Zyrtarët thonë se ata dyshojnë se shpërthimi që ndodhi sot herët në Mansour u shkaktua nga një makinë bombë.
Qeveria e përkohshme fajësoi Vëllazërinë Myslimane për sulmin, duke e klasifikuar grupin e ish-presidentit Mohamed Morsi si një organizatë terroriste. Kryeministri Hazem el-Beblawi u zotua se përgjegjësit e këtij sulmi “nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.”
Vëllazëria Myslimane nuk komentoi mbi pretendimet e qeverisë. Grupi ka qenë objekt i masave të ashpra shtypëse që kur ushtria e Egjiptit rrëzoi nga pushteti zotin Morsi në korrik të këtij viti.