Bushati: Anëtarësimi në BE prioritet i politikës së jashtme

52

Ditmir-BushatiNë forumin publik të zhvilluar sot  “Politika e Jashtme dhe Diplomacia e Shqipërisë” Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi se, procesi i anëtarësimit të vendit në BE është prioritet i politikës sonë të jashtme. Ai tha gjithashtu se marrja e statusit në dhjetor është proces i mundshëm, por jo i përfunduar, pasi raporti i KE-së shikohet si nxitje për të përmbushur reformat dhe jo si medalje.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është një nga përparësitë kryesore të politikës sonë të jashtme dhe një objektiv kombëtar i mbështetur nga i gjithë spektri politik në vend. Anëtarësimi në BE është një instrument për të krijuar kushtet e favorshme për përmirësimin e nivelit ekonomik, kulturor të vendit në përputhje me standardet e Europës së bashkuar. Javën e kaluar KE-ja rekomandoi dhënien e statusit për Shqipërinë dhe përcaktoi shinat në të cilat duhet të ecim. Për ne marrja e statusit në dhjetor është proces i mundshëm, por jo i përfunduar. Pasi e konsiderojmë raportin e KE-së si nxitje për përmbushjen e reformave dhe jo si medalje”, – është shprehur Bushati.