Shpërthim në Egjipt, 14 të vrarë, 100 të plagosur

egjipt shperthim bombeNjë shpërthim i fuqishëm ka goditur një shtab të policisë në qytetin Monsour në Egjipt, duke vrarë të paktën 14 vetë dhe duke plagosur 100 të tjerë.

Zyrtarët thonë se ata dyshojnë se shpërthimi që ndodhi sot herët në Mansour u shkaktua nga një makinë bombë.

Qeveria e përkohshme fajësoi Vëllazërinë Myslimane për sulmin, duke e klasifikuar grupin e ish-presidentit Mohamed Morsi si një organizatë terroriste. Kryeministri Hazem el-Beblawi u zotua se përgjegjësit e këtij sulmi “nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.”

Vëllazëria Myslimane nuk komentoi mbi pretendimet e qeverisë. Grupi ka qenë objekt i masave të ashpra shtypëse që kur ushtria e Egjiptit rrëzoi nga pushteti zotin Morsi në korrik të këtij viti.

Miratohet Projektbuxheti 2014, Rama: Fillimi i rrugës së rimëkëmbjes

rama parlamentKuvendi i Shqipërisë ka miratuar Projektbuxhetin e vitit 2014, me 79 vota pro, 37 kundër dhe asnjë abstenim, duke i dhënë fund seancës maratonë, që ka filluar ditën e djeshme. 

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se, ky është buxheti që do shënojë fillimin e rrugës së rimëkëmbjes. Ai kërkoi gjithashtu ndjesë ndaj shpërdorimit të gjuhës shqipe në Kuvend duke nënkuptuar fjalorin banal dhe absurd të përdorur nga klasa politike përpara mediave. 

“Dua të falënderoj çdo qytetar dhe çdo familje që e ka ndjekur aq sa ka mundur gjithë këtë debat të gjatë dhe dua t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të lënduar në ndjekjen e këtij debati për shkak të shpërdorimit të gjuhës sonë amtare. Miratimi i këtij buxheti hap rrugën e re, është fundi i rrugës së vjetër dhe fillimi i rrugës së rimëkëmbjes, por nga ana tjetër kam të drejtën të bëjë një përmbledhje të shkurtër të gjithë arsyeve që janë në themel të këtij buxheti që u bë edhe shkak të një përplasjeje të fortë të një shumice që ka ardhur në pushtet për të vënë rregull dhe të një pakice që ka ikur dhe që ka lënë pas borxhe dhe katrahurë”- tha Rama.

Pas fjalës së Ramës ka reaguar edhe Berisha, i cili i ka sugjeruar atij të bëjë një vizitë te psikiatri. Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë për udhëtime me bileta të shtrenjta, për fjejte në hotele të shtrenjtë duke theksuar se vetë ai kurrë nuk ka qëndruar në hotele më të shtrenjta se 750 dollarë.

“Me vete merr edhe manarin Fuga. Ti zotëri ke urgjent nevoje një vizitë te psikiatri. Çfarë prisni ju ti bëni këtij vendi, ti ke mashtruar shqiptarët dhe ndërkombëtaret. Ty të kane mjekuar koleget e mi, ke qene i shtrirë me barelë dhe i lidhur, i di mirë ti këto”- tha Berisha.

Kreu i qeverisë Rama, ka reaguar pas fjalës së Berishës, duke vlerësuar se shumica më 23 qershor largoi problemin e madh nga qeveria, por se i takon opozitës, që duhet të sillet si çdo familje që kur plakut të shtëpisë i soset kandili i arsyes nuk e lë te dale nga shtëpia, e të merojë gjithë lagjen.

“Pas 23 qershorit po e bëjmë duke mos ndërhyrë në problemin e madh që ka opozita e duke i dhënë mundësi asaj të ndihet mirë, edhe kur ndihet mirë duke bërë keq, për Kuvendin, opinionin dhe nivelin e sjelljes. Nuk na takon ne ajo që i takon opozitës, që duhet të sillet si çdo familje që kur plakut të shtëpisë i soset kandili i arsyes nuk e lë te dale nga shtëpia, e të merojë gjithë lagjen, bëjeni këtë për ta lenë Shqipërinë të vazhdojë përmes një debati normal, e për te mos e kthyer këtë Kuvend në një lagje, që turbullohet sa herë që plaku del nga shtëpia edhe pasi i është sosur kandili i arsyes”- tha Rama.
 

Kuvendi kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për fshirjen e serverit të Tatimeve

largea_gramoz-ruci1346667848Kuvendi nuk ka miratuar kërkesën për Komision Hetimor Parlamentar në lidhje me fshirjen e të dhënave të serverit të Tatimeve.

Pas fjalës së deputetit të PD-së Bylykbashi, i cili lexoi kërkesën e deputetëve për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci. Ruçi është shprehur kundër kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për fshirjen e serverit te Tatimeve.

“Ky proces ndodhet në duart e Prokurorisë së Përgjithshme, futja e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të institucioneve kushtetuese të pavarura. Pra, objekti i kërkesës është në kundërshtim dhe jo ne kundër kërkuesve. Ju e keni marrë në mbrojtje IT duke e futur në punë në Bashki”- tha Ruci.

Rexhep Qosja: Fatos Lubonja mbështetet te miqtë e Serbisë

rexhep-qosjaProfesor Rexhep Qosja i përgjigjet Fatos Lubonjës, pas akuzave që ky i fundit kishte bërë për Ramush Haradinajn dhe udhëheqësit e UÇK-së në tërësi. Akademiku Qose thekson se Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe se këtë fakt publicisti Lubonja nuk mund ta harrojë.

“Nderoj pakufizueshëm të drejtën e çdokujt për shprehje të lirë, pakufizueshëm të lirë, të mendimit. Në qoftë se nuk pajtohemi me mendimin e dikujt, ndërkaq, ne duhet ta kundërshtojmë me mendimin tonë, por jo ta dënojmë politikisht dhe moralisht siç u bë ndaj deklaratave të Fatos Lubonjës për, si thatë ju, drejtues politikë nga radhët e UÇK-së në Kosovë.
 
Në gjykimet gojore dhe të shkruara politike dhe historike të Fatos Lubonjës, të cilin e perceptoj si një intelektual modern, shoh një të mirë të veçantë, që aq qartë nuk e gjejmë të shprehur pothuaj te asnjë publicist a studiues i yni tjetër e që është: demitizimi i historisë dhe i politikës. Mitologjizimin politik dhe historik e shikoj si një mënyrë të pushtimit shpirtëror e kjo do të thotë edhe të ndorimit (manipulimit) të njerëzve. Kjo prirje për demitizim të politikës dhe të historisë po e ballafaqon Fatos Lubonjën më së shpeshti me disa demagogë e me disa atdhetarë të mëhallës. Por, në prirjen demitizuese të Fatos Lubonjës kur e kur shoh një gabim: mbështetjen, kur më të paktë e kur më të madhe, në gjykimet e të huajve, para së gjithash të disa studiuesve e publicistëve evropianë-francezë, gjermanë, grekë, italianë a të tjerë, që në të vërtetë janë miq të hapët a të fshehtë të Serbisë. Kjo u pa sidomos në deklaratën e Fatos Lubonjës për Ramush Haradinajn dhe UÇK-në. Me atë rast Fatos Lubonja harroi çka nuk do të duhej të harronte as si shqiptar e as si studiues dhe publicist: harroi se Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm prej Gjykatës.

Ndërkombëtare të Hagës, fjala e së cilës është në të gjitha pikëpamjet më e drejtë, më e pranueshme, më vendimtare, se mendimet e të gjithë miqve evropianë të Serbisë, pavarësisht çfarë pozite a shkalle shkencore mund të kenë. Me atë rast Fatos Lubonja harroi se Ramush Haradinaj dhe gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë luftë çlirimtare, kanë mbrojtur familjet e veta, shtëpitë e veta, tokën e vet, atdheun e vet – Kosovën, popullin e vet prej një pushtuesi, i cili, pas një dhune e terrori shumëvjeçar ndaj shqiptarëve, deshi ta pastronte Kosovën prej tyre dhe deshi ta pastronte duke përdorur mjetet shfarosëse që prej institucioneve juridike ndërkombëtare janë shpallur të palejueshme, dome-thënë të dënueshme. Siç dihet çlirimtarët mbrojnë qenien e popullit të vet prej pushtuesit, prandaj lufta e tyre kurrë gjatë historisë nuk është zhvlerësuar dhe nuk është ndëshkuar. Ajo është luftë e drejtë, e arsyeshme, e moralshme”, thotë Qosja për GSH.

Topalli: Ky buxhet hedh në erë Shqipërinë

jozefina topalliGjatë diskutimeve në seancë parlamentare mbi buxhetin, ish Kryetarja e e Kuvendit Jozefina Topalli, është shprehur se vendi po shkon drejt shkatërrimit.
“I premtove parajsën se do hajnë me lugë të artë. Që nga ajo ditë kaluan tre muaj dhe rikonfirmuar si standart blerjen e votës me 20 mijë lekë, dhe abroguat ligjin, shbëtë vendimet gjyqësore”,- tha Topalli.
Topalli theksoi gjithashtu se, ky buxhet hedh në erë Shqipërinë.
“Administrata jeton në streh frike, e panik, hapët një gropë 500 milionë dollarë. Na humbët edhe statusin e rekomanduar dy herë. Çdo fletë e këtij buxheti ka një C4 në familjen tuaj, është një sahat me minë për familjen tuaj. Buxheti hedh në erë Shqipërinë. Borxhi është i çmendur. 1 miliardë dollar është një cunam për ekonominë e brishtë. Për 3 muaj borxhin e  çoi në 75 %, duke e rritur 13%, ku ka ndodhur kjo? Gjeni një vend që të ketë rritur kaq shumë borxhin. Në 3 muaj, Rama tradhëtoi fuqitë e mëdha, sulmoi Europën dhe e këcënoi atë. Është gënjeshtër kur thoni është buxheti më i madh, në fakt është borxhi më i madh. Është buxhet solidaritar, solidaritet ka vetëm për miliarderët e grupit. Do të jetë vonë nëse nuk ndryshojnë këto shifra zoti kryeministër. Rrejte kur the do ulësh borxhin, e rrite me 13%. Do ju them qytetarëve ndalni këtë kryeministër para se të jetë vonë, dhe vendi të shkojë në zgrip dhe t’ju lidhë për bukën e gojës”, – tha Topalli.

 

Berisha: Buxheti u miratua në shpellën e qeverisë

Sali-Berisha-parlament-me-doreSeanca maratonë e diskutimit për projekt buxhetin 2014, dhe paketën e re fiskale, vijon prej orësh. Ish Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij hodhi akuza kundrejt shumicës, ku sipas tij, me mosndërprerjen e seancës plenare edhe gjatë natës, kërkon të fshehë krimin monstruoz që përban në vetvete buxheti.

“Karakteri klandestin që ka ky buxhet që u miratua në sekret të plotë në shpellën e qeverisë me një procedurë klandestine, me këtë seancë maratonë gjithë natën që ta fshihni, arritët në finishin e turpit. Po ku është finishi i turpit që një procedure që vihet në funksion të fshehjes së një krimi monstruoz që përban në vetvete. Të fshehjes së një gjëmë që mban në vetvete këtë buxhet”, tha Berisha.

Sipas tij, ky është buxheti i gropës më të madhe në histori, pasi shndërron financat publike në piramidë të vërtetë.

“Këta rrenacak që thonë që do ulin taksat, këta mbetën si papagaj megamashtrimi i një mendje që prodhon vetëm gënjeshtra të tilla.   Keni 3 muaj si në asnjë vend të botës, me shfrytëzimin total sulmoni biznese, keni futur vendin në stanjacion e po ecën drejt krizës, vetëm se nuk keni mundur t’i fusni në xhepa ato. Ky buxhet është pjellë e një mendje të sëmurë që udhëhiqet nga fiksimet dhe prodhon çdo ditë vetëm energji negative, vetëm shkatërrime, vetëm rrënime. Shqiptarët nuk i mashtroni dot ju. Ju morët besimin e tyre, por jo dinjitetin dhe s`do të mund të shkelmoni kurrë dinjitetin e tyre”, deklaroi Berisha.

Statusi, Ngjela: Pas saj fshihet SHBA

Spartak-Ngjela1Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka deklaruar se pas bllokimit të statusit për Shqipërinë, fshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avokati Ngjela, u shpreh se integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian, është në dorë të SHBA. Sipas tij, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, u ftohën pas përgjigjes negative të qeverisë shqiptare, për mospranimin e armëve kimike të Sirisë. “Refuzimi i statusit për Shqipërinë, erdhi sepse Rama gënjeu amerikanët. Në këtë mënyrë Amerika nuk dha suportin e saj, lidhur me integrimin e vendit. Analiza politike e kësaj çështje është kjo. Politika amerikane duhet të ketë kujdes kur të koordinojë raportet me këtë kryeministër. Ky është dëmtuar, se në fillim tha po dhe pastaj iu desh të tërhiqej”, ka deklaruar Ngjela.

Ndërsa ish Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar (Shtetëror), Fatos Klosi, theksoi se në mosmarrjen e statusit kandidat kanë ndikuar një sërë faktorësh. Sipas tij, elementët kyç që kanë ndikuar negativisht në mosdhënien e statusit është lufta ndaj korrupsionit, albanofobia dhe armët kimike. Sipas tij, statusi kandidat nuk mund të merret si anëtarësimi në NATO, duke nënvizuar se Shqipëria duhet ta meritojë Evropën. “Korrupsioni, albanofobia dhe armët kimike, kanë ndikuar që Shqipëria të mos e marrë statusin kandidat. Nuk jemi gati për të hyrë në Bashkimin Evropian. Statusi është një motiv për t’u rregulluar gjendja në Shqipëri, siç është lufta ndaj korrupsionit apo krimit të organizuar. Statusi nuk është qëllim në vetvete, por është hap drejt Evropës. Pra, Evropa nuk duhet të na mëshirojë ashtu si NATO, që e futi Shqipërinë për gjynah. Duhet ta meritojmë Evropën”, theksoi Klosi.

Polica greke zbulon bandën shqiptare, 1 i arrestuar 6 në kërkim

policia grekePolicia greke ka publikuar pasditen e së hënës fotografitë dhe të dhënat personale të nje grupi keqbërësish nga Shqipëria prej shtatë vetësh, që vepron prej më se dy vjetësh në zonën periferike të Athinës dhe të Argos.

Urdhëri për publikimin e tyre është dhënë nga prokuroria pas arrestimit të një prej anëtarëve të këtij grupi, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga këta persona, që sipas deklaratës për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të policisë, janë të rrezikshëm dhe nuk ngurrojnë të qëllojnë me armë zjarri.

Veprat penale të tyre janë zbardhur pas një hetimi disamujor nga ana e policisë dhe në listën e gjatë të tyre përfshihen midis të tjerash: 3 tentativa vrasjeje, nga të cilat dy ndaj policëve grekë, 10 vjedhje në qendra tregtare dhe banka, 6 vjedhje makinash e 3 bastisje shtëpish.

Policia ka mundur të arrestojë rastësisht disa muaj më parë vetëm një prej anëtarëve të grupit, 50-vjeçarin Ilir Gjini, pasi drejtonte një makinë të vjedhur dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Gjatë arrestimit atij iu gjetën dhe konsfiskuan një kallashnikov, dy karikatorë, një pushkë tjetër automatike dhe një pistoletë.

Në deklaratën e policisë publikohen edhe emrat dhe fotografitë e gjashtë pjesëtarëve të tjerë të grupit: Ektor Qiriazi 30 vjeç, Lulëzim Elmazaj 22 vjeç, Agron Shakaj 34 vjeç, Arsen Selimaj 39 vjeç, Ervis Arapaj 39 vjeç dhe Erion Peçi 27 vjeç.

Policia greke paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë në dy numra telefonash që ajo ka bërë publikë në rast se kanë informacion për dikë prej këtyre personave të rrezikshëm, për të cilët thuhet se janë të pajisur me jelekë antiplumb dhe kallashnikovë.

Për aktet kriminale të tyre ata përdorin makina të vjedhura dhe pas çdo përpjekeje me armë me policinë shkojnë në Shqipëri dhe kthehen pas disa muajsh me armë të reja, të papërdorura më parë në territorin grek.

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre, në mungesë, akuzat: krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, tentativë vrasjeje, vjedhje dhe bastisje të ndryshme me forcën e armëve, armëmbajtje dhe përdorim pa leje. Ndërkohë, janë kontaktuar edhe organet e policisë shqiptare për të bërë të mundur arrestimin e tyre. / TCH/

bande shqiptare greqi

4111

581

675

2124

3120

Moldavia pa viza në BE, ftohet Rusia të ndjekë shembullin

ue moldova vizeGjatë mbledhjes së fundit të COREPER I (Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm) të Presidencës lituaneze të Këshillit të BE-së, është rënë dakord të aplikohet një regjim pa viza, ndaj qytetarëve të Republikës së Moldavisë, që duan të udhëtojnë për në BE. Tashmë, pritet që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian të aprovojnë përfundimisht vendimin, në fillim të vitit që vjen.

“Marrëveshja mbi një regjim pa viza, për Republikën e Moldavisë, është e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e këtij vendi, por edhe për Bashkimin Europian. Përgjatë këtyre 3 viteve të fundit, Kishinau ka bërë përpjekje të forta për të vënë në jetë kërkesat e plan veprimit të liberalizimit të regjimit pa viza dhe konform principit ‘ më shumë rezultate, për më shumë përpjekje’, përpjekjet e tyre për të realizuar reformën, janë tashmë të shpërblyera. Besoj, se kjo marrëveshja do të jetë një inkurajim për të gjithë aktorët politikë moldavë, në ndjekjen e reformave të shumta, në të gjitha fushat në mënyrë që njerëzit të nxjerrin akoma më shumë përfitime”, – ka deklaruar Presidenti i COREPER, Ambasadori Raimundas Karoblis.

Qytetarët e Republikës së Moldavisë, do të mund të udhëtojnë pa viza në BE, që në momentin që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian do të amendojnë rregulloren, ku është prezantuar lista e vendeve të treta, qytetarët e të cilëve duhet të pajisen me viza, për të kaluar kufijtë e jashtëm të vendeve anëtare. Komisioni Europian e ka propozuar këtë amendament më 27 nëntor.

“Ne ftojmë gjithashtu partnerët e tjerë oriental, po ashtu edhe Rusinë, të ndjekë këtë shembull të shkëlqyer të Moldavisë. Një aplikim efikas i reformave thelbësore, cilado të jetë baza e tyre, plani i veprimit i liberalizimit të regjimit të vizave ose dokumenti ‘ masa të përbashkëta që synojnë krijimin e një regjimi të përjashtimit të vizave’, është rruga e duhur për të arritur objektivin e dëshiruar nga të dy palët : një regjim pa viza”,- shtoi ambasadori Karoblis.

Në semestrin e dytë të 2013, Presidenca e Lituanisë i ka kushtuar një vëmendje të madhe politikës europiane në fushën e vizave. Një marrëveshje e rëndësishme është arritur javën e shkuar mbi një regjim pa viza, me 16 vendet e Karaibeve dhe të Oqeanit Paqësor, Emiratet e Bashkuara Arabe, Perunë dhe Kolombinë.

Gjatë Samitit të Partneritetit Oriental më 29 nëntor në Vilnius, një marrëveshje e thjeshtëzimit të regjimit të vizave, është nënshkruar me Azerbajxhanin. Po ashtu, janë adoptuar vendime mbi marrëveshjen e thjeshtësimit të vizave dhe të ripranimit me Armeninë, që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2014. Presidenca Lituaneze ka arritur një marrëveshje për t’i dhënë një mandat Komisionit Europian për fillimin e negociatave me Marokun mbi thjeshtësimin e regjimit të vizave. Bëhet fjalë për marrëveshjen e parë të kësaj natyre me vendet e fqinjësisë jugore./i.t/

 

Thaçi, Daçiç, Ashton emërohen për çmimin Nobel

DacicAshton_and_ThaciNjë grup ligjvenësish amerikanë emëruan sot kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, si dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton si kandidatë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.Në njoftimin e përbashkët të ligjvenësve  Eliot Engel dhe Robert Aderholt, si bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongres dhe ligjvenësve Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkëkryetarë të grupit të çështjeve serbe, thuhet se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.Marrëveshja e prillit e këtij viti, mes dy kryeministrave, theksojnë ligjvenësit, shënon një pikë-kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Që nga tetori i vitit 2012, deri në fund të këtij viti, dy kryeministrat janë takuar rreth 20 herë me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE-së, duke arritur të bien dakort për çëshjte delikate mes të dy vendeve.

Çështja e fundit për të cilën ata po përpiqen të arrijnë një kompromis është ajo për sistemin gjyqësor në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.

Emërimet për çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvenësit.

Komisioni prej 5 anëtarësh që përzgjedh fituesin emërohet nga parlamenti norvegjez. Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor./VOA/