

“I premtove parajsën se do hajnë me lugë të artë. Që nga ajo ditë kaluan tre muaj dhe rikonfirmuar si standart blerjen e votës me 20 mijë lekë, dhe abroguat ligjin, shbëtë vendimet gjyqësore”,- tha Topalli.
Topalli theksoi gjithashtu se, ky buxhet hedh në erë Shqipërinë.
“Administrata jeton në streh frike, e panik, hapët një gropë 500 milionë dollarë. Na humbët edhe statusin e rekomanduar dy herë. Çdo fletë e këtij buxheti ka një C4 në familjen tuaj, është një sahat me minë për familjen tuaj. Buxheti hedh në erë Shqipërinë. Borxhi është i çmendur. 1 miliardë dollar është një cunam për ekonominë e brishtë. Për 3 muaj borxhin e çoi në 75 %, duke e rritur 13%, ku ka ndodhur kjo? Gjeni një vend që të ketë rritur kaq shumë borxhin. Në 3 muaj, Rama tradhëtoi fuqitë e mëdha, sulmoi Europën dhe e këcënoi atë. Është gënjeshtër kur thoni është buxheti më i madh, në fakt është borxhi më i madh. Është buxhet solidaritar, solidaritet ka vetëm për miliarderët e grupit. Do të jetë vonë nëse nuk ndryshojnë këto shifra zoti kryeministër. Rrejte kur the do ulësh borxhin, e rrite me 13%. Do ju them qytetarëve ndalni këtë kryeministër para se të jetë vonë, dhe vendi të shkojë në zgrip dhe t’ju lidhë për bukën e gojës”, – tha Topalli.