Ktheheshin nëatdhe, shuhet në aksident familja shqiptare

aksident i rendeNjë aksident i rëndë tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku pjesëtarët e një familje kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 km larg pikës kufitare të Kakavijës në tokën greke. Mësohet se tre pjesëtarë të një familje, prindërit me moshë rreth 30 vjeç dhe djali i tyre 2 vjeç kanë gjetur vdekjen. Mediat greke bëjnë të ditur se aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00.

Mediat greke bëjnë të ditur se makina ku udhëtonte familja, me një automjet tip “Suzuki”, është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me një masiv shkëmbor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre pjesëtarëve. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra. Policia greke ka nisur hetimet, ndërsa  trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit “Haxhikosta” në Janinë.

Familja po kthehej në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra.

Nishani uron besimtarët kristianë për Krishtlindjen

NishaniPresidenti Nishani ka uruar besimtarët kristianë për Krishtlindjen. Nishani thekson në urimin e tij, se duhet të dëshmojmë para vetes dhe Krijuesit, se jemi njerëz dhe mëshirën e Tij e meritojmë.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

Të dashur, të nderuar dhe të respektuar, besimtarë kristianë,

Ju uroj nga zemra;

Gëzuar Krishtlindjet.

Gëzuar ditën e shenjtë të Ringjalljes.

Gëzuar këtë festë të madhërishme që ngroh zemrat, ndriçon shpirtrat, kthjellon mendjet.

Krishtlindjet, duke qenë festë e Ringjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ringjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës.

Festa e Krishtlindjeve këto i arrin përmes evokimit të virtyteve më të larta njerëzore; dashurisë, mëshirës, respektit, mirësjelljes, qytetarisë.

Kjo festë e shenjtë, na jep rastin të dëshmojmë se detyrimet e pashmangshme njerëzore nuk i harrojmë por i kujtojmë. E jo vetëm i kujtojmë, por edhe i zbatojmë.

Të tilla detyrime, që përmes kësaj feste kujtojmë dhe ripërtërijmë, janë mes tjerash; Ndjeshmëria ndaj njerëzve fatkeqë dhe në nevojë; obligimet ndaj të moshuarve, përkujdesjet ndaj të sëmurëve, të braktisurve; mëshira për të vobektit dhe gatishmëria për t’i ndihmuar ata dhe të tjerët të ndjehen njerëz si gjithë njerëzit, etj.

Për të gjitha këto, na duhet shumë punë, që patjetër duhet t’i kryejmë, dhe shumë sakrifica, që patjetër duhet t’i vuajmë. Se vetëm ashtu do dëshmojmë para vetes dhe Krijuesit, se jemi njerëz dhe mëshirën e Tij e meritojmë.

Urimet më të sinqerta për një krishtlindje të kthjellët, të begatë, dhe shpresëdhënëse për të gjithë.

Kur armët heshtën: Paqja e Krishtlindjeve të vitit 1914

Lufta e pare B-1914

DW

99 vjet më parë ushtarët gjermanë, britanikë, belgë dhe francezë ndodheshin në llogore përballë njëri-tjetrit. Pastaj ndodh një mrekulli e vogël: armiqtë ulin spontanisht armët e tyre. Një mesazh edhe për kohën tonë.

Një ushtar gjerman del nga errësira. Një rreze drite bie mbi të. Ai nis dhe tregon: “Pas darkës ne festuam Krishtlindjet. Në tryezë kishim mollë, arra, degë bredhi me shirita shumëngjyrësh. Ne këndonim këngën: Natë e qetë, natë e shenjtë…(Stille Nacht)” . Gjermani fillon intonimin e këngës së krishtlindjeve. Një ushtar britanik i bashkangjitet atij me një “Silent night”. Ndërsa një francez dhe një belg me: “Douce nuit”.

Një ndjenjë e veçantë në Muzeun Flanders Fields në Ypern: në monitorët e mëdhenj shfaqen aktorët që kanë riprodhuar mrekullinë e Krishtlindjeve të vitit 1914 me citate origjinale të ushtarëve atëherë të armiqësuar. Në Ypern – qytetin belg të Flandrisë Perëndimore, i cili u bë sinonim i tmerreve të Luftës së Parë Botërore, qytet i cili ndoshta origjinën e vet e ka në paqen e Krishtlindjeve të vitit 1914.

“Për Krishtlindje ne jemi përsëri në shtëpi”

Eksponat e vendosur në muzeuen Flanders Fields në Belgjikë
Eksponat e vendosur në Muzeuen Flanders Fields në Belgjikë

Mëse të sigurtë për fitoren e tyre, gjermanët disa muaj më parë ishin nisur për në luftë. Ata kishin planifikuar një konflikt të shkurtër të armatosur. Për krishtlindje ata donin të ishin përsëri pranë më të dashurve në shtëpi. Por marshimi për në Paris kishte ngecur në Belgjikë dhe në Francën veriore. Trupat e armiqësuara filluan në fund të vitit 1914 të gërmojnë dhe të krijojnë një rrjet të gjerë të llogoreve. Ndonjëherë vijat e armikut ishin vetëm pak metra larg – me fjalë të tjera aq larg sa mund të dëgjonin njëri-tjetrin.

Pastaj ndodh një mrekulli e vogël. Siç e përshkruan një ushtar gjerman: “Më në fund një ushtar anglez doli nga llogori duke mbajtur të dyja duart lart. Në njërën dorë mbante cigare angleze dhe duhan. Ushtari angez erdhi deri tek ushtarët tanë dhe u uroi atyre “Gëzuar Krishtlindjet”. Ai u zgjati dorën ushtarëve tanë të cilët i kthyen përshëndetjen përzemërsisht. “Gëzuar Krishtlindjet, Jerry.” (Kështu i quanin britanikët ushtarët gjermanë, anasjelltas britanikët quheshin ‘Tommy’)”. Pastaj ne ndezëm qirinjë përgjatë llogoreve të gjata me kilometra. Ishte një ndriçim i tillë festiv sa që britanikët filluan të shprehnin gëzimin e tyre me thirrje dhe duartrokitje. Njerëzit tanë filluan pastaj të mbledhin kufomat e britanikëve dhe gjermanëve të rënë”.

Pamje nga muzeu Flanders Fields
Pamje nga muzeu Flanders Fields

“”Çfarë dite”, përshkruan ushtari britanik. “Ne po pinim nga rakia e tyre, nga rumi ynë. Ne filluam për të ngrënë së bashku, po i tregonim njëri-jetrit fotografitë e familjeve tona, po qeshnim së bashku.” Dhe papritur dikush gjuan një top futbolli. Në mes të llogorove, me portat e ngritura me kapelat ushtarake fillon loja. Se loja ka mbaruar me rezultat 3:2 në favor të gjermanëve nuk është ndoshta më shumë se një legjendë. Por për dallim të rezultatit i sigurtë me sa duket është vendi ku është zhvilluar ndeshja e improvizuar në Wulverghem rreth 15 kilometra në jug të Ypern-it. Në fund të vitit 1914, me rastin e 100 vjetorit të kësaj ngjarje, atje do të ngritet një memorial dhe do të mbahet një turne ndërkombëtar i futbollit për të rinjtë.

Vetëm një pushim i shkurtër

Më 24 Dhjetor të vitit 1942, ushtarët gjermanë në Stalingrad me siguri që nuk e kishin mendjen të futbolli. Sepse atë ditë pjestarët e Ushtrisë së VI-të filluan të kuptojnë se Stalingradi është kthyer në një varr masiv. Një ditë më parë kishte dështuar përpjekja e Vehrmahtit për t’i çliruar ushtarët gjermanë nga rrethimi i ushtrisë sovjetike. Megjithatë në mbrëmjen e Krishtlindjeve pushuan armët në shumë pjesë të frontit përreth qytetit. Beteja për qytetin e emëruar me emrin e diktatorit sovjetik Stalin duhet të hyjë në histori si fillimi i fundit të të ashtuquajturit “Rajhu i Tretë”.

Beteja për Stalingradin - Pamje ilustruese
Beteja për Stalingradin 1943 – Pamje ilustruese

Gjithashtu edhe paqja e vitit 1914 nuk zgjati shumë: në shumicën e vendeve më 26 dhjetor vazhduan luftimet, në vende të tjera armëpushimi zgjati deri për Vitin e Ri. Po ashtu është e paqartë se sa ushtarë ulën armët në mënyrë spontane: a ishin disa mijëra apo më shumë? Sidoqoftë, pjesëmarrësit e paqës së Krishtlindjeve nuk u ndëshkuan. Por në vitet pasuese më nuk u përsëritën ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 1914: për shkak se komandantët kishin kërcënuar ushtarët me procese ushtarake në rast të vllazërimit me armikun dhe për shkak të rritjes së armiqësisë mes palëve në konflikt.

“E bukura e ngjarjes së vitit 1914 është sot se ushtarët e kombeve të cilat në Luftën e I-rë Botërore qëndronin të armiqësuar në llogore përballë njëri-tjetrit, tani së bashku – krah për krah – ndodhen në misione të ndryshme në botë”, thotë Thomas Kolatzki nga komanda udhëheqëse e Bundeswehrit gjerman përgjegjëse për Afganistan. 3100 ushtarë gjermanë janë atje pjesë e kontigjentit të Trupës Ndërkombëtare Mbrojtëse për Afganistanin, ISAF. Shumica e tyre janë të stacionuar në Mazar-i-Sharif në veri të vendit.

Krishtlindja, Kryepeshkopi Anastas: Të përpiqemi për një shoqëri më njerëzore

anastas janullatosKryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Hirësia e tij Anastas, uron përmes një mesazhi të gjithë besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjes.

“Në epokën tonë flitet shumë për dinjitetin e njeriut, por ngjarja që tregon me forcë unikale vlerën e jetës njerëzore është ajo që mbizotëron në Krishtlindje. Se biri i perëndisë u bë njeri. Gjithashtu Krishtlindja na zbulon se Krishti erdhi të na transmetojë një jetë më të lartë, që shtrihet në përjetësi. Brenda atmosferës festive të Krishtlindjes, na jepet rasti të mendojmë më thellë për vlerën esenciale të kësaj dhurate që na e ka falur Perëndia, të cilën jemi duke e shijuar dhe gjithashtu, të rrisim respektin për çdo qenie njerëzore anekënd botës”, thuhet ne mesazhin e Kryepeshkopit.

Kryepeshkopi uron Krishtlindje të bekuara, me përpjekje të ndërgjegjshme për një shoqëri më njerëzore.

“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhënë Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore. Në të njëjtën kohë, le të forcojmë respektin për jetën e njerëzve tanë, duke luftuar dhunën, padrejtësinë dhe indiferencën që e minojnë atë. Le ta mbështesim me solidaritetin tonë. Krishtlindje të bekuara, duke u përpjekur për një shoqëri më njerëzore.”, -thuhet në mesazhin e Kryepeshkopit Anastas.

Grabitje me armë në qendrën tregtare TEG

skene-krimi-mos-kalo1Persona të armatosur dhe me maska kanë kryer një grabitje në Qendrën Tregtare TEG. Ngjarja ka ndodhur përpara pak minutash. Sipas burimeve policore dy persona të maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri janë futur në një argjendari duke grabitur një pjesë të konsiderueshme të mallit të ekspozuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.

 

Arrestohet për gjobëvënie gardisti Fatos Skeja

Fatos SkejaFatos Skeja, i njohur si truproja i “Familjes Berisha”, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për Skejën masën e “arrestit me burg” për gjobëvënie.

Së bashku me të, në prangat e policisë ka përfunduar edhe një tjetër person, Gojart Loci.

Arrestimi i Skejës është bërë pas akuzave të disa muajve më parë për gjobvënie.

Dhe, konkretisht për gjobvënien që Skeja u akuzua gushtin e kaluar nga prokuroria, të një emigranti shqiptar nga Kalaja e Dodës, që banon me SHBA, Ramazan Hima.

Skeja akuzohet se i ka vënë një gjobë emigrantit prej 100 mijë euro, me kërcënimin se do i zhdukte familjen.

Ramazan Hima është njëkohësisht i afërm me familjen e Skejës.

Fatos Skeja, që ka punuar në Gardë dhe kryesisht shërbente si shofer i Shkëlzen Berishës, është një personazh i errët.

Fillimisht ai qëlloi me armë një kamarier, duke e plagosur atë, për arsye banale.

Por, Skeja ia hodhi pa lagur.

Më pas, Skeja shkoi tek familja e Hekuran Dedës, ku negocioi për vrasësit e tij pas demonstratës së 21 janarit./TEMA

Buxheti, Basha: Ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor

BashaKreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në një takim me shoqaten e pushtetit vendor, dhe pushtetarë vendorë ka akuzuar qeverinë se, me buxhetin e miratuar janë parashikuar ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor, duke i reduktuar autonominë fiskale, që është themeli i autonomisë vendore.

“Vijmë në kushtet e një anomalie që ka vështirësuar jo pak edhe normalitetin e diskutimit për ligjin më të rëndësishëm të vitit, qeveria nuk ka konsumuar asnjë komunikim me shoqatat dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor për këtë projektbuxhet, edhe pse këtë e kërkon standardi evropian i bashkëpunimit mes pushteteve. Në këtë paketë janë parashikuar ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor, një gjymtim i këtij pushteti që i reduktohet si asnjë herë autonomia fiskale, që është themeli i autonomisë vendore”- tha Basha.

Amnistia, 250 fitojnë lirinë, 1 mijë të tjerë përfitojnë ulje të dënimit

burguAmnistia e fundvitit do të sjellë lirinë për shumë të dënuar, sipas kategorive të ndryshme te klasifikuara sipas rëndesës apo lehtësisë së dënimit. Numri i përfituesve të amnistisë së fundvitit shkon në 1 mijë, 250 prej të cilëve fitojnë lirinë. Kjo kategori janë kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale dhe që u kanë mbetur më pak se dy vjet për dënim për të shlyer.

“Për këtë kategori personash falja e fundvitit pritet të sjellë lirimin nga qelitë ku ndodhen në vuajtje të dënimit. Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë pranuar se po draftohet amnistia që do të vihet në zbatim para festave”, shkruan sot “Panorama”.

Kategoria e dytë e përfituesve janë ata që do të kenë ulje dënimi, por që nuk do të lirohen menjëherë nga qelia. Nga përfitimi janë përjashtuar të dënuarit me më shumë se 5 vjet burg. Amnistia përjashton edhe disa kategori veprash penale që kanë të bëjnë me abuzimin me detyrën, korrupsionin, krimet seksuale etj.

“Pussy Riot” thirrje për bojkot të lojërave olimpike

Pussy RiotAnëtarja e grupit të muzikës punk në Rusi, “Pussy Riot”  ka kërkuar nga vendet e huaja që të bojkotojnë Lojërat Olimpike të muajit shkurt, disa orë pasi ka dalë nga burgu.

Nadezhda Tolokonnikova ka injoruar  ligjin e amnistinë që e ka lënë të lirë duke thënë se ka qenë “masë kozmetike”. Ajo dhe shoqja e saj e grupit, Maria Alyokhina, e cila ishte liruar gjithashtu tha se sistemi i burgut duhet të  ketë një reformë më të madhe dhe premtoi që do të vazhdojë të veprojë kundër qeverisë.

Ato ishin burgosur në vitin 2012 pasi patën kënduar në shenjë proteste kundër qeverisë në katedralen e Moskës ndërsa akti tyre ishte konsideruar si një sharje për Zotin dhe ishte dënuar nga kisha ortodokse.

Por bindja e tyre për “huliganizëm me motive të urrejtjes ndaj fesë” ishte kritikuar nga grupe për të drejtat e njeriut, aktivistë kundër qeverisë dhe politikanë të huajë.

Amnestia që ka kaluar javën e kaluar ka synuar të lirojë 2000 të burgosur. Në një lëvizje të veçantë, Presidenti Vladimir Putin ka falur ish-manjatin e naftës, Mikhail Khodorkovsky , i cili ka qenë njeriu më i pasur në Rusi  për arsye humanitare.

Të dyja anëtaret e grupit “Pussy Riot” thanë se qëndrimi i tyre  kundër  qeverisë nuk është zbutur dhe të dyja premtuan se do të formojnë një grup për të drejtat e njeriut që të luftojnë për reformë  në burg.

Tolokonnikova e cila ishte liruar nga një spital burgu në qytetin siberian të Krasnoyarsk ka thirrur për bojkot të lojërave “Sochi”.

“Ajo çfarë po ndodh sot, të lirojnë njerëz nga burgu vetëm disa muaj para se të skadojë afati i tyre paraqet një “masë kozmetike” , tha ajo. “Kjo përfshin edhe rastin e Khodorkovskyt të cilit nuk i kishte mbetur shumë kohë që të qëndronte në burg. Kjo është qesharake.” Ajo tha se duhet të lirohen shumë më shumë njerëz. “Po thërras për bojkot për hir të ndershmërisë. I bëj thirrje qeverive të perëndimit që të mos jenë pjesë e saj për shkak të dërgesave të naftës dhe gazit nga Rusia.”/KN/

Thaçi: Nominimi për Nobel u takon qytetarëve të Kosovës

thaçiKryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nominimi për Çmimin Nobel për Paqe, i bërë nga kongresistët  amerikanë,  i takon popullit të Kosovës.

Ai shkruan në Facebook, se ndihet i nderuar: “Dua t’ju flas nga zemra: pavarësisht çka ndodh tutje, Nobelin për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër, e meritoni Ju, qytetarë të Kosovës. E meritojnë mësuesit që me vetëmohim hapen shkollat e para, e na mësuan gjuhën dhe historinë tonë. Profesorët e parë të Universitetit të Prishtinës, që çdo ditë ecnin në teh të rrezikut, që krahas dijes na edukuan me atdhedashuri e dinjitet. E meritojnë mjekët, që na shëruan plagët, ushtarët që në altarin e atdheut dhanë jetën për liri duke u bërë dëshmorë të përjetshem, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve – heronjtë e lirisë së Kosovës, që janë themeli i shtetit tonë të ri. Ju qytetarë të Kosovës jeni heronjtë e vërtetë të heshtur, heronjtë e Nobelit të lirisë së Kosovës dhe paqes në Evropë”, – shkruan Thaçi.

4 kongresistë amerikanë, dy që mbrojnë agjendën shqiptare e dy të tjerë atë serbe, janë bërë bashkë për të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe baroneshën Catherine Ashton dhe dy kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi e Daçiq.