Zana Xhuka tenton manipulimin e të dhënave dhe kërcënon punonjësit

57

zana-xhuka-03-2Stafi i ILDKP-së akuzon sërish Drejtuesen e këtij Institucioni Kryeinspektoren Zana Xhuka për kërcënim. Stafi këtij institucioni ka bërë të ditur se Kryeinspektorja pas kallëzimit penal që ato kanë bërë ndaj saj, i ka kërcënuar me pushim nga puna, me synim t’i detyronte të tërhiqnin kallëzimin penal. Stafi i ILDKP-së njofton gjithashtu opinion publik se në këtë institucion kanë nisur menjëherë tentativat për manipulimin e të dhënave në serverin qendror. Ato i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe Prokurorisë të marrë në mbrojtje dokumentacionin zyrtar dhe serverin qendror të të dhënave.

“E ndodhur përballë refuzimit, kryeinspektorja nisi manipulimin e deklaratave të interesave private dhe dosjeve objekt hetimi administrative. Në institucion kanë hyrë persona të jashtëm që kanë filluar ndërhyrjet dhe manipulimin e të dhënave në serverin qendror të të dhënave, gjithashtu po sot në zyrën e protokollit është emëruar shefja e re e zyrës, e cila ka filluar ndërhyrjet për manipulimin e të dhënave në sektorin e protokoll-arkivës”, thuhet në deklaratë. Stafi kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë dhe Kuvendit me qëllim marrjen në ruajtje dhe sigurimin e zyrave, dokumentacionit zyrtar dhe serverit qendror të të dhënave.