoxhës me burg të përjetshëm.

 

“Vejusha e bardhe”, poemë për Osama Bin Laden

downloadSamantha Lethwaite, e njohur ndryshe si “Vejusha e Bardhë” i ka shkruar një poemë liderit historik të Al-Kaedës, Osama bin Ladenit. Poema tashmë e përhapur në të gjitha mediat ndërkombëtare i thur lavde Bin Ladenit.

“Oh, sheiku Osama babai im, vëllai im, dashuria për ty nuk ka krahasim. Oh, sheik Osama, tani që nuk je më ti, të gjithë muslimanët duhet të çohemi më të fortë, të vazhdojmë rrugën që na mësove”janë disa nga vargjet e poemës.

Lethwaite është e veja e Xhermejn Lindzi, një prej katër kamikazeve që ndërmorën sulmet në Londër, më 7 korrik të vitit 2005, ku humbën jetën 52 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. E njohur si “Vejusha e Bardhë”, 29-vjeçarja është e lidhur me grupin islamik somalez al-Shabab, i cili mori përsipër sulmin në qendrën tregtare “Ëestgate”, në Nairobi, në muajin Shtator ku humbën jetën 67 persona.

Edhe në vargjet e poemës “Vejusha e bardhë” bën thirrje për një luftë të paepur xhihadiste kundër perëndimit dhe të gjithë jo-muslimanëve.“ Jeta juaj është një shembull që duhet ndjekur. Oh myslymanë dëgjoni fjalën e sheikut tonë të dashur, lufta dhe përpjekjet e tij të mos shkojnë pa dëgjuar.”

Bushati takim me homologun holandez: Statusi i arritshëm në dhjetor

Ditmir-BushatiMinistri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij Holandez Frans Timmermans. Fokus i takimit dy palësh kanë qenë forcimi i marëdhënieve Shqipëri-Holandë dhe çështja e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një konferencë për mediat Ministri i jashtëm i Holandës deklaroi se e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. “Udhëtimi që keni ndjekur ju ka qenë i mbrekullueshëm dhe i ka habitur të gjithë në Evropë.

Unë personalisht jam tërësisht i angazhuar dhe i përkushtuar për integrimin e Shqipërisë në BE. Por ama të gjithë ne e dimë që kjo do jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë kjo për arsye se të gjithë e dimë që integrimi i vendit kërkon kritere të larta.”-deklaroi Timmermans.

Çështja e integrimit të Shqipërisë në BE sipas Ministrit të Jashtëm Holandez ishte dhe arsyeja përse ai vendosi të vizitojë vendin tonë. “Ju personalisht bëtë një apel të fortë për mbështetjen tonë në mbledhjen e Këshillit Evropian në dhjetor. Mesa kam kuptuar kjo është një çështje që ka mbështetjen politike të gjerë në Shqipëri.

Arsyeja është pikërisht që të bisedoja për këto arsye dhe ti merja me vete dhe ti diskutoja më Këshillin e Ministrave në Hollandë dhe me homologët e mi në BE. Do shikojmë çfarë do të dalë nga debati që do kemi në Holandë dhe debati që do të bëhet në BE.”-tha kryediplomati Holandez.

Ai theksoi se marëdhëniet e bashkëpunimit Shqipëri-Holandë do të shtrihen edhe në fusha të tjera. “Unë besoj që marëdhënien tonë duhet ta sjellim në një nivel me të lartë,sidomos në fusha të caktuara si ekonomi, bujqësi, menaxhimin e ujrave, planifikimin urban etj.”-u shpreh Timmermans.

Ligji i ri kundër krimeve të Islamit

sulltani i bruneitSulltan i Bruneit, një ishull i vogël në juglindje të Azisë, deklaroi sot se një ligj i ri kundër krimeve që kryhen në emër të Islamit, do të fillojë të zbatohet brenda këtyre gjashtë muajve.

 Sulltani, Hassanal Bolkiah, tha se Kodi Penal i Shariah-ut, i cili do të aplikohet vetëm për myslimanët, duhet të merret si një formë e udhëheqjes speciale nga Zoti dhe do të jetë pjesë e historisë së madhe të monarkisë së vogël të vajit, në ishullin Borneo.

Me efektet që do të vijnë nga ky ligj, përmbushet detyrimi ndaj Allahut”, -ka deklaruar sulltani në një konferencë ligjore në kryeqytetit e Bruneit.

Sulltani shpreson që të implementohet ligji i ri, në mënyrë që në vitet e ardhshme të përkrahet influenca e Islamit në Brunei, ku myslimanët përbëjnë 2/3 e popullsisë.

Minoritet në vend janë kryesisht budistë, kristianë dhe pjesa tjetër i përket besimit lokal vendas.

Brunei ka gjithsej 420 mijë banorë.

Reforma, Shqipëria bën shkurtime në ushtri

mimi kodheli
Foto LSA

Duke iu referuar masave të shkatërrimit të municioneve, Shqipëria pritet të reduktojë forcat e armatosura në tetë mijë, tha një burim i brendshëm i NATOS, për “Balkan Insight”.

“Njësi të tilla nuk janë më të nevojshme, kështu që ne do të ulim numrin e ushtarëve dhe oficerëve nga 12 mijë, në 8.500”, -thotë një zyrtar.

“Kjo ishte një reformë e ndërmarrë nga qeveria e kaluar, dhe do të vazhdojë edhe nga Ministrja aktuale  e Mbrojtjes, Mimi Kodheli”, -shtoi ai.

Vitet e kaluara Shqipëria filloi zbatimin e një programi për të çmontuar stoqet e municioneve të epokës komuniste dhe duket se këtë program do ta çojë përpara Ministra aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila është dhe femra e parë në këtë post në Shqipëri.