BE-Turqi, pritet hapja e një kapitulli të ri të negocimeve të aderimit

60

eu_turkey_flagGjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme i cili mbahet sot në Luksemburg, Ministrat e Punëve Europiane të BE-së duhet të adoptojnë një vendim pozitiv mbi hapjen e një kapitulli të ri të negocimeve, në negociatat e aderimit me Turqinë.

Është parashikuar që Këshilli të marrë një vendim mbi hapjen e kapitullit 22 (Politika Rajonale dhe Instrumentet Strukturor) në negocimet me Turqinë dhe të fiksojë datën e konferencës së ardhshme ndërqeveritare. Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, kanë rënë dakord mbi këtë avancim më 21 tetor, pasi Komisioni Europian lajmëroi më 16 tetor paketën vjetore të dokumenteve të zgjerimit të Bashkimit Europian. Ky vendim shënon hapjen e një kapitulli të ri të negocimeve, pas një ndërprerje që prej tre vitesh.

Negociatat e aderimit të Turqisë në BE janë hapur formalisht më 2005, ku filloi dhe procesi i hapjes së kapitujve, që kanë të bëjnë me kuadrin legjislativ të BE-së. Më qershor 2006, hapen përkohësisht negociatat mbi kapitullin 25 Shkenca dhe Kërkimi dhe më dhjetor 2010, Këshilli vendos të bllokojë hapjen e 8 kapitujve të tjerë, pasi Turqia nuk kishte aplikuar ndaj Qipros Protokollin shtesë të Marrëveshjes së Ankarasë. Vetëm në qershor të 2010-s u hap formalisht kapitulli 12 mbi Sigurinë Ushqimore dhe Politikat Veterinare. Mbledhja e sotme e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, pritet të vendosë mbi hapjen formale të një kapitulli të ri të negocimeve, në negociatat e aderimit të Turqisë në BE.

Tërësia e të drejtave dhe detyrimeve që lidhen një Shtet Anëtar me BE janë të grumbulluara në 35 kapituj. Këto kapituj kanë të bëjnë konkretisht me përmbajtjen, principet, objektivat e traktateve, legjislacionin e adoptuar në aplikim të traktateve dhe jurisprudencës përkatës, deklarimet dhe rezolutat e adoptuara nga Unioni, instrumentet e politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët, marrëveshjet ndërkombëtare të konkluduara nga Unioni, etj.

Për tu bërë vend anëtar i BE-së, vendet kandidate duhet të pranojnë dhe të integrojnë kuadrin e së drejtës së BE-së, në legjislacionet përkatëse kombëtare. Adoptimi dhe vënia në jetë e kësaj të drejte e përmbledhur në 35 kapituj, përbën bazën e negociatave të aderimit./i.t/